Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
29
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
30
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
31
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
32
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
33
Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
34
Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte iu lëshuam një erë, që solli gurë mbi ta.
35
(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
36
Ai (Luti) iu pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
37
Ata deshën t’iu afrohen mysafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
38
E atyre në një mëngjes të hershëm iu erdhi dënimi i përhershëm.
39
Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!
40
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
41
Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
42
Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një Ngadhënjyesi, i një Fuqiploti.
43
A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm, se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
44
A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”
45
Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
46
Por jo, afati i tyre është Kijameti, e Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
47
S’ka dyshim, se idhujtarët kriminelë janë, edhe në një huti, edhe në zjarr të madh.
48
Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuajeni dënimin Sekar” (emër i një xhehenemi).
49
Ne çdo send e kemi krijuar me paracaktim preciz.
Komentimi
Afrimi i momentit të shkatërrimit të kësaj bote, është i kuptueshëm nga fakti se Muhammedi është i dërguar i fundit, por distanca ndërmjet ardhjes së tij dhe momentit, është aq sa e di Zoti, e askush tjetër. Për ndarjen e hënës më dysh, si mrekulli e Pejgamberit, vërteton shumica dërmuese e komentatorëve, vërtetojnë edhe shumë hadithe të vërteta që shënuan muhadithinët, në mesin e të cilëve edhe përmbledhësit më të njohur e më autoritativë, Buhariu e Muslimi. Pas fakteve të tilla nuk mbetet vend për ndonjë shqyrtim ndonëse sipas disave, fjala është për ditën e kijametit kur do të copëtohen të gjithë trupat qiellorë, pra edhe hëna. Jobesimtarët kurejshitë nuk u besuan fakteve, por ata shkuan pas dëshirave të veta, por është normale që çdo send c gjen vendin e vet, € vërteta te njerëzit e mirë, kurse e shtrembëra te të këqijtë. Kur'ani është dituri e këshillë e përsosur, por arrogantëve nuk u bën dobi, të cilët kur thirrë Israfili për ringjallje, do të dalin prej varreve si karkalecat që nuk kanë ndonjë orientim të caktuar në qarkullimin e vet, e ajo është ditë e vështirë për mohuesit. Populli i Nuhut përveç që e quajti gënjeshtar, ai edhe iu kërcënua, andaj u dënua me vërshim, i Adit u zhduk nga një erë e fortë dhe e ftohtë që fryente nga ana e perëndimit, ndërsa të Themudit, që e theri deven që ishte mrekulli e Salihut, u zhduk me një krismë rrufeje.
570
وَما أَمرُنا إِلّا وٰحِدَةٌ كَلَمحٍ بِالبَصَرِ
٥٠
وَلَقَد أَهلَكنا أَشياعَكُم فَهَل مِن مُدَّكِرٍ
٥١
وَكُلُّ شَىءٍ فَعَلوهُ فِى الزُّبُرِ
٥٢
وَكُلُّ صَغيرٍ وَكَبيرٍ مُستَطَرٌ
٥٣
إِنَّ المُتَّقينَ فى جَنّٰتٍ وَنَهَرٍ
٥٤
فى مَقعَدِ صِدقٍ عِندَ مَليكٍ مُقتَدِرٍ
٥٥
50
Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
51
Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
52
Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
53
Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54
Është e vërtetë, se të devotshmit do të jenë në xhenete e në lumenj,
55
në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i Gjithëpushtetshëm (tek Allahu).
Komentimi
£ Kur erdhën melekët në formë të djelmoshave të rinj e të bukur te Luti, ai i priti mirë si mysafirë, por populli i tij u vërsul ndaj tyre, duke ia rrethuar shtëpinë dhe deshi t'ia thyej derën. Atëherë doli Xhibrili dhe me skajin e krahut të vet ua mëshoi fytyrës dhe ua verbëroi sytë. Pasi përshkruhen ndëshkimet kundër popujve të mëparshëm arrogantë, Kur'ani u drejtohet kufarëve, duke u thënë se ju nuk jeni më të rëndësishëm se të parët, e përse bëni kryelartësi, a mos keni të shkruar ndonjë garanci në librat qiellorë” Ajeti 45: “Do të thyhet ai grumbull idhujtarësh dhe do të marrin ikën”, është një nga mrekullitë e Kur'anit, sepse Allahu e lajmëron Pejgamberin për atë fshehtësi që do të ndodhë më vonë. Ashtu edhe ngjau në luftën e parë, ku u ballafaquan myslimanët me idhujtarët, në Luftën e Bedrit. Çdo gjë në këtë botë është e krijuar në mënyrë precize, me një qëllim të caktuar dhe ushtron një funksion të rëndësishëm, edhe pse për shumë sende, njerëzit nuk dinë asgjë. Çështja e krijimit nuk parashtron ndonjë përgatitje a mund, përsa i përket fuqisë së Zotit, sepse sendi që ia drejton dëshirën, ai kryhet sa çel e mshel sytë. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i surës “'El Kameru''. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar'