المدثر
El Muddeththir
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يٰأَيُّهَا المُدَّثِّرُ
قُم فَأَنذِر
وَرَبَّكَ فَكَبِّر
وَثِيابَكَ فَطَهِّر
وَالرُّجزَ فَاهجُر
وَلا تَمنُن تَستَكثِرُ
وَلِرَبِّكَ فَاصبِر
فَإِذا نُقِرَ فِى النّاقورِ
فَذٰلِكَ يَومَئِذٍ يَومٌ عَسيرٌ
عَلَى الكٰفِرينَ غَيرُ يَسيرٍ
ذَرنى وَمَن خَلَقتُ وَحيدًا
وَجَعَلتُ لَهُ مالًا مَمدودًا
وَبَنينَ شُهودًا
وَمَهَّدتُ لَهُ تَمهيدًا
ثُمَّ يَطمَعُ أَن أَزيدَ
كَلّا إِنَّهُ كانَ لِـٔايٰتِنا عَنيدًا
سَأُرهِقُهُ صَعودًا
O ti i mbuluar!
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
Dhe madhëroje Zotin tënd!
Dhe rrobat e tua pastroji!
Dhe të keqës së ndyrë largohu!
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
Dhe për hir të Zotit tënd duro!
E, kur të fryhet në Sur,
atëherë ajo është ditë e vështirë.
Për jobesimtarët është jo e lehtë.
Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
E bëra edhe me djem që i ka me vete.
Dhe Unë i lashë në disponim të gjitha mundësitë.
E ai lakmon që t’i shtojë edhe më tepër.
E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
Atë do ta dërrmoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.