Këto janë ajetet e librit (të Kuranit) të plotkuptueshëm.
3
Po të lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
4
Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemtë e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
5
E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues.
406
وَنُمَكِّنَ لَهُم فِى الأَرضِ وَنُرِىَ فِرعَونَ وَهٰمٰنَ وَجُنودَهُما مِنهُم ما كانوا يَحذَرونَ
Dhe atyre t’u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t’ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
7
Ne e frymëzuam nënën e Musait: t’i japë atij gji, e kur të kesh frikë për të, atëherë hidhe atë në lumë, e mos u frikëso, as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
8
E atë e gjeti familja e faraonit, ashtu që në fund ai t’iu bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
9
E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e vritni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
10
E zemrën e nënës së Musait e kaploi ankthi (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj, që të bëhet e bindur (në premtimin e Allahut).
11
E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
12
Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjirit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"
13
Dhe ashtu e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të jetë e kënaqur, e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo, se premtimi i Allahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
Komentimi
Shkronjat e ndara në fillim japin për të kuptuar se ky libër i mrekullueshëm dhe i pashoq, është i përbërë prej shkronjave të tilla. Përmes engjëllit Xhibril, Muhammedit i lexohet tregimi rreth Musait e faraonit në mënyrën më të vërtetë e më të sigurt, por për atë popull që e beson Kur'anin. Faraoni i kohës së Musait ishte aq kryelartë sa që veten e quante zot, e popullin e kishte ndarë në grupe dhe atë të beni israilve e shtypte pa masë, ua mbyste meshkujt e ua linte të gjalla femrat sa për shërbime. Mëshira e Zotit ishte ta ndihmojë atë popull të shtypur, e faraonit dhe ministrit të tij, Hamanit që ishin zullumqarë, t'u tregojë se e ardhmja do të jetë në duar të atyre të shtypurëve, të cilës gjë ia kishin frikë.
E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
15
Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të gjeti dy veta, që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra me grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është prej veprave të djallit, e s’ka dyshim, se ai është armik i hapët që shpie në humbje”.
16
Ai tha: “Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është Shumëfalës, Mëshirues i madh.
17
Ai tha: “Zoti im, për shkak të mirave që m’i dhurove mua kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve”.
18
Dhe (Musai) mbeti i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur ja, ai që i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!”
19
E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve ai tha: “A do të më vrasësh mua, siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jesh nga përmirësuesit!”
20
Dhe erdhi një njeri, që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: "O Musa, parësia është duke biseduar për të vrarë ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”.
21
E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar”.
Komentimi
Faraoni kishte urdhëruar të mbytet çdo fëmijë mashkull që lind ndër beni israelitët. Nënën e Musait e kishte frymëzuar Zoti që për një kohë t'i japë ajo gji, e kur t'i kërcënohet rreziku për te, ta hedhë në lumë e të mos frikësohet as të mos pikëllohet se Zoti do ta ruaj atë, madje edhe do ta shpallë pejgamber. Lumi e barti, e çoi kah dera e faraonit dhe atë e gjeti familja e tij. Gruaja e faraonit, Asijetu, u gëzua dhe kërkoi që të mos mbytej, ta rrisnin dhe ta adoptojnë për fëmijë. Nëna e Musait gati u çmend kur kuptoi se ai kishte rënë në duar të faraonit, por besimi në Zotin e përforcoi. Ajo i tha bijës së vet, motrës së Musait që të vështrojë prej së largu, të mos hetohet që po e përcjell se ç'po ndodh me të.
Dhe kur u drejtua nga Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë”.
23
E kur arriti ujin e Medjenit aty gjeti një grumbull njerëzish, që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra, që po i ndalnin (kafshët e tyre) e iu tha: “E si është puna e juve të dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk iu japim ujë, deri sa të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!"
24
Atëherë ai iu dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh prej mirësive!”
25
E njëra prej tyre erdhi tek ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen ai tha: “Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!”
26
Njëra prej atyre të dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!”
27
Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të të rëndoj ty, e në dashtë Allahu, ti do të gjesh tek unë mirëkuptim!”
28
Ai (Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi Allahu është garant”.
Komentimi
Familja e faraonit u interesuan për një grua që do t'i japë gji, por Musai si foshnjë nuk merrte gjinin e asnjë gruaje. Atëherë motra e Musait shfrytëzoi rastin dhe u tha se di për një grua që do të mund t'i jipte gji dhe se është e një familjeje të mirë e të ndershme. Ata çuan dhe e thirrën atë grua, në të vërtetë vetë nënën e Musait, por nuk e dinin se ajo ishte nënë e tij. Fuqia e Zotit bëri që ta shpëtojë fëmijën, ta gëzojë nënën e tij dhe t'i japë të kuptojë se udhëzimi i Zotit është i vërtetë, i sigurt dhe i pathyeshëm. Për nënën e Musait thuhet se e kishte emrin Juhaze, e për motrën Merjem ose Katime apo Kylsum. Thuhet se faraoni dyshoi kur pa se foshnja po e thith gjinin e asaj gruaje, andaj e pyeti: çka është puna që asnjë gji tjetër nuk pranoi e tëndin po” Ajo tha: Jam e tillë që çdo fëmijë më thith mua, si duket e kam qumështin të mirët la dhanë foshnjën ta mbajë në shtëpinë e vet dhe e shpërblyen me gjëra të çmueshme.
E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, dhe vërejti nga ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë zjarri, që të ngroheni”.
30
Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: “O Musa, s’ka dyshim, se Unë jam Allahu, Zoti i botëve!”
31
Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai, se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, kthehu ku ishe e mos u frikëso, se me të vërtetë ti je i sigurt.
32
Fute dorën në xhep, e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
33
Ai (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam vrarë një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më vrasin!”
34
E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, prandaj dërgoje atë me mua ndihmë, që t'i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë, se do të më shpallin gënjeshtar.
35
(Allahu iu përgjigj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve të dyve, ashtu që ata të mos mund t’iu afrohen juve, prandaj ju të dy dhe ata që iu janë bindur juve jeni ngadhënjimtarë”.
410
فَلَمّا جاءَهُم موسىٰ بِـٔايٰتِنا بَيِّنٰتٍ قالوا ما هٰذا إِلّا سِحرٌ مُفتَرًى وَما سَمِعنا بِهٰذا فى ءابائِنَا الأَوَّلينَ
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta ata thanë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!”
37
E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që iu erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim”.
38
E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, prandaj ti, o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrij ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.
39
Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan, se nuk do të kthehen te Ne.
40
Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, e shiko pra se si përfundojnë mizorët.
41
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në Ditën e Kijametit atyre nuk do t’iu ndihmohet.
42
Edhe në këtë botë i kemi përcjellur ata me mallkim, kurse në Ditën e Kijametit ata janë të përbuzur.
43
E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin, që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë, që të marrin mësim.
Komentimi
£ Pasi u rrit Musai dhe Zoti e pajisi me dituri, e kuptoi se rruga e besimit të atij populli ishte e gabuar, por për atë qëndrim të tij iu tërhoq vërejtja, andaj nuk kishte guxim të dukej në qytet. Në një çast, i pahetuar, hyn në qytet dhe has në dy njerëz që ishin ngatërruar ndërmjet vete, njëri kibtij e tjetri beni israil dhe ky i fundit kërkon ndihmë prej Musait. Pa ndonjë qëllim të caktuar, Musai e shtyn me grusht kibtin dhe ai vdes në vend. Musai pendohet shumë për atë rast dhe kërkon prej Zotit falje, sepse me anën e të mirave që ia dhuroi Zoti, ai bëri gabim, por Zoti ia fali. Pas atij momenti Musai rri i fshehur, por zbulohet kur ditën tjetër i njëjti person nga beni israilët ngatërrohet me një tjetër dhe e thërret për ndihmë Musain. Një besimtar e lajmëron Musain për konsultimet e parisë së shtetit të faraonit kundër tij dhe e këshillon të ikën. Musai ik kah Medjeni e në rrugë has në një pus ku barinjtë u jepnin ujë kafshëve. Më larg, dy vajza kishin menjanuar kafshët e tyre e prisnin të largohen barinjtë dhe pastaj t'u jipnin ujë bagëtive të veta. Pusi ishte i mbuluar me një rrasë guri që me vështirësi hiqej, por pasi që i ati i tyre ishte i shtyrë në moshë, ato duhej ta kryenin atë punë. Nga mëshira, Musai u ndihmoi, e pastaj shkoi te një hije, ishte i lodhur, por edhe shumë i uritur, sepse kishte shtatë ditë që nuk kishte pasur ç'te hajë, përveç barishteve, andaj e luti Zotin ta ndihmojë. Merre me mend, njëri ndër më të zgjedhurit nga krijesat e Zotit është sprovuar deri në atë masë.
E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku Allahu i foli Musait), kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.
45
Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t'iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
46
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur, kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli, që para teje nuk iu kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
47
Dhe të mos thonë, kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: “Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë!”
48
E kur atyre iu erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhamedit), sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë, që iu dha Musait më parë?” E thanë: “Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonjërën prej tyre ne e mohojmë!”
49
Thuaj: “Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë sillni një libër prej Allahut, që është edhe më udhëzues se këta të dy (Tevrati e Kurani), e ti përmbahem edhe unë atij?”
50
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai, që duke mos pasur fakt prej Allahut ndjek epshin e vet? S’ka dyshim, se Allahu nuk e udhëzon popullin zullumqar.
Komentimi
Vajzat kthehen në shtëpi, i tregojnë të atit për ndihmën e një njeriu, e ai e dërgon njërën vajzë ta ftojë për shpërblim. Vajza e ndershme, përpiqej t'i mbuloje pjesët e trupit. Por Musai ishte edhe më i ndershëm, e urdhëron vajzën të ecë prapa tij dhe t'i tregojë për rrugën. Kur arriti tek i zoti i shtëpisë, ai plak kishte qenë Shuajbi, e Musai i tregoi për rastin e vet dhe ai i tha se ishte i shpëtuar prej atij populli zullumqarë. Shuajbi bisedoi me Musain për shërbim si bari dhe Musai pranoi. E martoi me njërën nga vajzat e veta. Si duket Musai qëndroi aty si bari dhjetë vjet, e pastaj e mësyu Egjiptin. Rrugës iu dha shpallja e parë, përmes Zotit u njoftua për dy mrekullitë dhe iu dha shenjë se e vërteta do të shkëlqejë si dora e tij.
Ndërsa Ne ua dërguam pandërprerë atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
52
E atyre që Ne iu dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kuranit).
53
Dhe kur iu lexohet atyre thonë: “Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!”
54
Atyre iu jepet shpërblim i dyfishtë, për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.
55
Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, neve nuk na duhen injorantët!”
56
Është e vërtetë, se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.
57
Ata thanë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!” Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt, që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
58
E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej ndokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
59
Zoti yt nuk është i tillë, që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgojë Pejgamber, i cili do t’ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
Komentimi
Faraoni e dinte se Zoti i tij ishte Ai që e krijoi atë dhe popullin e tij, por nuk donte të pranojë paaftësinë e vet se do të vdesë dhe do të ringjallet e do të përgjigjet para Zotit Krijues, andaj bëri aso lajthimesh gjoja se do të arrinte në qiell e ta shohë se a ka zot tjetër. Atë dhe popullin e tij Zoti i dënoi në këtë jetë duke i mbytur në ujë, i mallkoi dhe i bëri këshillë të atyre që ndjekin rrugën e tij për në xhehenem. Pas shkatërrimit të popujve të lashtë, Musait i dërgoi Tevratin ës thuhet se pas zbritjes së Tevratit, asnjë popull nuk është ndëshkuar me ndonjë dënim nga qielli, përveç banorëve të atij vendi që u shndërruan në majmunë. Mirëpo, për shkak se ndërmjet kohës së Musait e të Muhammedit ishte një periudhë e gjatë, njerëzit shumë sende i harruan e shumë të tjera i ndryshuan, prandaj dërgimi i Isait pejgamber, e mandej i Muhammedit nja gjashtë shekuj pas tij, ishte nevojë e domosdoshme, sidomos për arabët, të cilët nuk kishin pasur të dërguar për shumë kohë. Dërgimi i pejgamberëve është kundërargument ndaj atyre që nuk besuan dhe deshën të arsyetohen se nuk kanë ditur për rrugën e drejtë. Tregimet rreth ngjarjeve të popujve të lashtë, e posaçërisht i disa detajeve, vërtetojnë se Kur'ani është shpallje e Zotit e komunikuar Muhammedit, përndryshe si do të mund t'i shpjegonte ato ndodhi në hollësi, kur dihet se nuk ishte i shkolluar, madje as të shkolluarit e tjerë nuk dinin asgjë për ato detaje. Dyfish të shpërblyer ishin ata që i kishin besuar shpalljes së mëparshme, e kur u shpall Kur'ani, i besuan edhe atij.
Dhe çdo gjë, që iu është dhënë juve ështe kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek Allahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe e përhershme, pra, a nuk mendoni?
61
A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhenet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në Ditën e Kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
62
(përkujto) Ditën kur i thërret ata e iu thotë: “Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?”
63
E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin) thonë: “Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqemi, se ata nuk na adhuruan neve!”
64
Dhe iu thuhet: “Thirrni zotat tuaj”! Ata i thërrasin, por ata nuk iu përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
65
Dhe ditën kur (Allahu) i thërret ata e iu thotë: “Çfarë përgjigje iu keni dhënë të dërguarve?”
66
Atë ditë atyre iu humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
67
E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira; ai le të shpresojë, se është nga të shpëtuarit.
68
Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk iu takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është Allahu nga çka i përshkruajnë për shok.
69
Dhe Zoti yt e di, se ç’fshehin zemrat e tyre dhe se ç’shfaqin haptazi.
70
Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar të vërtetë pos Tij, vetëm Atij i takon e tërë lavdia në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe vetëm Atij i takon gjykimi, dhe tek Ai ktheheni.
Komentimi
Për ajetin numër 56, shumica e komentatorëve janë të mendimit se kishte të bëjë me axhën e pejgamberit, me Ebu Talibin, por sipas rregullit të përgjithshëm, sipas së cilit çështjet duhet studiuar në bazë të kuptimit të përgjithshëm, e jo sipas shkakut, kuptohet se e tërë kompetenca për udhëzim definitiv në rrugën e drejtë është e Allahut dhe e askujt tjetër, qoftë ai edhe pejgamber. Qabja me rrethinë ishte vend i shenjtë dhe i sigurt, ngase në të nuk zhvillohej luftë, madje edhe pse ishte vend guror dhe jopjellor, aty silleshin frutat nga të gjitha vendet dhe prej të gjitha llojeve. Atë privilegj e gëzonin kufarët arabë edhe para islamizmit, e do ta gëzonin edhe më shumë në fenë islame, por nga injoranca nuk pranuan rrugën e drejtë, e jo nga ndonjë arsye tjetër.
Me zhdukjen e popujve të mëparshëm, mekasve u tërhiqet vërejtja me vendet që tani kishin mbetur të shkretëruara, duke mos banuar askush në to, përveç ndonjë kalimtari që përkohësisht ndalej në to. Ata patën përbuzur të mirat e Zotit, nuk i pranuan udhëzimet e as pejgamberët, ashtu si bënin edhe mekasit me Pejgamberin tonë. Zoti nuk ndëshkoi asnjë popull pa ia dërguar njëherë pejgamberin, pa ia treguar udhën e drejtë, e nëse edhe mëtutje e vazhdonin rrugën e gabuar, atëherë dënimi ishte masë e domosdoshme.
Thuaj: “Sikur Allahu ta bënte natën e përhershme (t’ua zgjaste) deri në Ditën e Kijametit, ç’mendoni, cili zot pos Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?”
72
Thuaj: “Më tregoni, nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë, që të pushoni në të? A nuk e shihni (sa po gaboni)?”
73
Po mëshira e Tij ua bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të, dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj të jini mirënjohës!.
74
Dhe ditën që i fton (Allahu) e thotë: “Ku janë ata që i menduat shokë të Mi?”
75
Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë, e iu themi: “Sillni argumentin tuaj!” Atëherë do ta kuptojnë, se e drejta (për Zot) është vetëm e Allahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
76
Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull, sepse Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fort, sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit!”
77
Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lër mangut atë që të takon nga kjo botë, dhe bëj mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bëj të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit.
Komentimi
Të mirat e kësaj bote sado që të jenë të këndshme e të bukura, nuk kanë ndonjë peshë, sepse janë të përkohshme. Të mirat të cilat Zoti ua premtoi besimtarëve, e që është e sigurt se do ti gëzojnë, janë shumë më të vlefshme dhe janë të përjetshme, andaj njerëzit e mençur duhet të mendojnë e të mos i vlerësojnë njësoj. Megjithatë, që disa njerëz u prijnë punëve të këqia dhe si të tillë e bartin përgjegjësinë më të madhe edhe për ata që i mashtruan, të mashtruarit nuk mund t'i shmangen përgjegjësisë, sepse çdokush duhet të angazhojë mendjen e vet për të gjetur të vërtetën,e jo duke imituar të tjerët duke i pasuar verbërisht. Në ditën e kijametit Zoti u drejtohet njerëzve me thirrje se çfarë iu përgjigjen ata thirrjes së pejgamberëve, e atyre u humb lidhja sa që nuk mund ta flasin asnjë fjalë. Mekasit thonin se do ta pranonin pejgamber ndonjë njeri të madh e me famë të madhe, e jo jetimin. Zoti krijon çka të dojë, cakton pejgamber kë të dojë, Ai i di edhe qëllimet e tyre të fshehta, pra i madhërishëm është Ai, i falënderuar për të mirat e kësaj dhe botës tjetër. Vetëm Ai është Zot. Ai vendos, tek Ai është e ardhmjat
مَن جاءَ بِالحَسَنَةِ فَلَهُ خَيرٌ مِنها وَمَن جاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلا يُجزَى الَّذينَ عَمِلُوا السَّيِّـٔاتِ إِلّا ما كانوا يَعمَلونَ
٨٤
78
Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po, a nuk e di ai, se Allahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish, që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë, as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë Allahu e di).
79
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne, si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”
80
E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!”
81
Po, Ne atë dhe pallatin e tij i fundosëm në tokë dhe veç Allahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82
E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij filluan të thonë: “A nuk e shihni, se Allahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na fundoste në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
83
Atë vend të përjetshëm (xhenetin) ua kemi përcaktuar atyre, që nuk duan, as mendjemadhësi, e as ngatërresë në tokë, e përfundimi i këndshëm iu takon atyre, që i frikësohen Allahut.
84
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija do t’i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
S’ka dyshim, se Ai që ta bëri obligim Kuranin, Ai do të kthejë ty aty nga erdhe. Thuaj: “Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt”.
86
Ti as nuk ke shpresuar, se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, prandaj ti kurrsesi të mos jesh ndihmëtar i jobesimtarëve.
87
Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e Allahut, meqë ato t’u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt, e kurrsesi mos u bëj pasues i dëshirave të idhujtarëve.
88
Veç Allahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar të vërtetë veç Tij. Çdo send zhduket përveç Fytyrës së Tij (përveç Tij). Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni!
Komentimi
Rregullimi i natës për të pushuar e ditës për të punuar, është mirësi nga i madhi Zot, sepse edhe nëse mund të pushohet në ndonjë rast ditën, kurse të punohet natë, ato janë raste të rralla dhe nuk mund të jenë aq të përshtatshme. Për këtë të mirë duhet falënderuar vetëm Allahun. Karuni ishte nga të afërmit e Musait, si duket ishte nga ata të shtatëdhjetit që shkuan me Musain në Tur, ishte një ndër më të aftit në leximin e Tevratit, por e tradhtoi besimin e drejtë, ia kishte zili Musait si pejgamber, e edhe Harunit si i parë, prandaj nuk falënderoi Zotin për atë pasuri aq të madhe që ia dhuroi, por iu rrit mendja dhe i përbuzi të gjitha ato të mira. Atë dhe pasurinë e tij e lëshoi toka, ajo ishte masë ndëshkimore kundër mendjemadhësisë së tij. Besimtarët e sinqertë i patën thënë: Përpiqu e fitoje xhennetin me këto të mira, bën mirë siç bëri Zoti ndaj teje, e ani, gëzoi edhe të mirat e kësaj jete që janë të lejuara, por ai, përkundër këshillave, edhe mëtej ishte arrogant. Ata që i patën lakmi atij, u dëshpruan kur panë shkatërrimin € tij dhe u bindën se vetëm Zoti është Ai, i cili sipas urtësisë së vet, të cilën askush nuk mund ta kuptojë, i jep pasuri kujt të dojë dhe nuk i jep kujt të dojë, vetëm Ai e di pse. Ndodh që i jep, por jo për ta nderuar, ndodh që nuk i jep, por jo për ta nënçmuar, ajo është dëshirë dhe urtësi e Tij. Vepër e mirë, e bukur është ajo që, kur e sheh i zoti në ditën e kijametit, i hijeshohet fytyra prej gëzimit, andaj edhe quhet e bukur. Ajo është vepër që njeriu e bën vetë ose dikush tjetër për te, f.v. sadaka për babë, nënë etj. Vepër e mirë është edhe gi NT realizohet, por kjo shpërblehet një për një, e jo shumëfish si ajo që kryhet. Në ajetin 85 mendohet se Muhammedit i është premtuar qysh heret se do të rikthehet prej Medinës në Meke. Pejgamberi porositet të mos lëshojë pe në asnjë rregull të mësimeve Kur'anore, të mos bëjë kurrfarë kompromisi me jobesimtarë, € kjo vlen edhe për besimtarët, sepse e gjithë fuqia, madhëria i takon vetëm Allahut që çdo send zhduket e Ai jo, Ai gjykon, tek Ai është fati i lumtur. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Kasas''. Falënderimi i takon vetëm Allahut