الأحزاب
El Ahzabë
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ اتَّقِ اللَّهَ وَلا تُطِعِ الكٰفِرينَ وَالمُنٰفِقينَ إِنَّ اللَّهَ كانَ عَليمًا حَكيمًا
وَاتَّبِع ما يوحىٰ إِلَيكَ مِن رَبِّكَ إِنَّ اللَّهَ كانَ بِما تَعمَلونَ خَبيرًا
وَتَوَكَّل عَلَى اللَّهِ وَكَفىٰ بِاللَّهِ وَكيلًا
ما جَعَلَ اللَّهُ لِرَجُلٍ مِن قَلبَينِ فى جَوفِهِ وَما جَعَلَ أَزوٰجَكُمُ الّٰـٔى تُظٰهِرونَ مِنهُنَّ أُمَّهٰتِكُم وَما جَعَلَ أَدعِياءَكُم أَبناءَكُم ذٰلِكُم قَولُكُم بِأَفوٰهِكُم وَاللَّهُ يَقولُ الحَقَّ وَهُوَ يَهدِى السَّبيلَ
ادعوهُم لِـٔابائِهِم هُوَ أَقسَطُ عِندَ اللَّهِ فَإِن لَم تَعلَموا ءاباءَهُم فَإِخوٰنُكُم فِى الدّينِ وَمَوٰليكُم وَلَيسَ عَلَيكُم جُناحٌ فيما أَخطَأتُم بِهِ وَلٰكِن ما تَعَمَّدَت قُلوبُكُم وَكانَ اللَّهُ غَفورًا رَحيمًا
النَّبِىُّ أَولىٰ بِالمُؤمِنينَ مِن أَنفُسِهِم وَأَزوٰجُهُ أُمَّهٰتُهُم وَأُولُوا الأَرحامِ بَعضُهُم أَولىٰ بِبَعضٍ فى كِتٰبِ اللَّهِ مِنَ المُؤمِنينَ وَالمُهٰجِرينَ إِلّا أَن تَفعَلوا إِلىٰ أَولِيائِكُم مَعروفًا كانَ ذٰلِكَ فِى الكِتٰبِ مَسطورًا
O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj Allahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet Allahu është i Gjithëdijshëm, i di çështjet me hollësi.
Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; Allahu është i Njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
E mbështetu në Allahun, se mjafton që Allahu të jetë mbrojtës yti.
Allahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu, e as nuk ua bëri gratë tuaja prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuajat, që i shqiptoni me gojët tuaja, e Allahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fe. Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po Allahu është Shumë falës, është Mëshirues i madh.
Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve, se sa ata vetë ndaj vetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të Allahut kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit, se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët (të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t’iu bëni ndonjë të mirë (u lini testament ose diçka tjetër). Kjo është e regjistruar në Librin e Shquar (Levhi Mahfudh, Kuran).
Komentimi
£ Idhujtarët kërkuan prej Pejgamberit që të mos i fyej dhe të mos asgjësojë zotat e tyre, të thotë se edhe ata do të ndihmojnë në Ahiret, e atëherë edhe idhujtarët do të ndalen nga fyerjet ndaj Muhammedit dhe myslimanëve. Zoti i madhëruar që i di qëllimet e njerëzve, e urdhëroi Muhammedin që ta vazhdojë rrugën e drejtë ndaj Allahut, e të mos u vërë veshin fjalëve boshe të idhujtarëve e munafikëve, fundja mbrojtja e tij është Allahu fuqiplotë. Njëfarë njeriu prej kurejshëve kishte memorie të fortë, e kundërshtarët e Muhammedit donin ta ngrisnin edhe më lart se Muhammedin për nga zgjuarësia, andaj thonin se ka dy zemra dhe di më mirë se Muhammedi. Këtë trillin të tyre e mohon Kur'ani kategorikisht, madje i mohon edhe ato zakone të dëmshme e të trashëguara, si: gruaja i bëhej haram burrit sikur të ishte nënë e tij, vetëm pse burri i ka thënë: shpina jote është si shpina e nënës sime, Gruaja pra është grua e jo nënë. Ndër arabë ishte adet që fëmija e adoptuar, të thirret bir i atij që e kishte adoptuar, e jo në emër të babait të vet të vërtetë, madje ai konsiderohej anëtar i ngushtë i familjes si trashëgimtar me të gjitha të drejtat si të ishte fëmijë i vërtetë i adoptuesit. Këto dy zakone të shëmtuara Kur'ani i anuloi rreptësisht. Nëse ndonjë fëmijë nuk i dihet i ati i vërtetë, myslimanët janë të obliguar ta thërrasin vëlla ose dashamirë, e jo bir i ndonjë tjetrit.