Njerëzve iu është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
2
Atyre nuk iu vjen asnjë këshillë e re (në Kuran) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
3
Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë, duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhamedi) diçka tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij, kur ju po e dini?”
4
Ai (Muhamedi) tha: “Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi!”
5
Ata madje thanë: “(për Kuranin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhamedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!”
6
Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
7
Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve iu dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
8
Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
9
Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
10
A nuk e kuptoni, se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
12
E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë iknin me shpejtësi.
13
(atëherë atyre iu thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
14
Ata thonin: “O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!”
15
Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
16
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre pa qëllim të caktuar.
17
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë.
18
Përkundrazi Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të, ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) iu takon shkatërrimi për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
19
Vetëm e Tij është çdo gjë, që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk iu bëhet (ibadeti) monoton.
20
Ata lartësojnë (Allahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21
A mos morën ata zota prej toke, që mund Të ringjallin (të vdekurit)?
22
Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Arshit.
23
Ai nuk pyetet se çka punon, po ata (njerëzit) pyeten.
24
A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: “Silleni argumentin tuaj!” Ky (Kurani) është argument për këta që tani janë me mua, dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj edhe nuk vështrojnë.
Komentimi
£ Njerëzve po u afrohet momenti i përgjegjësisë para Zotit, ndërsa ata janë zhytur në kënaqësitë e kësaj jete dhe as nuk mendojnë fare për këtë. Afrimi i ditës ose i momentit të llogarisë, është i sigurt ngase çdo e ardhme është e afërt, po edhe vdekja është një moment i përgjegjësisë. Çdo pjesë të re e cila i shpallej Muhammedit, idhujtarët e tallnin, madje bënin biseda të fshehura mes vete: Muhammedi është njeri sikurse edhe ne, si mund t'i vijë atij shpallja” E për t'i larguar të tjerët prej besimit, thonin: Kjo është magji, ose ai po ëndërron gjëra të kota apo ndoshta ai vetë e trillon këtë Kur'an, e mund të jetë edhe poet. Kërkonin prej Muhammedit ndonjë mrekulli konkrete si shkopi i Musait, deveja e Salihut etj. Zoti xh. sh. i sqaron Muhammedit se edhe ata që ishin para tyre kërkuan gjëra të ngjashme dhe kur u plotësuan kërkesat e tyre ata përsëri refuzuan, e kështu do të bëjnë edhe mekasit, andaj hiqu tyre. Të gjithë pejgamberët ishin burra që ushqeheshin, që ecnin e që vdisnin, e nëse këtë nuk e kuptojnë, atëherë le të pyesin njerëzit që janë të dijshëm dhe që kanë lexuar librat e mëparshme në mënyrë që të binden.
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij, se: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!”
26
E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm,
27
që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin eTij!
28
Ai (Allahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
29
Ndërsa kush thotë prej tyre, se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehenemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
30
A nuk e dinë ata, që nuk besuan, se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
31
Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme, që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
32
Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve.
33
Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
34
Ne, asnjë njeriu para teje (Muhamed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
35
Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
Komentimi
Kurejshitëve u tërhiqet vërejtja, pse nuk e pranonin Kur'anin kur ai ishte në gjuhën e tyre, e i ishte shpallur njeriut nga mesi i tyre. Thuhej se në të ishte edhe fama dhe autoriteti i tyre si popull i privilegjuar me shpallje në gjuhën e tyre, madje se mësimet e Kur'anit do t'u ngritnin atyre karakterin njerëzor në këtë jetë dhe do t'i ngritnin në grada të larta në jetën tjetër. Kundërshtarët ishin kryelartë gjithnjë derisa e shihnin dënimin, atëherë ata ulnin kokën dhe orvateshin të iknin, por ishte e kotë, sepse urdhërit të Zotit nuk mund t'i iket, e engjëjt që u merrnin shpirtin me atë dënim u thonin - në shenjë ironie: kthehuni në kënaqësitë që ishit, si mund të ndodhë që të mos u pyes askush për fatin tuaj... Kështu bëhej tallje me ta, mu sikurse bënin tallje ata me Kur'anin.
Krijimi i qiejve dhe i tokës me të gjitha dukuritë dhe fenomenet në to, janë argument i fuqisë së pakufishme të Zotit. Në bazë të një studimi serioz të tyre, njerëzit do të arrijnë ta kuptojnë dhe ta besojnë Krijuesin e tyre. Ky është një fakt që asgjëson çdo gënjeshtër. Duke qenë pronë e Zotit çdo qenie e send që ekziston, disa mendjelehtë i përshkruajnë Zotit edhe fëmijë, e dihet se melaiket që janë më afër Tij, e ndjejnë veten rob të Tij, e adhurojnë pa ndërprerë dhe pa u lodhur. Edhe përkundër të gjitha këtyre fakteve, idhujtarët vazhduan të adhurojnë zota të tjerë që nuk kanë kurrfarë fuqie, po janë vetëm trupa të ngurtë.
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotat tuaj!” E ata përmendjen e të Gjithëmëshirshmit (Rrahmanit) e mohojnë.
37
Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t’ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t’iu vijë më shpejt.
38
Ata thanë: “Kur do të jetë ai premtim (me dënim), nëse thoni të vërtetën?"
39
Sikur ta dinin ata që nuk besuan, se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin, as nga fytyrat e tyre, e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
40
Por atyre do t’iu vijë befas, do t’i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë, dhe as nuk iu jepet afat.
41
Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit e tjerë para teje, ata që u tallën me ta i përfshiu ajo me çka talleshin.
42
Thuaj: “Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Gjithëmëshirshmit natën e ditën?” Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
43
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë, që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
44
Por Ne iu dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata, se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
Komentimi
Sikur të ekzistonin shumë zota, do të shkatërrohej rregulli që mbretëron në botë dhe do të shkatërrohej e tërë gjithësia, pse ekzistimi edhe i ndonjë zoti tjetër, vetvetiu jep të kuptohet se ai është i nevojshëm, e zoti që ka nevojë edhe për ndonjë tjetër, ai nuk është zot, sepse paaftësia e tij shkakton ekzistimin e tjetrit, e tjetri duhet të ketë kompetencë, e dy kompetenca nuk mund të realizohen njëkohësisht, e realizimi i njërës e i tjetrës jo, mohon aftësinë e të dytit: kështu pra, ekziston vetëm një Zot dhe vetëm rregulli i Tij mbretëron në gjithësi. Meqenëse vetëm Ai është i Zoti çdo gjëje, Ai nuk përgjigjet pse punon në këtë mënyrë ose në atë. Në asnjë libër para Kur'anit e as në Kur'an nuk ka fakte se pos Zotit që është një, ka edhe zota të tjerë, prandaj është për t'u habitur se si mashtrohen idhujtarët dhe adhurojnë sende të kota” Besimi në një Zot të vetëm, nuk është risi prej Kur'anit ose prej Muhammedit. Çdo pejgamber ka porositur e mësuar të njëjtin besim, ka mësuar se engjëjt janë rob të Zotit dhe nuk mund ta ndihmonjë askë, pos atij, që e pelqen Zoti e për atë që mënjanon atë besim, vendi i tij do të jetë xhehenemi.
Thuaj: “Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhri nuk e dëgjon thirrjen, edhe kur i tërhiqet vërejtja”.
46
E sikur t’i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd ata do të thonë: “Të mjerët ne i bëmë vetes padrejtësi”!
47
Në Ditën e Gjykimit Ne do të vëmë peshore të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
48
Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit,
49
të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë Kijametit.
50
Edhe ky (Kurani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni?!...
51
Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
52
Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: “Ç’janë këto statuja që i adhuroni?”
53
Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”.
54
Ai u tha: “Edhe të parët tuaj, e edhe ju qartë ishit të humbur!”
55
Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!”
56
Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!”
57
Betohem në Allahun, posa të largoheni ju unë kam për t’ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
Komentimi
£ Në Kur'an thuhet se qiejt e toka ishin të bashkuar në një, e pastaj janë ndarë. Pas këtij konstatimi të Kur'anit nuk kemi kurrfarë nevoje për ndonjë dokument tjetër mendor. Po kështu përmendet uji si bazë për jetën e çdo sendi, pra, asgjë nuk është krijuar pa qëllim të caktuar. Edhe bjeshkët e mëdha e të forta garantojnë stabilitetin e tokës, sikurse edhe atmosfera rreth tokës që shërben si kulm i cili mbron prej meteorëve e sendeve të tjera. Madje ndryshimi i relievit të tokës nuk është pasojë rasti, por rrjedhim i një qëllimi të caktuar që njerëzit të orientohen më lehtë. Idhujtarët thonin se pas vdekjes së Muhammedit, ata do t'i kthenin besimtarët përsëri në fenë e tyre, ndërsa Kur'ani u thotë se ajo gjë nuk do të ndodh, sepse ata do të zhdukeshin, e feja islame do të vazhdojë. Askush nuk është i pavdekshëm, çdo krijesë do ta shijojë vdekjen. Të gjithë do të sprovohen me të mira e të këqia, në mënyrë që të shihet edhe falënderimi për të mirat dhe durimi ndaj vështirësive, kurse shpërblimi do të jepet sipas qëndrimit tuaj.
Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes, që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
59
(Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!”
60
(pastaj) Thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh, që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".
61
Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)”.
62
I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?”
63
Ai tha: “Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyetni ata nëse janë që flasin?”
64
Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)”.
65
Mirëpo pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!”
66
Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të Allahut asish, që nuk iu sjellin kurrfarë dobie e dëmi?"
67
Mjerë për ju dhe për ata që i adhuroni, pos Allahut, po a nuk po e kuptoni?”
68
Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’iu ndihmoni!”
69
Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i flohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
70
Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
71
E Ne e shpëtuam atë, e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
72
Dhe ia falëm atij Is’hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
Komentimi
Jobesimtarët kurejshitë si Ebu Xhehli etj., përqeshnin Muhammedin, pse ai fyente zotat e tyre, e nuk vërenin veten se bënin gabim të madh, duke mos e besuar Zotin e vërtetë, Ata e dinin se do t'i zë dënimi, e duke mos pasur durim të rrinin gjithnjë në pritje, kërkonin që dënimi t'u vijë më shpejt, e nuk e dinin se ai do t'u vijë befas e do t'i tmerrojë e atëherë ata nuk do të mund të largojnë prej vetes zjarrin. Zotat e tyre janë të ngurtë dhe nuk kanë kurrfarë mundësie, e kush do t'i mbrojë pos Zotit. Ata ishin të mashtruar, ngase Zoti u kishte dhënë jetë të begatshme dhe harronin se do të vdesin. Nuk e vërenin se dita ditës ngushtohej territori i vendit të tyre, ndërsa i myslimanëve, përkundrazi, zgjerohej. Kështu atyre u vinte fundi i jetës, shfarosja e tyre. Në ditën e gjykimit nuk mbetet asnjë send pa u vënë në peshojë, e as vepra më e vogël, askujt nuk i bëhet padrejtë, por atëherë do ta vajtojnë veten kokëfortit, edhe pse me vonesë.
Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhuruesit Tanë të sinqertë.
74
Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, prandaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi), që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
75
Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vumë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
76
(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen), e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
77
Ne e mbrojtëm atë prej atij populli, që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
78
(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes), të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
79
E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) iu patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë), edhe e bëmë.
80
Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
81
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë, që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Komentimi
t€ Sikurse që i patëm dhënë Musait e Harunit Tevratin që sqaronte se ç'është e mirë e ç'është e keqe, edhe ju, arabë e kurejshitë, ua shpallëm këtë libër të famshëm, ua shpallëm në gjuhën tuaj me plot këshilla, po megjithëkëtë ju po e mohoni” - u thotë Zoti xh. sh. Në një varg ajetesh përshkruhet jeta që i përjeton ai nga kundërshtarët. pr u i me mëparshëm, që të jetë i fortë e i qëndrueshëm, sepse fitorja do të jetë me të. Ibrahimit iu dha rruga e mbarë që nga fëmijëria kur e kuptoi se adhurimi i statujave ishte punë e kotë dhe kur kundërshtoi babain dhe popullin e vet. Thuhet se ditën kur ai popull kishte kremte, i ati e kishte marrë me vete edhe Ibrahimin, por ai para se të afrohej te idhujt u tha se ishte i sëmurë e nuk u afrua. Ai qe betuar në vete se kishte për t'ua thyer zotat - statujat me ç'rast një njeri e kishte dëgjuar fjalën e tij. Pasi që u kthye populli prej të kremtës, ai u afrua dhe i theu të gjitha statujat përveç njërës më të madhes, të cilën e la me qëllim. Kur i panë të thyera, ata u befasuan dhe u përpoqën t'ia qëllonin se kush e kishte bërë atë gjë. Ai, i cili e kishte dëgjuar Ibrahimin, e përmend emrin e tij dhe e morën dhe e sollën në mes të masës për ta dënuar publikisht. Kur i thanë se a e kishte bërë ai këtë, Ibraimi me qëllim demaskimi të besimit të tyre u tha se ato i kishte thyer ajo më e madhja prej tyre, për të cilën gjë mund ta pyesnin atë. Ata atëherë e kuptuan se Ibrahimi kishte të drejtë, por nuk i lënte inati për ta pranuar, prandaj u kthyen në injorancën e tyre. Nemrudi ishte sundimtari i atij populli dhe për këtë arsye urdhëroi të ndizej një zjarr i madh e të hidhej Ibrahimi në të. Mirëpo, këtu vjen në shprehje menjëherë fuqia e pakufishme e Zotit, mrekullia e përjetshme kur Zoti i thotë zjarrit: “Ftohu por shpëtoje mos e ngrij Ibrahimin” Prej atij momenti Ibrahimi u largua prej Irakut me të birin e vëllait-Lutin dhe së bashku shkuan në Palestinë.
Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam), që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
83
(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit!”
84
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
85
(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
86
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
87
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin), kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka të adhuruar të vërtetë pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!”
88
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
89
(Përkujto) Edhe Zekirjain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më lër të vetmuar, se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”.
90
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij (e bëmë që të lindë meqë ishte shterpë). Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
Komentimi
Pasi qe larguar Ibrahimi me të birin e vëllait të vet, Lutin, prej Irakut e vajtën në Palestinë, Zoti xh. sh. e dërgoi Lutin pejgamber te populli i Sedumit, por për shkak se ai popull ishte shumë i prishur, Zoti e shkatërroi, ndërsa Lutin e shpëtoi. Edhe Nuhun e shpëtoi prej atij populli që ishte shumë kokëfortë, ngase nuk pranonin asnjë këshillë të pejgamberit, andaj e merituan përmbytjen në ujë Në kohën e Davudit kishte ndodhur që delet e dikujt kishin dalë natën dhe meqenëse nuk kishte bari ato kishin kullotur e rrafshuar tërë bimën e mbjellë të njerit. Davudi e pleqëroi këtë duke ia dhënë delet të zotit të bimës. Duke dalë ata prej Davudit i takoi Sulejmani, € kur kuptoi gjykimin e babait, i tha: O i dërguar i Zotit, do të ishte më i arsyeshëm ky gjykim: delet t'i jepen të zotit të bimës që t'i shfrytëzojë deri sa i zoti i tyre ta përgatiste arën, ta mbjellte bimën, e kur të vijë koha e korrjes, delet t'i kthehen të zotit, ndërsa fryti nga korrja të zotit të bimës. Me këtë gjykim u kënaq edhe Davudi. Edhe në tjera vende në Kur'an përmendet se çdo gjë që ekziston madhëron dhe lartëson Zotin në gjuhën e vet, edhe pse ne nuk e kuptojmë. Thuhet se Davudi e kishte zërin shumë të këndshëm, e kur e lexonte Zeburin, ndaleshin edhe shpendët në ajër dhe e shoqëronin atë. Po ashtu bënin edhe malet. Gjithashtu për Davudin thuhet se ishte i pari mjeshtër që punonte prej hekuri këmisha mbrojtëse për luftë. (Përmendet edhe një gjykim mes dy nënave për një fëmijë). Sulejmani e kishte nën sundimin e vet erën, me anën e të cilës udhëtonte për një kohë shumë të shkurtër prej Jerusalemit në Sham - Siri, vend për të cilin thuhet se ishte tokë e bekuar për arsye se në të kishte llojlloj frutash, ujërash etj. Xhinet të cilët nuk ishin besimtarë quhen edhe shejtanë, e fjala është për të tillët, të cilët ishin të detyruar të punonin për Sulejmanin. Për pejgamberin Ejub thuhet se ishte europian e kishte pasur edhe fëmijë e pasuri. Më vonë ai mbeti pa pasuri, ndërsa fëmijët i vdesin, por ishte shumë i durueshëm. Dhe, € kap sëmundje e rëndë edhe atë, por prap ai ishte i durueshëm. Kur populli filloi ta përgojojë duke thënë se ka bërë mëkat të madh ndaj Zotit derisa po provohej ashtu, ai iu drejtua Zotit që t'ia largojë atë mundim. Sipas një transmetimi thuhet se gruaja e vet i paska thënë se përse nuk po i lutet Zotit që t'ia largojë atë sëmudje të gjatë, që sipas disave ka zgjatur tetë vjet, € sipas disa të tjerëve tetëmbëdhjetë vjet, ai i paska thënë gruas: “Sa vjet isha i shëndoshë” Ajo i thotë, tetëdhjetë, atëherë ai paska thënë: Më vjen turp prej Zotit të ankohem pa i bërë po aq vite sëmundjeje sa kam qenë i shëndoshë.
(Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj i bëmë mrekulli për njerëzit.
92
Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
93
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo që të gjithë do të vijnë te Ne.
94
E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
95
Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshati, të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
96
Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
97
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (Dita e Kijametit), e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): “Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj”.
98
Ju dhe ajo që adhuruat ju, pos Allahut do të jeni lëndë e xhehenemit, dhe keni për të hyrë në të.
99
Sikur të kishin qenë ata zota ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
100
Aty ata do të kenë rënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
101
E atyre që iu priu e mbara nga ana Jonë do të jenë larg tij (xhehenemit).
Komentimi
Aii ngjarjes me peshkun është pejgamberi Junus, i cili kur ra në tri errësira: në errësirën e natës, të detit dhe të barkut të peshkut, pranoi se kishte gabuar dhe e luti Zotin ta shpëtojë. Ai e shpëtoi. Zekerijai e luti Zotin mos ta lërë të vetmuar e pa fëmijë, duke thënë që edhe në mos të mbetet kush pas meje, nuk është aq me rëndësi, sepse mbetet Ai, i pavdekshmi dhe që vetëm Atij i mbetet çdo gjë, e Ai është trashëguesi më i mirë. Po Zoti ia pranoi lutjen, i fali djalin Jahja e i përmirësoi gjendjen e gruas së tij që ishte beronjë e nuk lindte. Të gjithë këta pejgamber që u përmendën angazhoheshin për punë të mira, ishin të devotshëm e të sinqertë ndaj Zotit, andaj Ai ua pranoi lutjet dhe i shpëtoi. Edhe Merjemja, edhe pse nuk ishte pejgambere ishte femra më e zgjedhur, ajo ishte e ndershme, andaj ajo me djalin e saj mbetën për sa të ekzistojë jeta, si mrekulli dhe rast i jashtëzakonshëm për njerëzit. Të gjithë këta mësuan të njëjtën fë, ngase nuk pati udhëzim tjetër. Të gjithë këta i dërgoi Zoti më një udhëzim, me një fë, pse fë tjetër të vërtetë nuk ka, sikurse që nuk ka as Zot tjetër pos Allahut, andaj vetëm Atë duhet adhuruar. Mirëpo, këtë fë që e shpalli Zoti, njerëzit e grupëzuan dhe vetë u ndanë në grupe të ndryshme, duke gabuar, rëndë, e për këtë ata do të kthehen te Ai Zot dhe do të përgjegjën për këtë ndarje. Çdo veprim i njerëzve shënohet saktësisht e vepra e atij që është edhe besimtar i drejtë, do të shpërblehet.
349
لا يَسمَعونَ حَسيسَها وَهُم فى مَا اشتَهَت أَنفُسُهُم خٰلِدونَ
قٰلَ رَبِّ احكُم بِالحَقِّ وَرَبُّنَا الرَّحمٰنُ المُستَعانُ عَلىٰ ما تَصِفونَ
١١٢
102
Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që dëshirojnë vetë.
103
Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t’i presin engjëjt (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju premtohej”.
104
(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palosim qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
105
Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
106
Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
107
E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
108
Thuaj: “Mua më shpallet, se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?”
109
E nëse ata refuzojnë ti thuaju: “Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po iu premtohet?”
110
Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
111
E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
112
Ai (Muhamedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, i Gjithmëshirshmi, është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!”
Komentimi
Ata që u shkatërruan ishin të gjykuar të vdesin ashtu pa besim, ata nuk do të besonin kurrsesi në këtë jetë, e gabimin e vet do ta shohin kur të vijë kijameti. Kur të hapet penda të cilën e pat ndërtuar Dhulkarnejni e të dalin Jexhuxh Mexhuxhët që, sipas Ibni Mes'udit: kijameti është aq afër sikurse shtatzënësia kur e plotëson kohën e caktuar, ndërsa familja pret lindjen e fëmijës, natën a ditën, e ata që nuk besuan do t'u mbesin sytë hapur nga frika dhe do ta vajtojnë veten pse nuk menduan për atë moment dhe pse refuzuan thëniet e pejgamberëve. Atëherë atyre u thuhet: Merrni edhe zotat tuaj, të cilët adhuronit dhe urdhëroni në xhehenem.
Besimtarët bëmirës nuk do ta ndiejnë zhurmën e zjarrit e të banuesve të tij, ata do të jenë në kënaqësitë më të mëdha të cilat i dëshirojnë, ndërsa engjëjt do t'i presin me mirëseardhje. Pasi të bëhet kijameti, do të fillojë ringjallja e njerëzve mu ashtu sikurse kur u lindën prej barqeve të nënave të tyre, të zhveshur, të zbathur dhe të pabërë synet: i pari që do të vishet në ditën e kijametit do të jetë Ibrahimi. Tokën e xhennetit do ta gëzojnë njerëzit e mirë besimtarë, kështu ishte vendimi i Zotit edhe në shpallje, edhe në Ezel, në jetën e amshueshme. Muhammedi nuk u dërgua si mëshirë vetëm për besimtarët, por për të gjitha krijesat. Për hir të tij edhe jobesimtarët shpëtuan prej ndëshkimeve gjatë kësaj jete, e nuk u ndëshkuan si popujt e mëparshëm. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Enbijau''. Lavdëruar qoftë Allahut