البروج
El Buruxhë
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالسَّماءِ ذاتِ البُروجِ
وَاليَومِ المَوعودِ
وَشاهِدٍ وَمَشهودٍ
قُتِلَ أَصحٰبُ الأُخدودِ
النّارِ ذاتِ الوَقودِ
إِذ هُم عَلَيها قُعودٌ
وَهُم عَلىٰ ما يَفعَلونَ بِالمُؤمِنينَ شُهودٌ
وَما نَقَموا مِنهُم إِلّا أَن يُؤمِنوا بِاللَّهِ العَزيزِ الحَميدِ
الَّذى لَهُ مُلكُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَىءٍ شَهيدٌ
إِنَّ الَّذينَ فَتَنُوا المُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ ثُمَّ لَم يَتوبوا فَلَهُم عَذابُ جَهَنَّمَ وَلَهُم عَذابُ الحَريقِ
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم جَنّٰتٌ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ ذٰلِكَ الفَوزُ الكَبيرُ
إِنَّ بَطشَ رَبِّكَ لَشَديدٌ
إِنَّهُ هُوَ يُبدِئُ وَيُعيدُ
وَهُوَ الغَفورُ الوَدودُ
ذُو العَرشِ المَجيدُ
فَعّالٌ لِما يُريدُ
هَل أَتىٰكَ حَديثُ الجُنودِ
فِرعَونَ وَثَمودَ
بَلِ الَّذينَ كَفَروا فى تَكذيبٍ
وَاللَّهُ مِن وَرائِهِم مُحيطٌ
بَل هُوَ قُرءانٌ مَجيدٌ
فى لَوحٍ مَحفوظٍ
Betohem në qiellin me plot yje,
betohem në ditën e premtuar,
betohem në atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet,
u mallkuan ata të zotët e hendeqeve,
të zjarrit me plot lëndë djegëse,
kur ata rrinin ulur rreth tij,
dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët!
E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan Allahun, Ngadhënjyesin, të Lavdëruarin,
të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e Allahu është Dëshmitar i çdo sendi.
Është e sigurt, se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhenete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
Ai është Mëkatfalës i madh, është shumë i Dashur.
Është i zoti i Arshit të Madhëruar!
E punon atë që dëshiron.
A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
të faraonit dhe të Themudit?
Por këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
Po Allahu ata i ka rrethuar (nuk mund t ‘i shpëtojnë)!
Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kuran i famshëm.
Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudh).
Komentimi
Dita e premtuar është dita e kijametit, ndërsa dëshmues janë pejgamberët që dëshmojnë për njerëzit. Por dëshmuese është edhe dita e xhumasë, e cila dëshmon se çka punojnë besimtarët në të, ose dita në Arafat, e ka edhe mendime të tjera. As-habi Uhdudë, ishin sundues që i mundonin besimtarët dhe i digjnin në hendeqe. Mendohet për një sundues persian, për një jehudi, ndërsa një hadith të cilin e transmeton Ahmedi,Muslimi, Nesaiu, thuhet se fjala është për një besimtar të ri dhe për një falltor. Hadithi është shumë i gjatë. Sido që të jetë, kriminelët e tillë janë të mallkuar prej Zotit, pse i munduan besimtarët, të tillë ishin edhe idhujtarët mekas, të cilët i urrenin myslimanët për shkak se besuan një Zot.Por të mos harrojnë se grushti i Zotit është i ashpër dhe atë nuk ka kush që mund ta pengojë, e Kur'ani është i famshëm, edhe pse ata nuk e besojnë. Falënderoj Allahun e madhëruar'