Pa të meta është Lartmadhëria e Atij, që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukades), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Dëgjuesi dhe Vështruesi i çdo gjëje.
2
Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për Beni Israilët, që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
3
Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4
Ne iu kumtuam në libër Beni Israilëve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”.
5
Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëzit Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
6
Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
7
Nëse bëni mirë, bëni për veten, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë), që t'ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehenemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
9
Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë, që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon, se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
10
Ndërkaq për ata, që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.
11
Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
12
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme, që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
13
Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në Ditën e Gjykimit Ne do t’ia prezantojmë atij libër të hapur:
14
“Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes”.
15
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm veten e vet, e kush e humb (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin.
16
Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e tyre (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17
Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt i Njohur thellësisht dhe Vështrues i mëkateve të robërve të Tij.
Komentimi
t “isë”, i thuhet udhëtimit natën. Këtë udhëtim Muhammedi nuk thotë se unë e bëra, por thotë Zoti: E bëra të udhëtojë robi Im në një pjesë të natës prej Mekës në Jerusalem. Me fjalën robi Im, është për qëllim Muhammedi. Ky udhëtim ishte me trup e me shpirt, zgjuat e jo fjetur, pse sikur të ishte vetëm me shpirt, nuk do të mund të thuhej: Me robin Tim, pse rob - njeri nuk mund të quhet vetëm shpirti pa trup. Ai udhëtim ka ngjarë nja një vjet e më tepër para Hixhretit, në muajin Rexheb. Mesxhidi Haram, sikurse është e ditur i thuhet Qabes, e Mesxhidi Aksa xhamisë së shenjtë në Jerusalem. Tempullin e shenjtë në atë vend, që ishte qendër e pejgamberëve prej Ibrahimit e këndej, e pat filluar Davudi, po e përfundoi i biri i tij, Sulejmani. Aty ka pasur faltore edhe në kohën e Ibrahimit, të Is-hakut e me radhë, andaj thuhet se ndërtimi i parë i saj është bërë nja katërdhjetë vjet pas Qabes. Rrethina e saj është me shumë begati materiale dhe shpirtërore. Qëllimi i atij udhëtimi kishte rëndësi të shumëfishtë, Allahu e di më së miri, por kishte për qëllim edhe përforcimin e vullnetit të Muhammedit në zbatimin e detyrës së rëndë, e ndoshta kishte për qëllim edhe pastrimin e radhëve të myslimanëve nga ata që ishin të luhatshëm në besim, pse para vetes kishin një detyrë shumë të rëndë e të vështirë, kishin hixhretin dhe formimin e bashkësisë së parë islame në Medinë, e ajo detyrë kërkonte njerëz të sinqertë, të guximshëm dhe të paluhatshëm. Çështja e Israut nxori nga radhët të gjithë ata që ishin të dobët, të cilët nuk mund ta kuptonin fuqinë e Zotit që brenda një pjese të natës Muhammedi
297
مَن كانَ يُريدُ العاجِلَةَ عَجَّلنا لَهُ فيها ما نَشاءُ لِمَن نُريدُ ثُمَّ جَعَلنا لَهُ جَهَنَّمَ يَصلىٰها مَذمومًا مَدحورًا
إِنَّ المُبَذِّرينَ كانوا إِخوٰنَ الشَّيٰطينِ وَكانَ الشَّيطٰنُ لِرَبِّهِ كَفورًا
٢٧
18
Kush është që ka si qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij ia bëjmë të hyjë në xhehenem i nënçmuar, i përbuzur.
19
E kush e ka si qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
20
Ne secilit, atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
21
Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh, dhe është përparësi më e madhe.
22
E mos shoqëro me Allahun ndonjë të adhuruar tjetër, e të bëhesh i qortuar, i papërkrahur.
23
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë, që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
24
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.
25
Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai ua fal atyre që pendohen.
26
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfrit, edhe udhëtarit, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
27
Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
Komentimi
ta kalojë atë rrugë aq të gjatë. Nuk mundën ta kuptojnë se kalimi i një largësie shumë shpejt, ose shumë ngadalë, varet prej aftësisë së atij me çka udhëton. Edhe tash nuk është i njëjtë kalimi i largësive të mëdha, pse këmbësori e kalon shumë më ngadalë se kalorësi, e ai me veturë edhe më shpejt, mandej edhe më shpejt me aeroplanë, me satelit etj. E kur është fjala e mjetit të Zotit me të cilin e nisi robin e vet, atëherë nuk mund të jetë në pyetje çështje e distancës. Për çudirat, të cilat i pa atë natë Muhammedi, flasin shumë hadithe të besueshme. Përmendet Musai dhe libri i tij Tevrati, ngase edhe ai në mënyrë madhështore e përjetoi pranimin e Tij, me ç'rast Zoti i foli drejtpërsëdrejti, andaj edhe quhet: “'kelimull llah”. Njerëzit e kanë zanafillën e dytë pas Nuhut, prandaj pasardhës të Nuhut janë të gjithë njerëzit dhe kjo thirrje që të jenë mirënjohës sikurse ishte Nuhu, u drejtohet të gjithë njerëzve. Zoti, para se t'i bëjë me dije se është e njëjtë e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja, i njoftoi beni israilët për shkatërrimet që do t'i bëjnë dhe për vuajtjet që do t'i përjetojnë prej kundërshtarit. Ashtu edhe u ngjau. Ka mendime se ata i pret edhe një shkatërrim i plotë.
Kur'ani është i vetmi udhëzim për rrugën më të drejtë e më të sigurt dhe rrëfyes për shpërblimet e ndëshkimet që do të pasojnë në bazë të veprave të bëra. Njeriu në përgjithësi është i ngutshëm dhe, duke mos menduar për pasojat, ndodh që të lutet për keq, për vete apo për ndonjë tjetër të afërt e të dashur, por Zoti i madhëruar, nga mëshira e Tij nuk ia pranon lutjen për keq, duke e ditur se pas pak kohe do të pendohet pse është ngutur.
Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
29
Dhe mos e bëj dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bëj koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
30
S’ka dyshim, se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai është i Njohur hollësisht për robërit e vet dhe Vështrues i tyre.
31
Ju mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e vrasja e tyre është mëkat i madh.
32
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
33
Dhe mos e vrisni njeriun, që Allahu e ka ndaluar (vrasjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush vritet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në vrasje përderisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).
34
Mos iu afroni pasurisë së jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatojeni, pse për premtimin ka përgjegjësi.
35
Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshore të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36
Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjimi, shikimi dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti, as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund ta arrish lartësinë e maleve.
38
E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
Komentimi
Vetëm mjeshtëria e përsosur e Zotit ka ditur ta errësojë natën për pushimin e njerëzve, e ta ndriçojë ditën për angazhimin € tyre për jetesë. Jeta e njeriut i përngjanë fluturakës në relacion prej pikënisjes e deri në aterim. Gjatë atij relacioni shënohet gjithçka dhe ai shënim më vonë lexohet. Ashtu gjatë tërë jetës së njeriut mbahet shënimi i veprave që në ditën e gjykimit t'i lexojë ai vetë. Secili njeri është përgjegjës i punës së vet, askush nuk do të shpërblehet prej punës së tjetrit, e as nuk do të ndëshkohet. Nëse dikush ka qenë iniciator i ndonjë pune e tradite të mirë, ai do të shpërblehet edhe prej punës së atyre që e punojnë atë, por në realitet ajo është punë edhe e iniciatorit, e kështu është edhe me iniciatorin e së keqes. Zakonisht pasanikët, paria, njerëzit me pozitë janë ata që shkelin normat e Zotit, ngase e ndiejnë veten më të pavarur, andaj afër tyre i zë sherri edhe të tjerët, kur është fjala për këtë botë. Të dhënat e Zotit nuk janë të kufizaura për palë njerëzish, ato janë të dedikuara për të gjithë njësoj, por duhet pasur kujdes në përgatitje për botën tjetër, për jetën e pasosur, pse të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme, janë kalimtare, e nuk bën të humbet e përjetshmja për të përkohshmen. Edhe në këtë botë ekzistojnë dallime, dikush i pasur tjetri i varfër, dikush i dijshëm e tjetri jo aq. Kjo është një fshehtësi, të cilën nuk mund ta zbulojnë mendjet.
Këto janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me Allahun ndonjë të adhuruar tjetër e të hidhesh në xhehenem i qortuar dhe i larguar.
40
A mos iu dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike, që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha (të rënda).
41
Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kuran, në mënyrë që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk iu shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
42
Thuaj: “Sikur të kishte të adhuruar të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj Zotëruesit të Arshit (për t’ia marrë pushtetin)”.
43
I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata.
44
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i Butë dhe Shumëfalës.
45
Kur ti e lexon Kuranin në mes teje dhe atyre, që nuk e besojnë botën tjetër Ne vëmë një perde të padukshme.
46
Ndërkaq në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre, që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kuran Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin prapa dhe largohen.
47
Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kuranin), kur vijnë të dëgjojnë ty, dhe kur ata bisedojnë fshehtazi, dhe kur ata zullumqarë thonë: “Ju nuk jeni duke pasuar tjetër, përveç një njeri të magjepsur!”
48
Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), prandaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
49
Ata thanë: “A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?”
Komentimi
£ Pesha e rëndësisë së respektit ndaj prindërve, vërehet në atë se Zoti xh. sh. ka kërkuar menjëherë pas adhurimit ndaj Tij, respektimin ndaj prindërve. Kujdesi ndaj tyre kërkohet sidomos kur ata përjetojnë pleqërinë dhe bëhen të paaftë. Nuk lejohet kurrsesi ndonjë fjalë e rëndë që i prek ata, e veçanërisht kur ajo ka për qëllim hidhërimin e tyre, Kërkohet kujdes edhe ndaj të afërmve, të varfërve dhe ndonjë të mbeturi në rrugë, e nëse nuk ka njeriu me çka t'u ndihmojë, atëherë ata duhet përcjellë me fjalë të mira. Shpenzimet e panevojshme janë të ndaluara, e posaçërisht ato të kota që nuk i sjellin dobi askujt, ose ato në rrugë të këqija, sepse me ato shpenzime ndihmohet rruga e shejtanit. Njeriu nuk duhet të jetë koprrac, por jo edhe tepër shpenzues. Thuhet se një grua e dërgon vajzën e vet të kërkojë nga Pejgamberi herkën - xhyben e tij, e derisa atë nuk e pati, ia dha këmishën e vet, por mbeti ulur në shtëpi dhe nuk mundi të dalë për namaz në xhami. Ky ishte shkaku i shpalljes së këtij ajeti. Nga frika se do të varfërohen, që do të thotë se ende nuk i kishte kapur varfëria, disa xhahila arabë mbytnin vajzat e posalindura. Furnizimi (rrizku) është i garantuar prej Zotit, Ai sipas dijes së Vet u jep njerëzve aq sa duhet. Zinaja - kurvënia është ves i ndytë dhe shtazarak, me pasoja të mëdha. Kujdestari, trashëgimtari i të mbyturit pa faj, ka të drejtë të kërkojë përmes drejtësisë hakmarrjen: të mbytet —
ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe (Allahu do t’ju ringjallë)”. Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” E ata do t’i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ajo gjithsesi është afër!”
52
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
53
E ti robërve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”.
54
Zoti i juaj e di më së miri gjendjen tuaj, nëse Ai do ju mëshiron, dhe nëse Ai do ju dënon, e ty (Muhamed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t’i fusësh me dhunë në besim).
55
Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij, që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zeburin (shënime).
56
Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”.
57
Të tillët që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.
58
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve), e që Ne nuk do ta shkatërrojmë, ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para Ditës së Kijametit. Kjo është e theksuar në Libër (Levhi Mahfudh).
Komentimi
fajtori, të paguajë gjakun ose t'ia falë. Këtë të drejtë ia ka dhënë Zoti, andaj ai nuk ka të drejtë të tejkalojë kufijtë e drejtësisë. Ndaj pasurisë së jetimit duhet pasur kujdes, duhet ruajtur atë dhe brenda mundësive edhe duhet shtuar. Tregtarët kanë përgjegjësi të madhe nëse bëjnë hile në matjen dhe në peshimin e gjësendeve. Mos thuaj e pashë, pa e parë mirë, e dëgjova ose di pa e ditur mirë, pse për gjithë këtë ke përgjegjësi para Zotit. Mendjemadhësia është e urrejtur edhe prej njerëzve edhe prej Zotit. €€
idhujtarët i urrenin për vete vajzat, e engjëjt që sipas mendimit të tyre ishin femra, ia përshkruanin Zotit bija. Edhe pse Kur'ani u solli atyre shembuj të llojllojshëm për mëvetësinë e Zotit, ata zota, do t'ia merrnin pushtetin Atij, por ata nuk ishin asgjë. Nuk ka qenie as send që nuk e adhuron Zotin, që nuk ia njeh Madhërinë e Tij, që nuk vërteton mëvetësinë e Tij, por derisa ato adhurime nuk janë në gjuhën e njerëzve, ata nuk i kuptojnë. Zotin e madhërojnë: qiejt me kaltërsinë e tyre, bimët me gjelbërimin € tyre, uji me gurgullimin e tij, shpezët me këngën e tyre, dielli me lindjen e me perëndimin e tij, retë me shiun e tyre, të gjitha këto shprehin Madhërinë, fuqinë, urtësinë e Tij. Kundërshtarët shkonin dhe e dëgjonin Muhammedin kur ai lexonte Kur'an, por me qëllim të keq, sepse përpiqeshin ta përqeshnin më vonë dhe të bënin tallje me të, e kur përmendej në Kur'an se vetëm një Zot është e nuk ka tjetër, kur mohoheshin rrënjësisht zotat e tyre, ata nuk mund të duronin, andaj sa mundnin iknin larg e më larg, sikur dreqi që ikën prej ezanit. Ku ta dimë, u kishte hyrë në gjak mohimi, andaj as zemrat e tyre nuk kuptonin, e as veshët e tyre nuk dëgjonin, përkundrazi, ata përpiqeshin ta diskualifikonin Muhammedin duke i thënë: sa i çmendur, sa poet, sa i magjepsur etj., por Zoti i dinte më së miri ato intriga të tyre, kurse Muhammedin e forconte
Neve nuk na pengoi asgjë, që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë) Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
60
Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë, edhe nëse ju sjell mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kuran), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk iu shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
61
Përkujto kur Ne iu thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bëj sexhde atij, që e krijove nga balta?"
62
(Mandej vazhdoi e) Tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetoj deri në Ditën e Kijametit unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice”.
63
(Zoti) Tha: “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje shpërblimi juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë”.
64
Dhe me atë alarmin e zërit tënd mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët e tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk iu premton tjetër, përveç se mashtrim.
65
Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66
Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë Mëshirues ndaj jush.
Komentimi
idhujtarëve u dukej e pamundur ringjallja, nuk donin të vërtetonin ngase do të duhej përgjigjur për veprat e tyre të ndyta, andaj sikur habiteshin nga thëniet e Kur'anit për një ngjarje të tillë, Kur'ani u thotë: do të ringjalleni dhe do t'i përgjigjeni thirrjes rë për t'iu prezentuar Atij dhe atëherë do ta madhëroni Atë dhe do të kuptoni se kjo jetë ka qenë shumë e shkurtër, pos është vonë. Besimtarët porositen të kenë kujdes për fjalën që e thonë, pse nëpërmjet fjalës së keqe, shejtani nxit armiqësi mes njerëzve, pra duhet ta ruajnë afërsinë mes vetes. Zoti e di më së miri se kush do të besojë e kush jo, e di se kë është dashur ta dërgojë pejgamber, cilin ta gradojë më shumë. Këto janë punë të Zotit, andaj Muhammedi është vetëm udhëzues, e nuk është në kompetencën e tij t'i bëjë njerëzit të besojnë. Përmendet Davudi ngase jehuditë patën thënë se nuk ka as pejgamber pas Musait as libër pas Tevratit. Dikush adhuronte engjëjt, dikush Uzejrin, e dikush Isain, e nuk e dinin se vetë këta të adhuruar të përmendur, përpiqeshin të gjejnë rrugën më të mirë në lutjet e tyre për t'iu afruar sa më afër Zotit Krijues, përpiqeshin ta fitojnë mëshirën e Zotit dhe gjithnjë ia kishin frikën dënimit të Tij. Jobesimtarët kërkonin mrekulli konkrete prej Muhammedit, e Zoti i thotë: “Ne nuk na pengon asgjë që të sjellim ty meat, por nëse mrekullia nuk respektohet, atëherë pason dënimi dhe shkatërrimi, sikurse i shkatërruam popujt e mëparshëm, e edhe ata Themud, popullin e Salihut, e popullin tënd, Muhammed, nuk do ta shkatërrojë me fenomene të natyrës, ata që nuk do të besojnë Ty, do të pësojnë disfatë prej besimtarëve të tu, ose do të mbeten të dënohen me zjarr në botën tjetër.
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, iu mbetet vetëm Ai (Allahu), mirëpo pasi Ai t’ju shpëtojë e të arrini në tokë ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
68
A mos jeni të siguruar, që nuk do t’iu shafitë në tokë, ose nuk do t’ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69
A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë një herë tjetër në det, e t’ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t’ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
70
Ne vërtet i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), iu mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave, që Ne i krijuam.
71
(Përkujto) Ditën kur do të thërrasim çdo njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk iu bëhet e padrejtë asnjë fije.
72
E kush ka qenë i verbër në këtë (botë) ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
73
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
74
Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak tek ata.
75
E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër Nesh.
Komentimi
Zoti me dijen e Vet të pakufisme e di se kush do të besojë e kush jo, edhe sikur t'u sillte mrekullitë që i kërkuan. Disa prej tyre nuk besuan Miraxhin, e kur u tha Muhammedi se në xhehenem është një pemë që quhet “Zekkum”,Ebu Xhehli bëri tallje dhe u tha kurejshitëve: Muhammedi po ju frikëson me pemën Zekum, a dini çka është Zekumi” Është hurma dhe ulliri, pastaj € thirri shërbëtoren t'ju sillte dhe të ushqehen me to në shenjë talljeje. Kjo pemë e mallkuar është e përmendur në Kur'an si ushqim i atyre që do të jenë në xhehenem, e që do t'u copëtojë mushkëritë ngrënia e saj. E qe, nuk besuan mrekullitë e Pejgamberit, pse shejtani gjithnjë i ka mashtruar njerëzit, ngase është betuar se është armik i tyre.
Armiqësia e shejtanit kundër njerëzve është e pranishme prej Ademit, kur bëri kryelartësi dhe për atë shkak u përjashtua prej mëshirës së Zotit, por u betua se do të përpiqet t'u hakmirret njerëzve sa të ekzistojë jeta. Zoti xh. sh. i dha leje të veprojë, duke i thënë se robtë e sinqertë ndaj Meje, besimtarët e denjë, i mbroj Unë, e ti nuk ke fuqi t'i mashtrosh. Shoqërimi i tij në pasuri të njerëzve është te ata që pasurinë e tyre e fitojnë në mënyrë të palejueshme, haram, ose e shpenzojnë pa vend. E përzierja e tij në fëmijë, manifestohet te fëmijët pa kurorë, te imoraliteti. Është karakteristike se njerëzit shkojnë pas mësimeve të dreqit, madhërojnë e adhurojnë çka nuk duhet, por kur e vërejnë rrezikun se do të shkatërrohen si kur i kapin valët e detit, atai harrojnë të gjitha ato mësime dhe adhurime të gabuara e i drejtohen Zotit të madhëruar, sepse e dinë se vetëm Ai mund t'i shpëtojë në ato raste, por sa të çlirohen e vazhdojnë mbrapështinë e tyre, e nuk mendojnë se Zoti i ka në dorë dhe kur të dojë i shkatërron.
Ata gati të shqetësuan në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
77
Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78
Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e dëshmuar.
79
Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kuranin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
80
Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjer në një vend të mirë dhe më nxirr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”.
81
Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
82
Ne të shpallim Kuranin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk iu shton tjetër përpos dëshpërim.
83
E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84
Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”.
85
Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”.
86
Po të kishim dëshiruar Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
Komentimi
£ Njeriun e dalloi Zoti me të menduar prej gjallesave të tjera, e kur ai e gjeti edhe rrugën e drejtë, u bë më i lavdishëm se krijesat e tjera. Për prijësin, sipas së cilit do të thirren njerëzit në ditën e gjykimit, interpretuesit e Kur'anit kanë dhënë mendime: do të thirren sipas pejgamberit të vet, do të thirren sipas librit - shpalljes, do të thirren sipas prijësit të tyre të fesë dhe do të thirren sipas shënimeve të veprave. Njerëzve të shpëtuar u jepen shënimet e veprave nga e djathta dhe ata të gëzuar do t'i lexojnë ato. E ai që ka qenë i verbër, për rrugën e drejtë, edhe në ahiret do të jetë i verbër. Idhujtarët e lutën Muhammedin: të mos i asgjësojë zotat e tyre e ata do ta lutnin Zotin e tij, t'ju përcaktojë vend të veçantë parisë e të mos ulen së bashku me të varfërit etj., por Zoti e mbrojti prej intrigave të tyre. Rregull e Zotit është që, ata të cilët e përzënë Pejgamberin, t'i shkatërrojë, e ashtu do të bënte edhe me mekasit sikur ta përzinin Muhammedin, e rregulla e Zotit nuk pëson ndryshime. Me ajetin për faljen e namazit janë përfshirë të gjitha kohët: prej mes ditës - dreka dhe iqindia, prej territ - akshami dhe jacia, e edhe sabahu.
Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
88
Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin”.
89
Ne iu sqaruam njerëzve në këtë Kuran shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër vetëm mohimin.
90
Ata thanë: “Nuk të besojmë ty derisa të na nxjerrësh prej tokës burime”.
91
Ose (nuk të besojmë deri sa) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92
Ose (nuk të besojmë derisa) të bjeri mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellësh Allahun dhe engjëjt pranë nesh.
93
Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!” Thuaj: “Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?”
94
Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur iu erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun pejgamber?”
95
Thuaj: “Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!”
96
Thuaj: “Allahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai i njeh hollësisht dhe i sheh robërit e vet”.
Komentimi
Pejgamberi lutet të vdesë me iman dhe të ringjallet po ashtu me iman. Kur hyri në Mekë, si çlirues i saj, thoshte: Shkëlqeu feja islame e u fundos idhujtaria. Kur'ani është mbrojtës prej sëmundjeve siç janë: xhahilijjeti, kotësia, zilia etj., e është edhe mëshirues që shëron ata që pendohen. Njeriu në përgjithësi është i dobët, pse kur është në gjendje të mirë i rritet mendja, e kur është në të keqe dëshprohet tepër, por jo të gjithë, secili vepron sipas karakterit të tij. Rreth shpirtit nuk di askush pos Zotit, çështja e shpirtit është çështje sekrete, andaj çdo përpjekje për shpjegim rreth tij, është vetëm hamendje. £
Ndihma e Zotit bëri që Kur'ani të mësohet përmendësh dhe të ruhet në gjoksin e Pejgamberit dhe të sahabëve, e të pasardhësve të tyre deri më sot dhe kështu do të vazhdojë të jetë i ruajtur në zemrat e njerëzve deri pak para kijametit, kur do të tërhiqet. Për mrekullinë e Kur'anit, të paarritur prej askujt tjetër, është theksuar në disa vende në Kur'an
Atë që Allahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Ne Ditën e Kijametit i tubojmë ata, duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra përdhe, të verbër, memecë, të shurdhët. Vendi i tyre është xhehenemi, sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit.
98
Ai (dënim) është meritë e tyre, sepse ata mohuan argumentet tona dhe thanë: “A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?”
99
A nuk e kuptuan ata, se Allahu që krijoi qiejt e tokën është i Plotfuqishëm, që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai ua ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër vetëm të refuzojnë.
100
Thuaj: “Sikur t’i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen do të bëheshit koprracë; njeriu është dorështrënguar”.
101
Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhamed) Beni Israilët (nëse duan të dëshmojnë), kur ai iu ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!”
102
Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar”.
103
Ai (faraoni) deshi t’i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata, që ishin me të së bashku.
104
Pas tij Beni Israilëve iu thamë: “Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”.
Komentimi
Paria kurejshite ishte tubuar te Qabja dhe çuan e thirrën Pejgamberin të bisedojnë me të, e ai i gëzuar se ndoshta do ta pranojnë dinin islam shkoi me të shpejtë e ata i thanë: “Na ke sjellë diçka të re, po na i përqesh prindërit, po na i fyen zotat dhe fenë, na ke shpërndarë, je bërë njëfarë mendjelehti. Nëse ke për qëllim pasuri, po të pasurojmë, nëse dëshiron pozitë po të zgjedhim kryetar, nëse të kanë sëmurë xhindet, po kërkojmë shërim për tyl” Pejgamberi tha: “Unë nuk mendoj për atë që thoni, nuk dua pasuri, nuk dua pozitë, nuk jam i sëmurë, po Allahu më dërgoi pejgamber, nëse besoni do të fitoni të mirat e kësaj dhe të botës tjetër, e nëse refuzoni, unë do të duroj deri që Allahu të bjerë vendim mes meje dhe jusht” Ata i thanë: “Nëse këto nuk i pranon, ti pra e di se ne jemi shumë ngushtë për ujë, për ushqim etj., prandaj, lute Zotin tënd të na i bëjë kodrat ar, të na sjellë lumenj, të kemi kopshte, pallate nga arit” Këto pyetje të tyre ishin shkak i shpalljes së këtyre ajeteve.
Ne me urtësi e zbritëm atë (Kuranin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
106
Dhe (ta shpallëm) Kuranin, që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
107
Thuaj: “I besuat ju atij, ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që iu është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur iu lexohet atyre, ata hidhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”.
108
Dhe thonë: “I Lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”.
109
Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kuranin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj Allahut).
110
Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngrej zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
111
Dhe thuaj: “Lavdëruar qoftë Allahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”.
Komentimi
£ Të lumtur janë ata që gjetën rrugën e drejtë, e të mjerë janë ata që nuk deshën të mendojnë për fuqinë e Zotit, por thoshin: si mund të ringjallemi pasi të kalben eshtrat e të bëhemi dhë e pluhur, e nuk mendonin se Ai Zot që krijoi qiej e tokë, ka fuqi t'i ringjallë ata. 1 ringjall, por për shkak të kokëfortësisë së tyre do të tërhiqen për këmbësh, kurse fytyra u shkon zhag për tokë: do të futën në xhehenem dhe sa herë që u digjet trupi, u përtërihet ashtu që zjarri të marrë hov edhe më të madh. Pastaj Kur'ani u thotë, ju kërkoni pasuri, e sikur t'i kishit depotë e nimeteve të Zotit, ju do të frikësoheshit se po shpenzohet e nuk do të mund t'i furnizonit njerëzit. Mohuesve të besimit nuk u thyen mendjen as mrekullitë më konkrete. Zoti ia pat dhënë Musait nëntë mrekulli, po faraoni dhe ithtarët e tij nuki besuan, andaj e merituan shkatërrimin. që më lehtë ta mësonin dhe ta nxinin përmendësh, e edhe sipas nevojës për zgjidhjen e ndonjë çështjeje. Idhujtarët e besuan ose nuk e besuan, atij nuk i bie vlera. Dijetarët e librave të mëparshëm, të cilët kishin lexuar librat e tyre dhe ishin njerëz të mirë e të sinqertë, kur dëgjonin leximin e Kur'anit, hidheshin me fytyra në tokë, duke adhuruar Zotin dhe duke i shprehur lavdërim për premtimin e Tij të pathyeshëm.
307
Komentimi
Jobesimtarët e dëgjuan Muhamedin a.s. duke e thirrur Zotin: O Allah, O Rrahman, e thanë: Ky na thërret të besojmë një Zot, e vetë po u lutet dy zotave.- Kurani iu tha, se Zoti ka shumë emra dhe të gjithë emrat e Tij janë më të bukurit, pra e thirrët me atë, ose me këtë është krejt njësoj, Zoti është një e emra ka shumë. Pejgamberi a.s. urdhërohet të mos e ngrejë shumë lart zërin duke lexuar Kuran tek falej, pse idhujtarët e fyenin kur e dëgjonin, e porositet që të mos e ulë tepër zërin e të mos e dëgjojnë ata që falen pas tij. Ky ishte shkak i zbritjes së këtij ajeti.