البقرة
El Bekare
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الم
ذٰلِكَ الكِتٰبُ لا رَيبَ فيهِ هُدًى لِلمُتَّقينَ
الَّذينَ يُؤمِنونَ بِالغَيبِ وَيُقيمونَ الصَّلوٰةَ وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ
وَالَّذينَ يُؤمِنونَ بِما أُنزِلَ إِلَيكَ وَما أُنزِلَ مِن قَبلِكَ وَبِالـٔاخِرَةِ هُم يوقِنونَ
أُولٰئِكَ عَلىٰ هُدًى مِن رَبِّهِم وَأُولٰئِكَ هُمُ المُفلِحونَ
Elif, Lam, Mim.
Ky është libri që nuk ka dyshim ne të (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm:
të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.),
dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u është zbritur ty (Kuranin), dhe në atë që është zbritur para teje (librat e tjerë të shpallur), dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin);
të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
Komentimi
Sikurse disa kaptina të tjera, ashtu edhe kje mrekullinë e përsosor të Kur'anit. Në të vërtetë, paaftësia e gjuhëtarëve arabë për të thurrur ndonjë kaptinë të ngjashme si Kur'ani, pasiqë edhe gjuha e tyre përbëhej prej të njëjtave shkronja, argumentoi për përsosmërinë e mrekullisë së pashoqe të Kur'anit famëlartë dhe për paaftësinë e njerëzve për t'iu kundërvënë. Shkronjat e tilla në fillim të kaptinave, tërheqin vëmendjen e lexuesit ose të dëgjuesit për përmbajtjen se ç'u kumtohet nga fjalët e Zotit xh.sh. Të këtij mendimi janë dijetarët më eminentë si Ibni Kethiri, Zemahsheriu, Ibni Tejmije etj. S'ka dyshim se në shpalljen e këtyre shkronjave, fshehet urtësia e madhe e Zotit, e megjithatë disa dijetarë shfaqën mendimin se shkronjat e këtilla janë simbole të emrave si: elifi simbolizon emrin Allah, lami, atë Xhibril dhe mimi, atë Muhammed. Me librin e përmendur për të cilin nuk ka dyshim se është fjalë e Zotit, ka për qëllim Kur'anin, i cili ka edhe emra të tjerë si: Kitab, Furkan, Tenzilë, Edh Dhikru etj. Kur'ani është shpallur si udhëzim për të gjithë njerëzit. Mirëpo, ata që nuk deshën të udhëzohen sipas tij, ata mbetën jashtë tij, andaj thuhet se Kur'ani është udhëzues për të devotshmit, për të ruajturit dhe besimtarët. Gajb” është çdo gjë që nuk mund të arrihet me anën e shqisave, siç janë: ringjallja xhenneti, xhehenemi, suali, hisabi e të tjera, pra janë të fshehta e të padukshme, por janë obligim që t'i besojmë të gjitha ato që i thotë Kur'ani ose Pejgamberi. Fjala “salatë”” në kuptim të përgjithshëm do të thotë: lutje, por këtu edhe në shumë ajete të tjera të Kur'anit ka për qëllim një trajtë të një lutjeje të posaçme që ndër ne i thuhet ''namaz” (lutje, falje e obligueshme - farz).