ثُمَّ فى سِلسِلَةٍ ذَرعُها سَبعونَ ذِراعًا فَاسلُكوهُ
٣٢
إِنَّهُ كانَ لا يُؤمِنُ بِاللَّهِ العَظيمِ
٣٣
وَلا يَحُضُّ عَلىٰ طَعامِ المِسكينِ
٣٤
9
Erdhi faraoni dhe ata, që ishin para tij, si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit) me punë të gabuara.
10
Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).
11
Pasi uji pat vërshuar Ne ju bartëm në anije,
12
për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
13
E kur të fryhet në sur një fryrje,
14
dhe të ngrihen toka e kodrat e ta godasin vrullshëm njëra-tjetrën me një të goditur.
15
Në atë kohë ndodh Ndodhia e madhe (Kijameti).
16
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i brishtë.
17
Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
18
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehur asnjë sekret juaji.
19
Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, ja, lexojeni librin tim!”
20
Unë kam qenë i bindur, se do të jap llogarinë time.
21
Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme,
22
në një xhenet të lartë.
23
Pemët e tij i ka krejt afër.
24
(E thuhet) Hani e pini shijshëm, sepse në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
25
Ndërkaq kujt i jepet libri i tij nga e majta e tij ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
26
Dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime.
27
Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
28
Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
29
U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
30
U thuhet zebanive: Kapeni atë, vendosjani prangat!
31
Pastaj futeni atë në xhehenem.
32
Mandej lidheni atë me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë.
33
Se ai ka qenë që nuk besoi Allahun e Madhëruar.
34
Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.
Komentimi
Dita e kijametit quhet edhe me emrin: Hakka, që do të thotë: e vërtetë, realitet ndodhi e sigurt etj. Muhammedit i thuhet: Ku mund ta dish ti se çka është kijameti, nuk e ke parë, nuk e ke përjetuar, por pse nuk e ke ditur, nuk do të thotë se nuk do ta dijsh, e megjithatë, që është çështje shumë e tronditshme, dëgjo për ata që nuk e besuan si: Themudi - populli i Salihut, i cili u zhduk me një krismë të tmerrshme, Adi - populli i Hudit, i cili u shkatërrua prej një stuhie të fortë e të ftohtë që fryu nga ana e perëndimit dhe zgjati një javë pandërprerë. Ashtu u ndëshkuan edhe popujt e tjerë që nuk e besuan kijametin. Kur do t'i fryej Israfili surit për herë të parë, për ta lënë shkret këtë dynja, toka do të flutorjë në ajër së bashku me kodrat dhe do të përplasen ndërmjet vete e do të bëhen hi e pluhur, qielli do të çahet, e melaiket rrinë anash të rreshtuara, ndërsa tetë prej tyre që janë më të lartit mbajnë Arshin e Zotit, e ajo është dita e kijametit. Atë ditë të gjithë dalin para Zotit, nuk mund të fshihet as njeri as vepra. Kujt i vjen fletushka e shënimeve nga ana e djathtë, ai është i lumtur dhe nga gëzimi thërret ata që i ka afër dhe familjen e vet dhe u thotë “Urdhëroni e lexoni shënimet e mia, unë kam besuar se do të dal para Zotit e do të jap llogari, andaj besova dhe bëra vepra të, mira, dhe ja, fitova e shpëtova.
622
فَلَيسَ لَهُ اليَومَ هٰهُنا حَميمٌ
٣٥
وَلا طَعامٌ إِلّا مِن غِسلينٍ
٣٦
لا يَأكُلُهُ إِلَّا الخٰطِـٔونَ
٣٧
فَلا أُقسِمُ بِما تُبصِرونَ
٣٨
وَما لا تُبصِرونَ
٣٩
إِنَّهُ لَقَولُ رَسولٍ كَريمٍ
٤٠
وَما هُوَ بِقَولِ شاعِرٍ قَليلًا ما تُؤمِنونَ
٤١
وَلا بِقَولِ كاهِنٍ قَليلًا ما تَذَكَّرونَ
٤٢
تَنزيلٌ مِن رَبِّ العٰلَمينَ
٤٣
وَلَو تَقَوَّلَ عَلَينا بَعضَ الأَقاويلِ
٤٤
لَأَخَذنا مِنهُ بِاليَمينِ
٤٥
ثُمَّ لَقَطَعنا مِنهُ الوَتينَ
٤٦
فَما مِنكُم مِن أَحَدٍ عَنهُ حٰجِزينَ
٤٧
وَإِنَّهُ لَتَذكِرَةٌ لِلمُتَّقينَ
٤٨
وَإِنّا لَنَعلَمُ أَنَّ مِنكُم مُكَذِّبينَ
٤٩
وَإِنَّهُ لَحَسرَةٌ عَلَى الكٰفِرينَ
٥٠
وَإِنَّهُ لَحَقُّ اليَقينِ
٥١
فَسَبِّح بِاسمِ رَبِّكَ العَظيمِ
٥٢
35
Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik,
36
as ushqim tjetër përveç të të shpërlarave,
37
që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
38
Pra Unë betohem në atë që e shihni,
39
edhe në atë që nuk e shihni,
40
se me të vërtetë ai (Kurani) është fjalë (e Zotit), që e lexon i Dërguari i ndershëm!
41
Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
42
Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
43
Është zbritje prej Zotit të botëve!
44
Sikur të trillonte ai (Muhamedi) për Ne ndonjë fjalë!
45
Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë,
46
e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës,
47
e askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
48
Ai (Kurani) është këshillë për të ruajturit.
49
S’ka dyshim, se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
50
Ai (Kurani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
51
Ai është e vërteta bindëse!
52
Prandaj ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!
Komentimi
Pas përshkrimit të gjendjes së kënaqshme të atij që besoi dhe bëri vepra të mira, përshkruhet gjendja e mjerueshme e atij që mohoi të vërtetën se si e dëshiron vdekjen, si i ka humbur të gjitha fuqitë, si e rrëmbejnë zebanitë e xhehenemit, e si shkak pse nuk e besoi Allahun, nuk ishte vetë që i ushqente të varfërit, bile edhe nuk i nxiste as të tjerët. Zoti betohet në çka duket: dynjaja, krijesat, trupat, njerëzit, begatitë, si dhe në çka nuk duket: Krijuesi, ahireti, shpirti, xhinët, etj., se Kur'ani është fjalë e Zotit që përmes Xhibrilit iu shpall Muhammedit e ai e lexon ashtu si i është shpallur, nuk është ndonjë poezi, as ndonjë fall. Dhe sikur Muhammedi të shtonte ndonjë fjalë në emër të Zotit, Ai do ta kapte me fuqinë e vet dhe do t'ia këpuste arterien kryesore të zemrës e ai do të vdiste menjëherë dhe nuk ka pasur kush që mund ta mbrojë. Kur'anit ia shohin hajrin ata që i kanë besuar Zotit dhe i kanë frikë dënimit të Tij, e shpërblimi i tyre është i madh, e kur ta shohin jobesimtarët atë shpërblim do të dëshpërohen për gabimin që bënë, që nuk e besuan Kur'anin, shpalljen e Zotit. Për këtë të mirë Pejgamberi, e edhe besimtarët, duhet gjithnjë madhëruar dhe falënderuar Allahunt Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Hakka. E falënderoj Allahun e madhëruari