البينة
El Bejjine
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
لَم يَكُنِ الَّذينَ كَفَروا مِن أَهلِ الكِتٰبِ وَالمُشرِكينَ مُنفَكّينَ حَتّىٰ تَأتِيَهُمُ البَيِّنَةُ
رَسولٌ مِنَ اللَّهِ يَتلوا صُحُفًا مُطَهَّرَةً
فيها كُتُبٌ قَيِّمَةٌ
وَما تَفَرَّقَ الَّذينَ أوتُوا الكِتٰبَ إِلّا مِن بَعدِ ما جاءَتهُمُ البَيِّنَةُ
وَما أُمِروا إِلّا لِيَعبُدُوا اللَّهَ مُخلِصينَ لَهُ الدّينَ حُنَفاءَ وَيُقيمُوا الصَّلوٰةَ وَيُؤتُوا الزَّكوٰةَ وَذٰلِكَ دينُ القَيِّمَةِ
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا مِن أَهلِ الكِتٰبِ وَالمُشرِكينَ فى نارِ جَهَنَّمَ خٰلِدينَ فيها أُولٰئِكَ هُم شَرُّ البَرِيَّةِ
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ أُولٰئِكَ هُم خَيرُ البَرِيَّةِ
Ata nga Ithtarët e Librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre iu erdhi argumenti i qartë,
i Dërguari prej Allahut, që lexon fletë të pastra,
në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
Dhe ata të cilëve iu është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që iu erdhi argumenti.
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
S’ka dyshim, se ata, të cilët nuk besuan nga Ithtarët e Librit dhe nga idhujtarët do të jenë në zjarrin e xhehenemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.
Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të dobishme.