O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). Ju janë (lejuar t’i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, Allahu vendos atë që dëshiron.
2
O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e Allahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij kanë mësyer (për vizitë) shtëpinë e shenjtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është Ndëshkues i fortë.
Juve ju janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e Allahut, e furura, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therni (para se të ngordhë), ajo që është therur për idhuj dhe (iu është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj Allahut. Tashmë ata që mohuan e humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), prandaj mos iu frikësoni atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
4
Të pyesin ty (Muhamed), çka iu është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara, që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e Allahut. Kini dro nga Allahu, pse Allahu është Llogaritës dhe Gjykues i shpejtë.
5
Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e Ithtarëve të Librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta. (iu janë lejuar) Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve iu është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
Komentimi
Besimtarët janë të obliguar të jenë besnikë, dhe çdo premtim a obligim duhet zbatuar me përpikëri, qoftë obligim që ka të bëjë mes Allahut dhe njeriut, qoftë që ka të bëjë mes njerëzve. Gjatë kohës së riteve të haxhit është e ndaluar edhe gjuetia, me çka kuptohet se Qabja me rrethinë është vend i shenjtë dhe vend sigurie edhe kur është fjala për shtazë të egra. Prandaj nuk lejohet të bëhen ndryshime në përcaktimet që ka bërë Zoti, nuk lejohet lufta në muajtë e shenjtë, nuk lejohet pengimi i kurbanëve të caktuar që të therren te Qabja. Arabët kanë pasur zakon t'i vëjnë në qafë devës një gjerdan për të treguar se ajo është përcaktuar për kurban dhe ashtu të sigurohet. Përveç kafshës së ngordhur, gjakut, derrit, janë të ndaluara edhe ato kafshë që therren në emër të idhujve, e jo në emër të Zotit. E rrëzuarja prej ndonjë vendi të lartë, e shpërthyerja nga briri i ndonjë tjetre dhe e kafshuarja (një pjesë) nga egërsirat, nëse zihet e gjallë dhe therret, është e lejuar të hahet.
O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lajini deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni (lahuni). Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. Allahu nuk dëshiron (me obligimin për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.
7
Përkujtojeni dhuntinë e Allahut, që ua dha (Fenë Islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: “Dëgjuam e respektuam”. Kini frikë Allahun, pse Allahu është i Gjithëdijshëm për të fshehtat në gjoksa (në zemra).
8
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu është i Njohur hollësisht për atë që veproni.
9
Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu Iu premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
Komentimi
Nusub' janë gurë të vendosur rreth Qabes, mbi të cilët bëheshin therorizime të kafshëve në shenjë respekti ndaj tyre. Ato janë haram. Dita për të cilën thuhet se u plotësua dhe u përsos feja islame, ishte nata e bajramit, në Arafatë, në vitin e dhjetë të hixhretit. Janë të lejuara edhe gjahu i shtazëve të dresuara dhe kafshët e therrura prej ithtarëve të librit, të krishterë dhe jehudi. Është e lejuar edhe martesa me gra të ndershme jomyslimane nga krishterët dhe jehuditë.
E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehenemit.
11
O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për vrasje) kundër jush, kurse Ai i zmbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni Allahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.
12
Në të vërtetë Allahu pat marrë zotimin e Beni Israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. Allahu tha: “Unë jam (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, iu besoni të dërguarve të Mi dhe i ndihmoni ata, i jepni Allahut hua të mirë (shpenzoni pasurinë në rrugën e Allahut), Ai patjetër do t’ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju fusë në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
13
Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu atyre. Allahu i do ata që bëjnë mirë.
Komentimi
£ Kur doni të faleni, qyshdo qoftë, në këmbë, ulur ose shtrirë, është obligim t'i lani fytyrat, duart deri në bërryla, këmbët deri në zogj të tyre, e kokës duhet dhënë mes-h (duhet fërkuar me dorë të lagur). Këto janë katër farzet e të ashtuquajturit “abdesit”. Tejemmumi është zëvendësim i abdestit e ndonjëherë edhe i tërë larjes. Zotimi i përmendur është ai që pat marrë Pejgamberi prej besimtarëve se do ta ndihmojnë e do t'i binden në çdo moment. Ithtarët e besimit islam janë të obliguar që gjithnjë t'i përmbahen drejtësisë, qoftë fjala për mikun ose për armikun. Populli që u përpoq ta mbyste Pejgamberin ishte ai i jehudive Beni Nadir, të cilët deshën t'ia hedhin një gur mbi krye, por Zoti i tregoi dhe Pejgamberi u largua.
Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: “Ne jemi nesara”, e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, prandaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në Ditën e Kijametit. E më vonë Allahu do t’i njoftojë ata me atë që bënë.
15
O Ithtarë të Librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë, që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej Librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu Dritë dhe Libër i qartë.
16
Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij, i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
17
E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë, se: “Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes.” Thuaju: “ Nëse dëshiron Allahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë çka në tokë, kush mund ta pengojë atë?” Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe çka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. Allahu është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.
Komentimi
Sipas “Sahihajnëve'' Pejgamberi ndahet prej shokëve për të pushuar nën një hije, ku e kot gjumi. Një arab, njëfarë Gavreth bin Harith vjen fshehurazi, e merr shpatën që e kishte varur Pejgamberi dhe i drejtohet me të atij (Pejgamberit) duke i thënë: Kush më pengon tash që të të mbysë” Këtë e përsërit tri herë, ndërsa Pejgamberi i përgjigjet duke i thënë: Allahut Atëherë atij i shpëton shpata prej dore, të cilën e kap Pejgamberi, i thërret shokët dhe u tregon ngjarjen. Kur i thotë Pejgamberi: Kush do të shpëtojë tash ty” Ai i thotë: Ai që e ka tash shpatën është më i miri. Pejgamberi ia falë gabimin dhe ai e pranon fenë islame.
Jehuditë dhe të Krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë çka në mes tyre është vetëm i Allahut dhe vetëm tek Ai është e ardhmja.
19
O Ithtarë të Librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi, as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen”. Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. Allahu është Fuqiplotë për çdo send.
20
Përkujto (O i Dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im, përkujtojeni dhuratën e Allahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt.
21
O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë ktheheni të dështuar e të humbur.
22
Ata (populli i Musait) thanë: “O Musa, aty është një popull i fuqishëm (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë”.
23
Dy burra prej atyre (prijësve), që Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: “Hyni atyre nga dera, e kur t’u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”.
Komentimi
X Allahu mori, nëpërmjet Musait, besë të fortë prej beni israilve që ta zbatojnë me sinqeritet atë që e kishin në Tevratë dhe ta respektojnë e ndihmojnë Musain. Dymbëdhjetë prijësit e përmendur ishin përgjegjës të popullit të vet. Pasi që u shkatërrua Faraoni në Egjipt, Zoti i urdhëron beni israilët të shkojnë në Erijha, ku sundonin Ken'anijët. Aty do të jetë vendi i tyre, andaj duhej të luftojnë kundër atyre shtypësve dhe ndihma e Zotit do të jetë me ta. Musai i dërgon ata dymbëdhjetë prijës për të vëzhguar fuqinë e armikut dhe i porosit që lajmin t'ia kumtojnë vetëm atij, e jo popullit. Ata vërejnë fuqi të madhe të kundërshtarit dhe dhjetë prej tyre nuk e mbajnë besën e dhënë, por i tregojnë popullit, kështu që morali për luftë dobësohet. Edhe ky rast është një nga ligështitë e beni israilve. Edhe të krishterët, që nuk ishin ““Nesara'' (ndihmës të rrugës së Zotit), por të tillë e mbanin veten, nuk e ruajtën zotimin, andaj, si masë ndëshkuese, Zoti mbërtheu në mes tyre urrejtje e armiqësi, e cila do të vazhdojë deri në kijamet. Muhammedi a.s. erdhi Pejgamber dhe ju sqaroi shumë çështje të librit të tyre që i kishin fshehur, e disa nuk i zbuloi fare. Qëllimi ishte t'i sjellë në rrugë të drejtë e të ndritshme, mirëpo ata nuk iu shmangën gabimit të tyre dhe, si jehuditë, ashtu edhe të krishterët, duke u mbështetur në atë se ishin pasues të Isait dhe të Uzejrit, për të cilët thoshin se ishin në vend të djemve të Zotit, edhe për vete thoshin se ishin të mbështetur te të bijtë e Zotit dhe si të tillë ishin më afër Tij. Prej Isait e deri te Muhammedi pati një ndërprerje të pejgamberëve. Ajo periudhë quhet ““Zemanul fitreti””. Zoti xh.sh. e dërgoi Muhammedin që të sqarojë të gjitha çështjet e fesë së drejtë, ashtu që të mos u mbetet vend thënieve: “gabuam pse nuk patëm pejgamberë”.
115
قالوا يٰموسىٰ إِنّا لَن نَدخُلَها أَبَدًا ما داموا فيها فَاذهَب أَنتَ وَرَبُّكَ فَقٰتِلا إِنّا هٰهُنا قٰعِدونَ
Ata thanë: “O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!”
25
(Musai) Tha: “Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit mëkatar.
26
(Allahu) Tha: “Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta dyzet vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
27
Lexoju (Muhamed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të vras ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve;
28
dhe nëse ti e zgjat tek unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve!”
29
Unë (nuk dua të të vras, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
30
Atëherë epshi i tij e bindi atë për vrasjen e të vëllait dhe e vrau atë. Ai mbeti prej më të humburve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehenem).
31
Allahu dërgoi një korb, i cili groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si ky korb, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.
Komentimi
£ Musai e thërret popullin e vet që t'ia përkujtojë të mirat që ia dha Allahu si: ndër ta më së shumti dërgoi pejgamberë, i shpëtoi prej robërisë, që ishin nën faraonët, u bënë sundues të vetvetes dhe shumë mirësi të tjera. Toka e shenjtë, ose e bekuar, ishte ajo tokë që u mbeti trashëgim pasardhësve të Ibrahimit, e që përfshin Jerusalemin me rrethinë. Zoti i urdhëroi beni israilët të hyjnë në te dhe të jetojnë aty, mirëpo ata nuk pranuan të luftojnë, sepse kishin frikë prej atij populli që ishte në te, prej amalikëve, që ishte popull i zhvilluar fizikisht dhe luftarak. Zoti u pat premtuar atyre atë vend me kusht që ata të luftojnë, por ata jo vetëm që nuk bënë atë, por edhe u shprehën në mënyrë të panjerëzishme, duke i thënë Musait: Shko ti dhe Zoti yt e luftonit Allahu ua bëri haram hyrjen në të për katërdhjetë vjet. Mbetën në një shkretëtirë të humbur e të hutuar. Ajo ishte masë ndëshkuese për ta. tt Shumica dërmuese e interpetuesve të Kur'anit janë të mendimit se ky tregim lidhet me të bijtë e Ademit: Kabilin dhe Habilin, të cilët duke mos u pajtuar me vendimin e babait, mbyten mes vete. Disa mendojnë se fjala është për dy njerëz, kushdo qofshin, sepse për të gjithë njerëzit mund të thuhet se janë vëllezër dhe se janë bij të Ademit.
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) Beni Israilëve, se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (Beni Israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
33
Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të vritten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen) t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh,
34
përveç atyre që janë penduar para se t’i kapni. E dijeni pra, se Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
35
O ju që besuat! Kini frikë Allahun dhe kërkoni afrim tek Ai, luftoni në rrugën e Tij, që të gjeni shpëtim.
36
Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe një herë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i Ditës së Kijametit, nuk iu pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
Komentimi
Nga kjo ngjarje mund të përfitojmë këto mësime: Allahu pranon veprën vetëm prej njeriut të sinqertë: ndër njerëz ka asish që nuk iu nënshtrohet dëshirave të epshit, nuk vepron sipas zilisë ose hasedit dhe e tërë qenia e tij është e bekuar, edhe në dynja e edhe në ahiret. Pastaj, ka edhe asish të kundërt që çdo sherr mund të rrjedhë prej tij, megjithse, ky i dyti është i humbur për të dy jetët. Derisa Habili ishte viktima e parë në faqën e dheut, kurse Kabili ishte katili i parë, qëndrimi i njërit dhe i tjetrit merren si shembëlltyrë për mirë ose për keq. Sorra thuhet se e mësoi se çka duhej të bënte me xhenazën e të vëllait, duke gërmuar në dhë duke mbuluar një sorrë tjetër, e ashtu bëri edhe Kabili. Gjithashtu kuptohet se shpezët janë krijesa shumë të lashta.
Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s’kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
38
Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i Plotfuqishëm, Ligjdhënës i Urtë.
39
E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, Allahu ia pranon pendimin, Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
40
A nuk e di, se Allahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, prandaj Ai dënon atë që do dhe e fal atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
41
O ti i Dërguar! Të mos brengosi nxitimi në mosbesim i atyre, që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli, që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e Allahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk iu jepet, atëherë refuzoni. Po atë që Allahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Ata janë të cilëve Allahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej kufrit), e ata në këtë jetë kanë poshëtrim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.
Komentimi
£ Muhammedi urdhërohet t'iu tregojë beni israilve për ngjarjen e mbytjes së bijve të Ademit, ngase beni israilët ishin njerëzit më gjakderdhës, prandaj edhe u rrëfehet se sa mëkat i madh është mbytja e njeriut pa faj dhe sa vlerë të madhe ka shpëtimi i jetës së një njeriu. Ata që e luftuan Pejgamberin, i luftuan ose i luftojnë myslimanët, i luftojnë praktikisht dispozitat e Allahut, ata konsiderohen se janë kundër mësimeve të Allahut, pse Allahu nuk mund të luftohet nga askush. Masat e përmendura si mbytja, gozhdimi, prerja e dorës a e këmbës dhe dëbimi, janë masë e pasojave të veprës së kryer prej kriminelit dhe sipas veprës caktohet edhe masa e dënimit. Këto masa ndëshkuese nuk i nevojiten asgjë Zotit, por qëllimi është sigurimi i jetës, i qetësisë, i pasurisë dhe i nderit të njeriut. Zoti është mëshirues i pakufishëm, andaj ka lënë dyert e hapura për pendim e përmirësim sa jemi në këtë jetë, pse në ditën e kijametit është vonë dhe nuk pranohet më kurrfarë pendimi, as shpagim e as arsyetim.
Ata janë që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqu tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejt; Allahu i do të drejtit.
43
E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i Allahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)! Ata nuk janë besimtarë.
44
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, sepse ishin të obliguar ta ruanin librin e Allahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues.
45
Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e fal atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti Allahu, ata janë mizorë (të padrejtë).
Komentimi
Dënimi për vjedhje është prerja e dorës. Shumë njerëz menduan se kjo masë është shumë e ashpër për kohën tonë të qytetëruar. Një mendim i tillë i gabuar dhe një filozofi e tillë e verbër ka bërë që kriminaliteti në ekonomi të jetë gjithnjë më i madh, e në anën tjetër, dënimi me burg ka bërë që të mbushen burgjet me vjedhës, plaçkitës, rrëmbyes, dhunues etj. Një prerje e dorës, shëron një qytet.
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit, që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
47
Le të gjykojnë pra ithtarët e Inxhilit sipas asaj, që Allahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
48
Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm Librin (Kuranin) e vërtetë, që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që Allahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Allahu do t’i obligonte të gjithë me një legjislacion (sheriat) të vetëm, por deshi t’ju sprovojë në atë që ua dha juve, prandaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit.
49
(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti Allahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre, që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti Allahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se Allahu ka si qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
50
A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që beson bindshëm, a ka gjykim më të mirë, se ai i Allahut?
Komentimi
£ Zoti xh. sh. lehtëson brengosjet që ia shkaktonin Muhammedit kundërshtarët duke i thënë: të mos brengosin ty intrigat e hipokritëve, të cilët vetëm me gojë thonë së kemi besuar, por në të vërtetë nuk janë besimtarë. Të mos brengosin as dredhitë e jehudive, të cilët me qëllim bëjnë interpretime të gabuara në librin e Zotit dhe përhapin e përcjellin çdo gënjeshtër kundër Muhammedit. Jehuditë u thoshin njerëzve të vet të shkonin te Muhammedi dhe ta pyesnin për masën e paraparë të dënimit kundër atij që bën imoralitet (zina) dhe nëse ju thotë se masa ndëshkuese është rrahja, pranoni atë gjykim të tij, por nëse ju thotë se masa ndëshkuese për të tillin është gurëzimi - mbytja me gurë - atë gjykim mos e pranoni, edhe pse kjo masë ishte edhe në Tevrat. Derisa edhe kur u përgjigjej Muhammedi sipas vendimit të Allahut të shënuar në Tevrat dhe ata nuk pranonin, Zoti e lë të lirë Muhammedin t'iu përgjigjet ose të mos u përgjigjet fare në çështjet e tyre, duke e garantuar se ata nuk do të mund t'i sjellin kurrfarë dëmi.
O ju që besuat! Mos i zini miq, as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
52
E ata, që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin tek ata (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi, se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po Allahu do të sjellë fitoren, ose diçka tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë, që mbanin të fshehtë në shpirtin e tyre.
53
Ata që besuan ju thonë: “A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre, se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe pësuan dështim e humbje”.
54
O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes), s’ka dyshim, se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut, që i jep atij që do. Allahu është Dhurues i madh, i Gjithëdijshëm.
55
Mik (i afërt) juaji është vetëm Allahu, është i Dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin, japin zeqatin dhe janë të përulur (ndaj Allahut).
56
E kush ka për mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e Allahut është ngadhënjyese.
57
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata që iu është dhënë libri para jush, as edhe jobesimtarët, që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro Allahun, po qe se jeni besimtarë.
Komentimi
Pejgamberët dhe ulemaja e parë nga beni israilët i zgjidhnin të gjitha çështjet mes jehudive sipas dispozitave të Tevratit, por më vonë një pari e tyre fetare bëri ndryshime në shumë çështje. Prandaj, edhe parashtrohet çështja e masës së dënimit për mbytje e të tjera, sepse ishte e vënë në baza të drejta e të shëndosha, por më vonë bëhet shkallëzimi i njerëzve në vetë fiset e jehudive dhe masat nuk zbatohen njëjtë. Të gjithë ata që bëjnë ndryshime në dispozitat e Zotit, konsiderohen jobesimtarë. Edhe Inxhili, që i shpallet Isait, vërtetonte shpalljen e mëparshme, Tevratin, pse edhe njëri edhe tjetri ishin të shpallur prej Zotit, ashtu sikurse është edhe vetë Kur'ani. Ndonjë ndryshim mes tyre mund të jetë vetëm në dispozita, e kurrsesi në themelet e besimit.
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë, se janë popull që nuk kupton.
59
Thuaj: “O Ithtarë të Librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam Allahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S’ka dyshim, shumica prej jush janë të shfrenuar.
60
Thuaj: “A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni), si dënim nga Allahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi Allahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
61
E kur vijnë te ju, thonë: “Kemi besuar”, ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po Allahu e di më së miri, se çka fshihnin ata.
62
Dhe shumë prej tyre i sheh të nxitojnë në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
63
E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
64
Jehuditë thanë: “Dora e Allahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, të dy Duart e Tij janë të shtrira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t’u zbrit ty do t’u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje, që do t'u vazhdojë deri në Ditën e Kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, Allahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. Allahu nuk i do ngatërrestarët.
Komentimi
Kur'ani i cili i zbriti Muhammedit, përveç që vërteton librat e mëparshëm, ai është edhe garantues e sigurues i tyre, ngase devijimet në to i zbulon dhe e mbron të vërtetën në to. Çdo pejgamber thuajse ka pasur ligjin e vet, sipas së cilit ka programuar jetën e atij popullit, të cilit i është dërguar, por të gjithë pejgamberët kanë qenë unikë në mësimet e bazave të besimit. Muhammedi urdhërohet të gjykojë sipas Kur'anit, urdhërohet që të mos pajtohet me dëshirat e kundërshtarëve, bile urdhërohet që të ketë kujdes e të mos mashtrohet nga intrigat e tyre e ta shkelë ndonjë dispozitë, sepse ata janë jashtë rrugës së Zotit, andaj edhe nuk kuptojnë të drejtën e të vërtetën, e dëshirojnë gjendjen e hershme të injorancës. Kur është çështja rreth besimit, rreth Kur'anit dhe Muhammedit, nuk lejohet kurrfarë miqësie me kundërshtarët e tij. Në këto ajete është fjala për disa munafikë (hipokritë), të cilët vetëm ishin
Sikur Ithtarët e Librit të besonin dhe t’i ruheshin (haramit), Ne do t’ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t’i fusnim në xhenete me përjetime të begatshme.
66
Dhe sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kuranin, që iu zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
67
O ti i Dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
68
Thuaj: “O Ithtarë të Librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre arrogancë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
69
S’ka dyshim, se kush e beson Allahun (sinqerisht), e beson Ditën e Gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë e pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhamedin).
70
Ne patëm marrë besë prej Beni Israilëve, atyre ju dërguam pejgamberë, por sa herë që iu erdhi atyre ndonjë pejgamber, që (me mësime) nuk iu pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i vranë.
Komentimi
deklaruar si besimtarë, e në të vërtetë nuk kishin pranuar sinqerisht fenë Islame, me motivacion se i kishin frikë ndonjë rrotullimi eventual, bashkëpunonin me kundërshtarët. I larguari prej fesë Islame është ““murted”. Edhe kjo është një mrekulli e Kur'anit, ngase para se të ndodhë lajmëron se do të ketë ndonjë të tillë, që me të vërtetë pati, por në kohën e Pejgamberit ka pasur pak, kurse në kohën e Ebu Bekrit - shumë. Ebu Bekri i luftoi pa mëshirë dhe pa frikë murtedët, të cilët i asgjësoi. Pra, u vërtetua fjala e Allahut se do të sjellë popull që i do Zoti dhe që ata e duan Zotin, e këta ishin shokët e Pejgamberit dhe të gjithë ata që luftuan e do të luftojnë për rrugën e Zotit derisa të ekzistojë kjo jetë. Ata që ishin sinqerisht në krahun e Allahut, të Pejgamberit dhe të myslimanëve, gjithnjë ishin fitues, andaj nuk duhet afruar atyre që me fenë e Allahut përqeshen e tallen: ata janë fasika dhe fuqia e tyre është e dobët. Fuqia i takon Allahut dhe atyre që besojnë.
قُل أَتَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ ما لا يَملِكُ لَكُم ضَرًّا وَلا نَفعًا وَاللَّهُ هُوَ السَّميعُ العَليمُ
٧٦
71
Ata menduan, se nuk do të kenë telashe (që i vranë pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) Allahu ua pranoi pendimin. Mirëpo më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. Allahu është Gjithëvështrues i asaj që punuan.
72
Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata, që thanë: “Allah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O Beni Israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
73
Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata, që thanë: “Allahu është i treti i treve”. S’ka asnjë të adhuruar të vërtetë pos Allahut të vetëm, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zota), do t’i kapë një dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
74
E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë tek Allahu falje, kur Allahu dihet, se është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh?
75
Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja, se si iu sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!
76
Thuaju: A adhuroni pos Allahut atë që nuk mund t’ju sjellë, as dëm, e as dobi? Allahu është Dëgjuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi.
Komentimi
£ Jehuditë përqeshnin rregullat e fesë islame dhe besimtarët që i zbatonin ato, e nuk e shihnin veten se si Zoti, disa prej tyre, më herët i kishte mallkuar, dhe i kishte shndërruar në majmunë ata që nuk respektuan disiplinën në të shtunën dhe i kishte shndërruar në derra ata që kundërshtuan tryezën e Isait. Vërejtja e parisë fetare që nuk u angazhua për t'i ndalë të këqiat është një prej vërejtjeve më të ashpra për të gjithë dijetarët dhe parinë fetare edhe nga radhët e fesë islame. Derisa Zoti xh.sh. në disa ajete të Kur'anit urdhëroi besimtarët t'u japin hua të varfërve për hirë të Tij, disa jehudi thanë se Zoti qenka koprrac. Me këtë thënie ata bënë mëkat të madh, andaj u mallkuan dhe koprracia iu mvesh shpirtit të tyre, e bota sot thotë: “koprrac si jehudi”. Është karakteristike që Zoti xh.sh. nuk e thërret Muhammedin me emër, por e thërret me ndonjë atribut (sifat) të lartë si: Ja ejjuhen Nebijju etj. Sipas Fahru Raziut në tërë Kur'anin Zoti e thërret Muhammedin: “Ja ejjuher rresulu”” dy herë në këtë kaptinë, në ajetin 41, dhe në këtë. Kjo është famë e madhe për Muhammedin. Pejgamberi ka qenë i shtrënguar që ta komunikojë çdo gjë që është shpallur prej Zotit, andaj thëniet se ka mbetur diç pa komunikuar janë trillime.
Thuaju: “O Ithtarë të Librit, mos e teproni me fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë”.
78
Ata që mohuan të vërtetën nga Beni Israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua, sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
79
Ata ishin që nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
80
I sheh shumë prej tyre, që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, sepse Allahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata janë përjetë në vuajtje të dënimit.
81
Sikur të ishin ata, që e besojnë vërtet Allahun, Pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t’i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
82
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh, se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: “Ne jemi nesara-të krishterë”. Këtë sepse prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
Komentimi
Nuk mund të merret si besim i pranueshëm pa e pranuar Muhammedin, sepse besimi i sinqertë në Zotin vetvetiu kërkon besimin në të gjitha shpalljet dhe në të gjithë të dërguarit që i çoi Zoti. Në këtë mënyrë nuk është besim i sinqertë as ndaj Zotit, nëse nuk pranohet i dërguari i Tij, Muhammedi: pra, jehuditë, të krishterët, sabiinët, munafikët nuk do të kenë frikë në ditën e gjykimit nëse sinqerisht e besojnë Zotin dhe pranojnë Muhammedin të dërguar.
Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit (Kuranin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, sepse e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhamedit).
84
(dhe thonë) Përse të mos besojmë Allahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë, që Zoti ynë do të na çojë (në xhenet) së bashku me njerëzit e mirë.
85
Për ata që thanë, Allahu i shpërbleu me xhenete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
86
Ndërkaq ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona janë banues të zjarrit.
87
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat, që për ju i lejoi Allahu (i bëri hallall) dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
88
Hani nga ajo që Allahu ju furnizoi si hallall të mirë, dhe duke qenë se ju Allahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!
89
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar, që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja, kur i thyeni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.
Komentimi
Derisa vetë Isai a.s. i thirri njerëzit të besojnë Zotin që është një, u shpreh haptas se edhe ai është rob i Tij, besimi në Isain si zot ose besimi në “trini'' është i gabuar. Isai ishte i dërguar i Zotit sikurse edhe të dërguarit që ishin para tij, ishte njëri që kishte nevojë të ushqehej si njerëzit e tjerë, ashtu ishte edhe nëna, Merjemja e ndershme. Kur'ani u tërheq vërejtjen që të mos e teprojnë e Isain ta quajnë zot, dhe të mos shkojnë pas atyre shtrembërimeve në besim, të cilat ishin si trashëgim prej injorantëve, që ishin para kohës së Muhammedit. Beni israilët, tek të cilët ishte i dërguar Isai, ishin të mallkuar edhe prej Davudit e edhe prej Isait, pse ishin shumë të shfrenuar.
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)!
92
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të Dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
93
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët), derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. Allahu i do ata që bëjnë mirë.
94
O ju që besuat, Allahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t’u dalluar tek Allahu ai që i frikësohet Atij, kur është në vetmi. E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.
95
O ju që besuat, mos e vrisni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e vret atë me qëllim, atëherë dënimi është therja e një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën), që ka vrarë. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e dhuruar atë të therur (të varfërve) në Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. Allahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) Allahu e dënon ashpër. Allahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim).
Komentimi
Përveç armiqësisë që beni israilët e ushqenin kundër myslimanëve, ata e shtonin atë armiqësi duke bashkëpunuar edhe me idhujtarët, armiq të përbetuar të Muhammedit dhe të misionit të tij. Prandaj, beni israilët ishin dhe janë armiqët më të ashpër të myslimanëve, ndërsa të krishterët nga vetë natyra e ideologjisë së tyre janë më të butë, më të lehtë dhe, si të tillë, janë edhe më afër myslimanëve. Ndër të krishterë ka pasur dijetarë fetarë dhe njerëz të devotshëm (asketikë - tërki dynja), andaj shpallja e Zotit gjithnjë ka pasur ndikim më të madh ndër radhët e të krishterëve.
Gjahu dhe ushqimi në det iu është lejuar, si ushqim dhe dobi për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor iu është ndaluar, sa të jeni në ihram. Kini dro Allahun, tek i cili do të tuboheni!
97
Allahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin, edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) ato me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini, se Allahu e di çka në qiej dhe çka në tokë dhe se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo send.
98
Dijeni se Allahu është Ndëshkues i ashpër (ndaj atij që nuk bindet dhe nuk përfill), dhe se Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh (për atë që pendohet dhe i nënshtrohet Atij).
99
I Dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); Allahu di ç’publikoni dhe ç’mbani të fshehtë.
100
Thuaj: “Nuk është njësoj e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë Allahun (e mos pranoni të keqen), o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
101
O ju që besuat, mos pyetni për sende, që nëse iu thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kurani, do t’ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). Allahu ua fali ato (pyetjet që i bëtë më herët); Allahu fal shumë, është i Butë.
102
Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.
103
Allahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besuan trillojnë rrena për Allahun, (duke thënë se Allahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë (se janë duke shpifur).
Komentimi
£ Myslimanët urdhërohen të mos i kalojnë kufinjtë në shfrytëzimin e begative. Begatitë e mira e të lejuara të shfrytëzohen, të mos iket prej tyre në shenjë të ndonjë asketizmi, misticizmi, heqjeje dorë nga kënaqësitë e kësaj bote etj. Në anën tjetër, nuk duhet t'u afrohen sendeve të ndaluara. Betimet e rastit në shenjë vërtetimi ose mohimi, fjala vjen: po, vall llahi, jo vall llahi, nuk kanë ndonjë përgjegjësi. Betimet me qëllim të caktuar kanë përgjegjësi, andaj duhet respektuar ato, e nëse vjen puna të thyhet një betim i tillë, masa ndëshkuse është: të ushqyerit e dhjetë të varfërve, ose veshja, e tyre, ose agjërimi. Pijet alkoolike, luajtja në komar, adhurimi i statujeve, falli për njohje të fatit, janë të fëlliqta, janë nxitje e shejtanit, prandaj janë rreptësisht të ndaluara. Ky është ajeti me të cilin ndalohen definitivisht alkololi dhe bixhozi. Pasi që u ndalua pija e verës dhe e braktisën myslimanët, u shtrua pyetja: çka ishte puna e atyre që e pinë më parë dhe vdiqën, a kanë përgjegjësi” Ajeti sqaron se ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie derisa atëherë nuk ishte e ndaluar definitivisht. Arabët ishin gjahtarë të njohur, ngase jetonin prej gjuetisë, në kohën kur ishin në ihram e kishin të ndaluar gjahun tokësor dhe nëse e shkelnin ligjin ishin të obliguar të kompensonin për shtazën e mbytur duke bërë kurban një nga kafshët shtëpiake, ose të ushqenin të varfër, ose të agjëronin. Këto dispozita ishin sprovim për të parët - sahabët, ashtu që të dihet se kush i respekton dispozitat e Zotit e kush jo. Këto dispozita të gjuetisë në kohën e haxhit ose të umres, janë të përhershme deri në kijamet. Ihramë është një çarshaf më të cilin është mbështjellur njeriu gjatë kryerjes së detyrës së haxhit. Nga kjo pjesë e Kur'anit po kuptohet se edhe egërsirat janë të sigurta në Qabe me rrethinë, e të mos flasim për njerëz.
128
وَإِذا قيلَ لَهُم تَعالَوا إِلىٰ ما أَنزَلَ اللَّهُ وَإِلَى الرَّسولِ قالوا حَسبُنا ما وَجَدنا عَلَيهِ ءاباءَنا أَوَلَو كانَ ءاباؤُهُم لا يَعلَمونَ شَيـًٔا وَلا يَهتَدونَ
E kur iu thuhet atyre: “Ejani tek ajo që e zbriti Allahu dhe tek (çka thotë) i Dërguari, ata thonë: "Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë". A (mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë?!
105
O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve, kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.
106
O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet), kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s’keni të afërm) dhe ju gjen telashi e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në Allahun: “Ne nuk e japim betimin në Allahun për asgjë, edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) Allahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!”
107
E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në Allahun: “Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!”
108
Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është e drejtë, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë), se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë Allahun dhe bindjuni, se Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
Komentimi
Për të mirën e njërezve, Allahu e bëri të shenjtë Qaben me rrethinë, i përcaktoi të shenjtë katër muaj në vit, ashtu që në atë vend dhe në atë kohë ndaloi luftën, bile edhe gjuetinë e egërsirave. I bëri të shenjta edhe kafshët e shënuara me qafore, që ishte shenjë se ajo është e zgjedhur për kurban. Të gjitha këto bëhen për të qenë njerëzit të lirë në çështjet e fesë dhe në çështjet e jetës, por megjithëkëtë, idhujtarët mekas kundërshtonin udhëzimet e Zotit. Nuk është kompetencë e Pejgamberit që njerëzit t'i verë në rrugë të drejtë, detyra e tij është ta kumtojë shpalljen e Zotit. Të pyetet Pejgamberi ose dijetarët e fesë për çështje të fesë e të jetës, është porosi e Zotit, por pyetjet e panevojshme, pyetjet përgjigjet e të cilave do të shkaktonin brengosje e keqësim, nuk duhet bërë. Këso pyetjesh i patën bërë Salihut për deve, Musait për ta parë Zotin, Isait për tryezën dhe pasi që morën përgjigjen, nuk zbatuan urdhërin, andaj edhe u bënë qufarë. Në kohën e xhahilijetit arabët kishin ndaluar disa kafshë shtëpiake që të mos u hahet mishi i tyre, të mos pihet qumështi ose të mos ngarkohen me barrë, siç ishin Behire - devja që kishte lindur pesë herë e të mbramin mashkull, i shkyhej veshi dhe shpallej e lirë, nuk ngarkohej, nuk i hypej. Saibe-deve, që bëhej e lirë kur njeriu thoshte: nëse shërohem nga sëmundja, devja ime qoftë Saibe. Vesile - ishte qengji mashkull i lindur binak me një femër. Qengjin femër e konsideronin të tyre, mashkullin të zotave, e kur lindte mashkulli binak me femrën,
(Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur Allahu i tubon të dërguarit e iu thotë: “Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?” Ata (pejgamberët) thonë: “Ne nuk dimë, vërtet Ti je i Gjithëdijshëm për të gjitha të fshehtat!”
110
Allahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoji të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti ju fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë, Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbrin dhe të sëmurin nga sëmundja e lebrozës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zmbrapsa Beni Israilët prej teje (që deshën të të mbysin), atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!”
111
Dhe kur i frymëzova Havarijunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të Dërguarin Tim!” E ata thanë: “Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë”.
112
Dhe (përkujto) kur Havarijunët thanë: “O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?” (Isai) tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!"
113
(Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm, se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!”
Komentimi
nuk therrej për zotat. Hami - ishte mashkulli i deves, dhe pasi që bijtë e tij ishin rritur, shpina e tij ndalohej për hipje. Këto ishin adete te injorantëve, kështu që feja islame i anuloi. Jemi të obliguar të këshillojmë për mirë e të ndalojmë nga e keqja derisa të mos dominojë: lakmia e tepërt, dhënia pas epsheve, dhe t'i japë përparësi secili arsyes së vet. Nëse arrin kjo gjendje ndër njerëz, atëherë ruaje veten tënde, pse këshilla nuk ka më efekt.
£ Njeriu ka të drejtë ta lërë testament një pjesë të pasurisë së tij, por nuk duhet dëmtuar trashëgimtarët. Për testamentin e lënë duhet të jenë dëshmitarë dy njerëz të drejtë nga të afërmit e atij që lë testament. Nëse është në ndonjë udhëtim e nuk ka të afërm, atëherë mund të caktohen dy dëshmitarë, të tjerë. Nëse trashëgimtarët dyshojnë në drejtësinë e dëshmitarëve, prej tyre kërkohet të betohen në emër të Allahut. Betimi bëhet pas namazit të iqindisë e në prezencën e njerëzve. Nëse zbulohet se dëshmitarët e testamentit nuk e kanë treguar të vërtetën, atëherë betimi i tyre asgjësohet dhe në vend të tyre betohen dy nga të afërmit e testamentuesit. Në ditën e kijametit Zoti i pyet pejgamberët për popullin, të cilit i ishin dërguar se a iu përgjigjën thirrjes ose jo. Pejgamberët, edhe pse e dinë gjendjen, para Zotit paraqiten sikur nuk dinë, e këtë ngase momenti është i vështirë dhe se Zoti e di gjendjen më mirë se ata, andaj tregojnë paaftësi, përulësi, respekt para madhërisë së Zotit xh. sh.
Isai, i biri i Merjemes, tha: “O Allah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je Furnizuesi më i mirë!”
115
Allahu tha: “Unë ua zbres atë, e kush prej jush mohon pastaj, Unë e dënoj atë me një dënim, që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
116
Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve iu the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos Allahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i Dijshmi i të fshehtave!”
117
Unë nuk iu kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe Përcjellës (dhe Dëshmues) i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo send!”
118
Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti.
119
Allahu tha: “Kjo është dita që të drejtëve iu bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhenete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.
120
Vetëm i Allahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i Plotfuqishëm për çdo send.
Komentimi
Pasi që Zoti përmendi ditën e gjykimit në të cilën i tubon të gjithë pejgamberët dhe njerëzit, e pejgamberët i pyet se kush € pranoi thirrjen e tyre e kush jo, në mënyrë të veçantë do ta marrë në pyetje Isain, ngase jehuditë dhe të krishterët patën qëndrime të kundërta rreth tij. Jehuditë nënçmuan atë dhe nënën e tij, ndërsa të krishterët e tepruan duke e ngritur në nivel të Zotit. Të gjitha të mirat dhe mrekullitë e përmendura rreth Isait, janë të mbështetura në dëshirën dhe në fuqinë e Zotit, me të cilën gjë kuptohet se Isai ishte njeri dhe pejgamber dhe se vepronte me lejen e Zotit. Havarijjunët ishin njerëzit më të sinqertë, të cilët kishin besuar Zotin dhe Isain si pejgamber, ishin krahu i Isait. Kërkuan që Zoti t'ua zbresë një tryezë nga qielli, jo pse kishin dyshim në fuqinë e Zotit, dhe jo pse kishin për qëllim të hanin nga ajo, por nga dëshira që të manifestonin besimin e tyre me bindje edhe më të forta dhe të ndiejnë një kënaqësi. Duke e pyetur Isain se a i ka thënë popullit që ta besojnë atë dhe nënën e tij për zotëra, shfaqet qortimi më i fortë kundër atyre që patën bindje të gabueshme ndaj Isait dhe nënës së tij. Zoti e di se Isai nuk u ka thënë ashtu, por dëshiron qe para të gjithë njerëzve në ditën e gjykimit ta parashtrojë gabimin dhe kokëfortësinë e tyre, të cilin e vazhduan edhe pas shpjegimeve të Kur'anit se Isai është njeri dhe i dërguar i Zotit e jo zot dhe se dënimi për gabimin e bërë me qëllim, është meritë e vetë atyre. Isai, pasi që e arsyeton veten, i drejtohet Zotit me respekt, duke i thënë se nëse i dënon ata janë robër Tu, s'ka kush që mund të ndërhyjë, e nëse i falë, përsëri Ti je ai që ke fuqi për gjithçka. Muslimi në sahihun e vet shënon këtë hadith: Pejgamberi paska lexuar këtë ajet 118 të kësaj kaptineje dhe ajetin 36 të kaptinës Ibrahim, e pastaj i paska ngritur duart e ka thënë: ““O Allah, ymmetin tim, ymmetin tim dhe paska qarë. Zoti i ka thënë Xhibrilit: shko te Muhammedi, Zoti yt e di më së miri, e pyete përse qanë” Vjen Xhibrili dhe e pyet e Pejgamberi i tregon, Allahu i thotë Xhibrilit shko dhe thuaj Muhammedit: Do të bëjë të kënaqur ty me ymmetin tënd dhe nuk lejoj që ti të jesh i brengosurt” Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Maidetu”', lavdi i qoftë Allahut