البلد
El Beledë
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
لا أُقسِمُ بِهٰذَا البَلَدِ
وَأَنتَ حِلٌّ بِهٰذَا البَلَدِ
وَوالِدٍ وَما وَلَدَ
لَقَد خَلَقنَا الإِنسٰنَ فى كَبَدٍ
أَيَحسَبُ أَن لَن يَقدِرَ عَلَيهِ أَحَدٌ
يَقولُ أَهلَكتُ مالًا لُبَدًا
أَيَحسَبُ أَن لَم يَرَهُ أَحَدٌ
أَلَم نَجعَل لَهُ عَينَينِ
وَلِسانًا وَشَفَتَينِ
وَهَدَينٰهُ النَّجدَينِ
فَلَا اقتَحَمَ العَقَبَةَ
وَما أَدرىٰكَ مَا العَقَبَةُ
فَكُّ رَقَبَةٍ
أَو إِطعٰمٌ فى يَومٍ ذى مَسغَبَةٍ
يَتيمًا ذا مَقرَبَةٍ
أَو مِسكينًا ذا مَترَبَةٍ
ثُمَّ كانَ مِنَ الَّذينَ ءامَنوا وَتَواصَوا بِالصَّبرِ وَتَواصَوا بِالمَرحَمَةِ
أُولٰئِكَ أَصحٰبُ المَيمَنَةِ
وَالَّذينَ كَفَروا بِـٔايٰتِنا هُم أَصحٰبُ المَشـَٔمَةِ
عَلَيهِم نارٌ مُؤصَدَةٌ
Betohem në këtë qytet!
E ti je që gjendesh në këtë qytet!
Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
A mendon ai, se atë askush nuk e ka parë?
A nuk i dhamë Ne atij dy sy,
edhe gjuhë e dy buzë,
dhe i sqaruam atij për të dy rrugët?
E ai nuk u hodh në përpjetëzën (rrugë e vështirë - qafëmalit).
E ç’gjë të mësoi ty, se ç’është Akabe (rruga e vështirë)!
Është lirimi i një skllavi,
ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
Ndonjë jetimi që është i afërt,
ose ndonjë të varfri, që e ka molisur varferia.
E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë),
të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të së majtës.
Kundër tyre është zjarri i mbyllur.