Komentimi
8 Përgojimi, ofendimi i nderit të njerëzve, vjedhja me bisht të syrit, ironia- janë gjeste të shëmtuara, të cilat njeriun e hedhin në mjerimin më të madh, e hedhin në shkatërrim, ani pse ai mendon se pasuria e tij e madhe do ta mbrojë. Njeriu i tillë do të hidhet në Hutame, në zjarrin të ndezur fort, në të cilin çdo send që hidhet në të copëtohet, zjarr që depërton në zemra, e kur depërton në zemra, ata do të duhet të vdesin, por jo, as nuk vdesin as nuk jetojnë, por janë në mjerim të pambarim. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruart t££ Pejgamberi nuk e ka parë ngjarjen e ushtrisë së Ebrehasë, që kishte edhe elefantë. Ai ka lindur po në atë vit, por më vonë. Zoti nuk i thotë a e ke dëgjuar, por i thotë a e ke parë, sepse tregimi nga ana e Zotit është aq i sigurt dhe i bindshëm si ta kishte parë me sy vetë Muhammedi, andaj i thotë a e ke parë, që do të thotë: të jesh i bindur më tepër se sa të kishe parë. Ebreha bin Eshrem, sundues i Jemenit e mësyn Qaben për ta rrënuar. Përveç ushtrisë në njerëz, kishte edhe elefantë dhe më të madhin e tyre. Për shkakun e atij sulmi, për rrethanat se si zhvillohet ngjarja, flasin faktet historike. Eshtë për t'ia vënë veshin me vëmendje thënies së Zotit: si bëri me ta7 nuk thotë: çka bëri me ta” Puna e Zotit rreth zhdukjes së tyre nuk do të ishte aq e çuditshme sikur Ai t'u jepte fuqi kurejshitëve e të luftonin dhe t'i zhduknin, por është e çuditshme mënyra se si i zhduku. I shkatërroi me anën e shpendëve që vinin grupe-grupe dhe në sqep e në kthetra mbanin nga një gurë me të cilët e gjuanin ushtrinë dhe ai gur i shponte si plumbi. I asgjësoi deri në atë masë sa që i përngjanin gjethit të grisur e të copëtuar nga era ose të përtypur e të shkelur prej shtazëve. Janë përpkjekje të kota të disa njerëzve të cilët, duke mos qenë në gjendje ta kuptojnë si duhet fuqinë e Zotit, por të mbështetur në aftësitë e veta, u përpoqën t'i shpjegojnë shpendët e përmendur si mikrobe që shkaktojnë sëmundje dhe vdekje. Nuk menduan se mikrobi vepron ngadalë, e këtu është fjala se ata u zhdukën menjëherë. Fjala e Zotit ''Fe xhealnahum””. Shkronja “1” është: ta'kibije, që jep kuptimin: menjëherë e jo dalëngadalë. Mandej, ata nuk menduan se mikrobi nuk ka vetëdije, atëherë si ditën ata të sulmojnë vetëm armikun e jo edhe të tjerët)1 Në anën tjetër, kur iu shpall kjo sure Pejgamerit, ende kishte njerëz të gjallë, të cilët e kishin përjetuar ngjarjen, e sikur të mos ishte ashtu si thotë Kur'ani, ata do të reagonin, do të mohonin, por nuk ndodhi ashtu, përkundrazi, ata mburreshin me atë mrekulli që u dhuroi Zoti dhe e mbrojti Qaben. Falënderoj Zotin e madhëruart