E tërë lavdia i takon vetëm Allahut, që ia zbriti robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2
(ia zbriti) Të saktë (pa shmangie), për t’ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t’i përgëzuar besimtarët, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm,
3
duke qenë në të përgjithmonë.
4
Dhe për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë, se Allahu ka fëmijë.
Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dije. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
6
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kuranit)?
7
Gjithçka që është mbi tokë Ne e bëmë stoli të saj për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8
Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhe’ pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
9
A mos mendove ti, se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
10
Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”
11
Ne iu vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
12
Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë, se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
13
Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më shumë ua shtuam bindjen.
14
Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm), saqë kur u ngritën, thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij”, pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!”
15
Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor, se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut?
Komentimi
£ Zoti xh. sh. lavdëron Veten e madhëruar, që ia shpalli Kur'anin Muhammedit libër të saktë, të drejtë, e pa kurrfarë të metash e kundërthëniesh, që atyre që nuk besojnë t'u tregojë për dënimin e rëndë të Zotit, që t'u tregojë edhe atyre që i shpifin gënjeshtra Zotit sikurse Ai ka fëmijë, se ajo është rrenë e trilluar pa kurrfarë argumenti. Për besimtarët që bëjnë vepra të mira, u është garantuar xhenneti në të cilin do të jenë përgjithmonë. I tërhiqet vërejtja Muhammedit, jo për ndonjë gabim, por pse e hidhëron veten aq shumë pas kurejshitëve pse nuk po e besojnë Kur'anin. Bukuritë e kësaj bote janë vetëm sprovë për njerëz, se cili prej tyre do të shfrytëzojë në mënyrë të njërezishme, e cili do t'i kalojë kufijtë pas tyre, e dihet se të gjitha këto stoli të tokës një ditë do të asgjësohen, e toka do të mbetet viran.
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos Allahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
17
Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu ai vërtet është i udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
19
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëritjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndenjur?” Ata thanë: “Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t’ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.
20
Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t’ju mbysin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
Komentimi
£ Çështja e atyre të strehuarve në shpellë, ishte një nga mrekullitë e Zotit, po jo edhe më e rëndësishmja, sepse në faqet e kësaj bote ka mrekulli që ia kalojnë kësaj. Kehf” i thuhet shpellës, e ““Rekimë'', ndoshta ishte pllaka e gurit në të cilën ishin gdhendur emrat e atyre që u fshehën në shpellë. Ka mendime se kodra, ose lugina ku gjendej shpella quhej Rekimë, ose fshati nga ishin djelmoshat quhej ashtu. Komentuesit e Kur'anit e përshkruajnë ngjarjen kështu: Njëfarë sunduesi i quajtur Dekijanus, pas kohës së Isait a.s. që sundonte në qytetin Tarsus (tash në territorin e Turqisë), detyronte njerëzit të adhurojnë idhuj, statuja, e çdo njeri që e besonte Zotin një, ai e mbyste. Një grup djelmoshash të moshës shumë të re, vendosin t'i mbesin besnikë fesë së drejtë, andaj bashkohen dhe ikin drejt maleve ku kishte shpella, e rrugës u bashkohet edhe një bari me qenin e vet, e shkojnë e hyjnë në atë shpellë. Në mëngjes, kur dëgjon sunduesi për ikjen e tyre u vihet prapa me ushtri deri te hyrja e shpellës, por asnjë prej tyre nuk pati guxim të hyjë në të, andaj vendosën t'ia mbyllin hyrjen me gurë të mëdhenj e t'i lënë të vdesin nga uria. Pas lutjes që i shprehin Zotit xh. sh. ata i kap gjumi dhe qëndruan fjetur shumë vjet. Si duket hyrja në shpellë ishte nga veriu, andaj nuk i kapte dielli as në mëngjes as në mbrëmje. Qeni kishte vënë kokën mbi dy këmbët e para të shtrira sikur rrinte gati për mbrojtje të menjëhershme. Për të mos u lënduar njëra anë e trupit të tyre, Zoti me fuqinë e Tij i rrotullonte sa në të djathtë e sa në të majtë. Kur u zgjuan nga gjumi ishin uritur dhe menduan se kishin fjetur tërë ditën ose pjesën më të madhe të saj. E dërguan njërin në qytet t'ju blejë ushqim, duke porositur që të mos bjerë në sy e të zbulohet. Kur hyri në qytet, u habit, pse nuk ishte ai që kishte qenë dhe nuk njihte asnjë njeri. E bleu ushqimin e kur ia dha shitësit monedhat e argjendit, ai u habit dhe i tha: Prej nga këto2 Aty u grumbulluan
وَاتلُ ما أوحِىَ إِلَيكَ مِن كِتابِ رَبِّكَ لا مُبَدِّلَ لِكَلِمٰتِهِ وَلَن تَجِدَ مِن دونِهِ مُلتَحَدًا
٢٧
21
Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t’i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i Allahut (për ringjalljen) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (Kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: “Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami”.
22
Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhamed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe mos pyet askënd për ta”.
23
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër”,
24
vetëm (nëse i shton): “Në dashtë Allahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.
25
(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
26
Thuaj: “Allahu e di më së miri sa kanë ndenjur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Sa Vështrues dhe Dëgjues i çdo gjëje që është Ai! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush.
27
Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush, që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
Komentimi
njerëz e po i shikojnë të hollat dhe të habitur i thanë se mos ke gjetur ndonjë thesar të hollash. Ai u betua në Zotin se nuk ka gjetur, por janë të hollat e tyre. Ata i thanë se ato të holla janë të kohës së sundimtarit Dekijanus. Atëherë djaloshi pyeti: Ç'është puna e Dekijanusit” Iu përgjegjën se ai ka vdekur shekuj më parë. Atëherë u tregon për rastin e tyre, e banorët e qytetit e lajmërojnë sunduesin e qytetit i cili ishte besimtar i mirë, Sunduesi së bashku me ushtri e popull shkoi te shpella. Ata në shpellë dëgjuan zhurmën dhe hingëllimën e kuajve e menduan se i ka rrethuar Dekijanusi, andaj u ngritën e po i luten Zotit. Sunduesi hyri brenda, i gjeti duke u lutur, e kur e kryen lutjen, ai i përqafoi që të gjithë dhe i njoftoi se ai e beson një Zot sikurse edhe ata, e se Dekijanusi ishte zhdukur. Dëgjoi fjalët dhe ngjarjen e tyre dhe e kuptoi se Allahu i zgjoi ata për të qenë çështja e tyre një argument për njerëz. Pastaj i zuri gjumi dhe vdiqën, e njerëzit thanë: Do t'u ndërtojmë atyre një faltore aty.
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë si qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij, që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
29
E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr, që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që fërgon fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
30
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
31
Të tillët e kanë vendin në xhenetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
32
E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembull dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre të dyjave bimë të tjera.
33
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - “Unë kam pasuri më shumë se ti, e kam edhe krah më të fortë!”
Komentimi
Ngjarja e as-habi kehfit është një argument i qartë dhe i prerë për mundësinë e ringjalljes dhe të tubimit para Zotit, ngase Ai që mund t'i zgjojë ata pas gjumit shumë të gjatë, është i plotfuqishëm t'i ringjallë njerëzit pas vdekjes së tyre, e pas kijametit. Tash aty është e ndërtuar një xhami mu në hyrjen e shpellës. Në kohën e Pejgamberit tonë bëhej bisedë rreth numrit të tyre, por të gjitha ato biseda ishin të pabazë, andaj i thuhet Pejgamberit që të mos polemizojë me ithtarët e librit rreth numrit të tyre, është mjaft kjo që po të rrëfehet në Kur'an. Ibni Abasi thotë se ata ishin shtatë, ashtu kuptohet edhe nga Kur'ani. Për asnjë çështje që ke ndërmend ta kryejsh në të ardhmen, mos thuaj: Do ta bëjë, pa thënë: im shaell-llah,£ nëse harron në atë moment, thuaje më vonë. Shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte: Pejgamberi qenka pyetur për as-habi kehfin, e ai paska thënë: Nesër u jap përgjigjen: mirëpo iu paska ndërprerë shpallja pesëmbëdhjetë ditë dhe qenka ngushtuar shumë Pejgamberi. Atëherë i shpallet ky ajet dhe e mëson se si duhet thënë ai dhe besimtarët në rastet e këtilla. Paria kurejshite ishin tubuar te Pejgamberi dhe i kishin thënë: Largoj këta farë varfanjaksh prej teje, sepse neve po na vjen nënçmim të ulemi së bashku me ta, e aludonin në Hababin, Bilalin, Suhajbin, Selmanin, e atëherë do të vijmë ne paria e të tubohemi pranë teje, e nëse ne e pranojmë fenë islame, do ta pranojnë të gjithë të tjerët, andaj ose largoj ose caktona neve një vend, kurse atyre një vend tjetër. Pejgamberit i shkoi mendja të bëjë diçka ashtu me shpresë se paria do ta pranojë fenë islame, por Zoti ia tërhoqi vërejtjen dhe i tha: Lexo çka po të shpallet dhe përkufizohu me besimtarët e sinqertë, hiqu atyre që janë dhënë pas epshit e luksit të kësaj bote. Kush të dojë le të besojë, e kush jo, le të mos besojë, por tregoj për vendin e zullumqarëve në xhehenem dhe për të besimtarëve bamirës në xhennet. Edhe në kaptinën “En amë” është përmendur qëndrimi i parisë kurejshite, por këtu është thënë në mënyrë më të theksuar.
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj, se zhduket kjo kurrë!”
36
Dhe nuk besoj se do të ndodhë Kijameti (Dita e Gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”.
37
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
38
“Por për mua, Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askënd!”
39
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah” - (Allahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40
Po unë shpresoj, se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të bëhet tokë e lëmuar (e shkretë).
41
Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”
42
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi t’ju bjerë duarve (i pikëlluar) nga ajo që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar e bërë rrafsh me tokën dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!”
43
E nuk pati krah (grup), përveç Allahut të vërtetë, që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44
Në atë vend ndihma është vetëm e Allahut të vërtetë. Ai është Shpërblyesi më i mirë dhe tek Ai është përfundimi më i mirë.
45
E ti (Muhamed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote, që është si një ujë (shi), që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet, saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes), që e shpërndajnë erërat. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo send.
Komentimi
Shembulli i dy njerëzve: njëri pasanik, po jobesimtar, e tjetri besimtar më i varfër, ka të bëjë me parinë kurejshite, e cila krenohej me pasuri e pozitë dhe nënçmonte besimtarët e varfër. Ai që i kishte ato kopshte aq të mira, që sipas përshkrimit që u bën Kur'ani, ishin fantastike, por pronari i tyre as nuk e besonte Zotin fuqiplotë, as nuk falënderonte për ato begati dhe mburrej e krenohej ndaj atij fqinjit të vet që ishte më i dobët, si në pasuri, ashtu edhe në familje e farafis. Madje, ai mendonte se edhe nëse do të ekzistojë bota tjetër, ai do të jetë më i privilegjuar. Fqinji besimtar i tërhoqi vërejtjen, duke ia përkujtuar krijimin e tij në etapa të njëpasnjëshme, mandej e këshilloi që ta falënderojë Zotin për ato të mira që i kishte më shumë se të tjerët. Më në fund i tërhoqi vërejtjen se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi e të mbetet pa ato të mira. Dhe, vërtet, ngjau ashtu, një breshër i madh shkatërroi çdo gjë në kopshtet e tij, e kur e pa ai, prej së keqi rrah shuplakë dhe e mjeron veten pse u mashtrua, pse iu rrit mendja dhe nuk iu mbështet Zotit, e as nuk e falënderoi. Kështu, pra, çka dëshiron Zoti ajo bëhet, pa ndihmën e Tij nuk mund të arrihet sukses, andaj për çdo çështje duhet kërkuar ndihmën e Tij.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata, e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
48
Dhe ata do të prezantohen para Zotit tënd të rreshtuar (e iu thuhet atyre): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar, se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”.
49
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet, që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri, që nuk ka lënë, as (mëkat) të vogël, e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
50
(Përkujto) Kur iu thamë engjëjve: “Përuljuni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk e respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
51
Unë nuk ua prezantova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni, e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
52
E ditën kur Ai thotë: “Thirrni ata, për të cilët menduat, se janë bashkëpunëtorët e Mi!” I thërrasin, por ata nuk iu përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
53
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden, se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
Komentimi
Jeta e dynjasë u përngjet bimëve që pas shiut të mirë rritën shumë dhe marrin hov sa që ngatërrohen mes vete, por pas një kohe thahen dhe bëhen si byk që e shpërndajnë erërat. Me këtë kuptohet se jeta në këtë botë është e shkurtër, përsa i përket secilit njeri, edhe pse jeta e kësaj dynjaje është e gjatë, në krahasim me jetën e individëve. Është e vërtetë se malli dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, por kur krahasojmë me të mirat e botës tjetër që është e amshueshme, këto stoli janë pak send. Shpërblimi te Zoti është shumë i madh, ruana Zot, edhe ndëshkimi është shumë i rëndë.
Në këtë Kuran Ne parashtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
55
Pasi t’u ketë ardhur udhëzimi njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t’u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm, ose t’u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
56
Ne nuk i dërgojmë ndryshe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E megjithatë ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën, në mënyrë që me të ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia, dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57
Kush është më zullumqar, se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë, në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), kurse në veshët e tyre shurdhim, prandaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
58
Zoti yt është Falës i madh dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua shpejtonte atyre tashti dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59
Ato janë fshatra (vendbanime), që kur bënë zullum Ne i shkatërruam, dhe për shkatërrimin e tyre ju patëm caktuar kohë të sakta.
60
(përkujto) Kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem së ecuri deri të arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë”.
61
Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
Komentimi
Kur të vijë koha e kijametit do të shkulen kodrat, do të lëvizin në ajër si retë e shiut, do të zhduket çdo bimë e dru dhe toka do të mbetet fushë e rrafshët. Bëhet ringjallja dhe njerëzit ekspozohen para Zotit ashtu si kanë lindur në këtë botë dhe u paraqiten shënimet e veprave të bëra, pa munguar as vepra më e vogël, e mëkatarët, duke ditur punën e vet dëshprohen pa masë dhe secilit do t'i ofrohet ajo që e ka merituar, pse aty mbizotëron drejtësia e Zotit. Përmendet rasti i kundërshtimit, i shejtanit ndaj urdhërit të Zotit, me qëllim që t'ju rikujtohet njerëzve se ai është armik i tyre, kështu që nuk duhet shkuar pas mësimeve të tij. Këtu, në këtë ajet, thuhet qartazi se shejtani - Iblisi ishte nga radhët e xhinve, e nuk kishte qenë engjëll. Rreth kësaj çështjeje janë dhënë mendime të shumta, sa që është e pamundur t'i parashtrojmë një nga një, andaj po përfundojmë se Iblisi ishte xhin.
Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: “Na jep drekën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur”.
63
Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: “A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harroj, që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!"
64
Ai (Musai) tha: “Ai është (vendi), që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
65
Dhe e gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
66
Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?”
67
Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!
68
Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”
69
(Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!”
70
Ai i tha: “Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të”.
71
E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dijshmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: “A e shqeve, që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"
72
Tha: “A nuk të thashë, se nuk do të mund të kesh durim me mua?”
73
(Musai) Tha: “Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”
74
Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e vrau atë. (Musai) Tha: “A e vrave njeriun e pastër, pa mbytur ai askënd?!... Vërtet ke bërë një punë të shëmtuar!"
Komentimi
Qellimi i rrëfimit të shembujve dhe të ndodhive të tjera, të cilat po i parashtron Kur'ani, është për të mirën e njerëzve. Mirëpo, njeriu që nuk do të mendojë, që bëhet sikur nuk kupton dhe nuk dëgjon asgjë, përpiqet që këshillat e drejta e të vërteta, të shpallura prej Zotit, t'i zhvlerësojë, e në vend të tyre, me anën c dialogut, t'i vlerësojë ato të vetat emocionale. Sikur të shkohej sipas asaj që njerëzit e këqij e meritojnë, do të duhej të dënoheshin menjëherë, por Zoti fuqiplotë, i cili është shumë mëshirues, e në anën tjetër edhe nga ajo se Atij nuk mund t'i shpëtojë asgjë, Ai i kë të jetojnë deri në afatin e caktuar. Në këto ajete fillon parashtrimi i tregimit rreth Musait a.s., nxënësit dhe bashkudhëtarit të tij, Jusha bin Nun dhe Hidrit - Hirrit. Musai ishte njohtuar për një njeri të mirë që ishte shumë i dijshëm dhe i dashur i Zotit, të cilin do të mund ta takonte aty ku bashkohen dy dete. Vendbashkimi i atyre dy deteve nuk është i theksuar qartë në Kur'an, andaj edhe janë dhënë komentime të ndryshme. Derisa Musai jetoi një kohë të gjatë në Egjipt, Deti i Kuq dhe Deti Mesdhe, vendbashkimi i tyre do të ishte ai vend për të cilin flet Kur'ani. Musai, bashkë me shokun e tij morën rrugën për në atë vend. Kishin me vete si ushqim edhe një peshk të pjekur. Në një vend, pranë një shkëmbi pushuan, e derisa ishin pranë detit, peshku rrëshqiti prej zembilit dhe u fut në det. Uji i detit mbeti si i ngrirë dhe rruga e peshkut dukej si fole. Këtë ngjarje të çuditshme e pa bashkudhëtari, por harroi t'i tregojë Musait. Pasi udhëtuan gati një ditë prej atij vendi, Musai kërkoi të hanë sillën dhe të pushojnë. Atëherë iu kujtua Jushait rasti i peshkut dhe i tregoi Musait. Musai tha të kthehen, se ai është vendi ku do të duhej ta takojnë atë njeriun e mirë, të cilin e kërkonin dhe u kthyen rrugës nga kishin shkuar.
Ai (i dijshmi) i tha: “A nuk të thashë, se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”
76
(Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!”
77
Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti, që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si mysafirë (e as t’i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur, që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për këtë!”
78
Ai (Hidri) tha: “Tashti ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj, që nuk munde të kesh durim!”
79
Për sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, sepse para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
80
Për sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpierë ata të dy në humbje e në mosbesim.
81
Deshëm që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai, dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
82
Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata të dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (por sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
83
Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kuran (me shpallje)”.
Komentimi
U kthyen rrugës që kishin shkuar deri te vendi ku kishin pushuar dhe ku e kishin humbur peshkun. E gjetën një njeri që ishte mbuluar me një petk e Musai i dha selam. E ai i tha: Kah në këtë tokë selam, kush je ti7 Unë, tha, jam Musai i beni israilëve, erdha të më mësosh nga çka të ka mësuar Zoti, nëse më lejon të vijë shok me ty. Ai i tha Musait se ty të ka dhënë Zoti dituri çka unë nuk di, e mua më ka dhënë çka ti nuk di, andaj nuk do të mund të jesh i durueshëm ndaj punëve që i bëj unë, ndonëse qëndrimi yt është i drejtë derisa nuk je i njohur për fshehtësitë e çështjeve. Pasi që Musai shprehi gatishmërinë e tij për të qenë i durueshëm, ai e pranoi ta shoqërojë, po me kusht që të mos pyet për asgjë, deri që ai vetë ti tregojë. U nisën të ecin bregut të detit: atypari kaloi një anije dhe këta kërkuan të hipnin në të, Ata e njohën Hidrin dhe i hipën pa pagesë. Duke lundruar anija në det, Hidri me një sëpatë ia hoqi një dërrasë anijes, prej nga filloi të depërtojë uji, por pronarët e anijes, disi e mbyllën atë vend. Musai i harroi kushtet dhe i bëri vërejtje për këtë. Derisa u arsyetua me harrëse, ai e lejoi që edhe mëtej ta shoqërojë. Rrugës takuan disa fëmijë duke luajtur, e njërin prej tyre Hidri e mbyti. Këtu Musai u revoltua, ngase ishte kundër parimeve të fesë, andaj i bëri vërejtje edhe më të ashpër, por e luti që edhe kësaj radhe të mos e largojë. Vajtën në një fshat, kërkuan ushqim, por ata nuk u dhanë. Duke kaluar, hasën në një mur të shtrembëruar dhe shihej se do të rrëzohej e do ta mbyste ndokë. Hidri e drejtoi, e Musai i tha: përse nuk u kërkove shpërblim për këtë të mirë, derisa ata nuk na dhanë ushqim”
Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
85
Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
86
Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në një farë burimi me lym të zi dhe aty gjeti një popull. E Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t’i marrish me të mirë e t’i udhëzosh!”
87
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”.
88
Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xheneti) dhe atij nga ana Jonë do t’i bëjmë lehtësi (në jetë).
89
Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
90
Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
91
Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
92
Mandej ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
93
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
94
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?”
95
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që ma mundësoi mua Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”.
96
Më sillni copa hekuri! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”, e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedh atij!”
97
E ata, as nuk arritën ta kapërcenin atë, e as ta shponin.
Komentimi
Hidri i tregon prapavinë e atyre punëve. Derisa një sundues rrëmbente anijet e afta për interesin e vet, anija e atyre të varfërve do të shpëtojë si me të meta, e ata do ta rregullojnë shpejt dhe do të fitojnë shumë në mungesë të anijeve të tjera. Djaloshi nuk do të bëhej i dobishëm, por i dëmshëm për prindërit që ishin shumë besimtarë të mirë, Vdekja e tij ishte në dobi të vetë djaloshit, ngase nuk kishte bërë ende mëkate dhe si i tillë është i shpëtuar, e prindërit do ta kenë një djalë më të mirë e të dobishëm. Sikur të rrëzohej muri, thesari i jetimëve do të mbetej në duar të huaja dhe do të humbej, e për hir të babait të tyre që kishte qenë i mirë, u dasht ta drejtoj atë, ashtu që kur të arrijnë pjekuri jetimët, e nxjerrin vetë thesarin e tyre. Këto ishin fshehtësi për Musain. Hidri nuk tha se i bëra këto punë nga mendja ime, por me urdhërin e Zotit. Nga kjo duhet marrë përvojë dhe duhet kuptuar se çdo send ose punë që neve na duket e keqe, nuk është ashtu, pra edhe çdo e mirë, nuk është krejt e mirë. Çdo gjë duhet mbështetur dijes së Zotit, Ai gjithnjë ia do të mirën besimtarit, andaj as nuk duhet dëshpëruar, as tepër gëzuar nga ngjarjet e ndodhitë, derisa nuk e dimë fundin e tyre. Këtë ngjarje € regjistron Buhariu dhe Muslimi, e Pejgamberi paska thënë: “Allahu e mëshiroftë Musain, kisha pasur dëshirë të kishte qenë i durueshëm e Allahu të na tregonte edhe më shumë rreth udhëtimit të tyre”. Me këtë gjithashtu duhet kuptuar se përveç pejgamberëve ka pasur edhe ka njerëz qe Zoti u dhuron njohuri të veçanta.
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt”.
99
(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
100
Atë ditë ua prezantojmë xhehenemin jobesimtarëve me një prezantim të hapët (trishtues).
101
Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia, dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e Allahut).
102
A mos menduan ata që nuk besuan, se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robërit e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehenemin vendpritje.
103
Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?”
104
Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë duke bërë mirë.
105
Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zotit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, prandaj veprat e tyre shkuan huq dhe në Ditën e Gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere.
106
Këtë, sepse shpërblimi i tyre është xhehenemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
107
S’ka dyshim, se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhenetet e Firdevsit.
108
Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet).
109
Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.
110
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se i Adhuruari juaj i vërtetë është vetëm Një (Allahu), e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd”.
Komentimi
Ndonëse nuk janë cekur se kush ishin pyetësit për Dhulkarnejnin, sipas të gjitha gjasave, ata ishin jehuditë. Rreth personalitetit të Dhulkarnejnit janë dhënë mendime e interpretime të llojllojshme. Kur'ani nuk cek ndonjë sqarim të thukët se kush ishte Dhulkarnejni, kur ishte dhe në ç'vende udhëtoi e veproi. Përmend sundimin e tij, drejtësinë në sundim, ndihmën që u ofroi njerëzve dhe devotshmërinë e besimin € tj të sinqertë, zatën ky është gjithnjë udhëzim i tj “Dhulkarnejn” nga arabishta do të thotë: dybrirësh. Përse quhet kështu ka shumë mendime, e ndoshta më i pranueshmi prej tyre është, pse sundimi i tij arriti deri te briri i perëndimit dhe i lindjes, çka jep të kuptohet për një territor shumë të gjerë. Nuk është fjala për Lekën e Madh, siç mendoi dikush, pse ky ishte me besim politeist. Kur'ani përmend tri udhëtime të Dhulkarnejnit, një në perëndim, një në lindje deri te një popull që thuajse ishte i egër, nuk kishin shtëpi, nuk kishin petka në trup, pra jetonin në shpella dhe lakuriq. Ai bëri edhe një udhëtim në veri, diku te Azerbejxhani e Liqeni Kaspik. Populli i atij vendi i ankohet për krimet që bënin fisi Jexhuxh dhe ai Mexhuxh, e që ishin të përçudët edhe në fizionominë e tyre si tepër të gjatë ose tepër të shkurtër. Dhulkarnejni u ndihmoi kundër tyre duke ndërtuar një pendë të fortë, të cilën nuk do të mund ta kalonin deri kur të vijë koha e kijametit, e Zoti ta shkatërrojë atë pendë. Jexhuxh dhe Mexhuxh përmenden edhe në kaptinën “Enbija”, c ka disa hadithe që flasin rreth tyre si nga shenjat paralajmëruese për afrimin e kijametit. Allahu e di më së mirit
Surit i fryhet njëherë kur është koha e shkatërrimit të kësaj bote, e herën tjetër për ringjallje dhe për tubimin e të gjithë njerëzve para Zotit.
320
Komentimi
Xhehenemi u vërsulet para se të hyjë në të, atyre që mbyllën sytë e zemrës dhe të mendjes e nuk deshën ta pranojnë rrugën e Zotit, atyre që pos Zotit adhuruan engjëj a ndonjë gjë tjetër. Derisa nuk besuan Zotin e vërtetë, çdo veprim i tyre është i dështuar. Besimtarët bamirës do të gëzojnë kënaqësi në xhenetet e Firdevsit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të kërkoni prej Zotit, kërkoni Firdevsin, pse ai ështe mesi i xheneteve, më i larti i xheneteve dhe mbi të ëshë Arshi i Allahut dhe prej tij burojnë lumenjtë e xheneteve (Sahihajnët). Fjalët e Zotit, hollësitë e domethënieve të Kuranit janë të pasosura. Kurani ka përmendur qeniet, sendet, ngjarjet ashtu në tërësi, e po t’u hyhet këtyre në hollësi, atëherë as uji i këtyre deteve edhe kaq ujë tjetër të ishte ngjyrë për shkrim, nuk do të mjaftonte të shkruhen fjalët e Allahut. Në fund të kësaj kaptine është ajo porosia e madhe e të madhit Zot, kur thuhet: Kush beson se do të ringjallet, do të takohet me Zotin e vet, e këta janë besimtarët; le të bëjnë vepra të mira sa të munden, e edhe le të ruhen, veprat t’i bëjnë për hir të Zotit, e jo për hir të ndokujt tjetër, pse atëherë ato shkojnë huq.