Është një burim prej të cilit pijnë robërit e Allahut dhe e bartin atë ku të duan.
7
Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
8
Ata janë, që për hir të Tij iu japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër, (dhe thonë:)
9
Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e falënderim.
10
Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
11
Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe iu dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
12
Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi.
13
Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin, as diell (vapë), e as të ftohtë.
14
Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
15
Dhe atyre iu bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
16
Të tejdukshme nga argjendi, që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
17
Dhe iu jepet të pijnë aty gota vere të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
18
(nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pirë).
19
Dhe atyre iu sillen për shërbim djelmosha, që përherë janë të tillë, saqë kur t’i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.
20
Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.
21
Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre iu jep të pijnë pije të pastër.
22
Ky është shpërblimi juaj, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.
23
Ne ta shpallëm ty Kuranin në intervale (pjesë-pjesë).
24
Prandaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo, as mëkatarë, as jobesimtarë.
25
Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
Komentimi
Faqja e këtij dheu, pale sa kohë ka qenë e zbrazët pa njeri, ai as që është përmendur si ndonjë send a qenie. Allahu e shpiku njeriun, e krijoi prej një pike uji të pavlerë, e përgatiti me çka mund të kuptojë dhe të dallojë, i dërgoi pejgamberë dhe shpallje dhe ia mësoi rrugën e drejtë dhe i tregoi për të shtrembrën, për hajrin dhe për sherrin, e njeriu mbeti i lirë të zgjedhë cilën rrugë të dojë, por ia bëri me dije se ata që ndjekin rrugën e Zotit, do të shpërblehen me aso të mira që as nuk mund t'i marrin me mend. Ndërsa ata që zgjedhin rrugën e humbur, janë të dënuar me zinxhirë, me pranga e me zjarr. Të shpërblyerit janë ata që ishin besnikë, që iu frikësuan vuajtjeve, që për hir të Zotit ushqyen nevojtarët, jo për ndonjë interes apo lavdërim, e Zoti i shpëton prej asaj dite të tmerrshme. Në xhennet nuk do t'i kapë as vapa as të ftohtit, kalaveshët e pemëve u qëndrojnë mbi krye, u jepet të pijnë pije me aromë të këndshme, u shërbejnë djelmosha të rinj që kur nuk ndryshojnë, e të gjitha ato të mira që nuk mund të përshkruhen, u jepen në shenjë shpërblimi për përpjekjet e tyre në dynja që të bëjnë vepra, të cilat i pëlqen Zoti xh. sh.
يُدخِلُ مَن يَشاءُ فى رَحمَتِهِ وَالظّٰلِمينَ أَعَدَّ لَهُم عَذابًا أَليمًا
٣١
26
Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
27
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë, dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
28
Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
29
Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
30
Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do Allahu, e Allahu është shumë i Dijshëm, shumë i Urtë.
31
Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.
Komentimi
Namazi që porositet është ai i sabahut dhe i akshamit, e ai në një pjesë të natës mund të jetë jacia, ndërsa adhurimi gjatë natës është namazi tehexhxhud. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures El Insanu, falënderoj Allahun e madhëruar'