me gastare, me ibrikë dhe me gota të mbushura plot prej burimit,
19
prej së cilës pije (vere), as nuk iu dhemb koka, as nuk dehen.
20
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
21
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
22
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
23
Si të ishin inxhi të ruajtura.
24
Shpërblim për atë, që ata punuan.
25
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija, as që janë mëkat (gënjeshtër).
26
Vetëm thënie: selam pas selami.
27
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
28
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
29
Të bananeve me fruta palë-palë.
30
Nën hije të përhershme.
31
Pranë ujit rrjedhës.
32
Edhe ndër pemë shumë llojesh,
33
që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
34
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
35
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
36
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha,
37
të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
38
(Ato janë) Për ata të djathtët.
39
(të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
40
Janë shumë nga më të vonshmit.
41
E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
42
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
43
Dhe në errësirë nga tymi.
44
As e freskët, e as e këndshme.
45
Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
46
Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
47
Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbura, njëmend do të ringjallemi?
48
A edhe prindërit tanë të hershëm?”
49
Thuaj: “Edhe të parët, edhe të fundit,
50
keni për t’u tubuar në një Ditë të Caktuar!”
Komentimi
Kataklizma e kijametit është një realitet dhe kur të ndodh ai, nuk ka kush që nuk do ta besojë. Ai është moment që njerëzit € mirë i ngrit lart e të këqijtë i hedh poshtë. Toka do të lëkundet aq fort sa që edhe bjeshkët do të bëhen si miell i situr dhe do të ngriten si pluhuri në ajër. Atë ditë njerëzit do të radhiten në tri kategori: të djathtë, të cilëve u vijnë shënimet në anën e djathtë dhe ata janë të lumtur, të majtë, që shënimet u vijnë në anën e majtë dhe ata janë fatzinj dhe ata që ecën para, që ishin të dalluar, që ishin gjithnjë në ballë, pra më të mirët. Për më të mirët, më të afërmit te Zoti, shumica e komentatorëve të Kur'anit mendojnë se janë popujt më të zgjedhur të çdo pejgamberi, e derisa përpara Pejgamberit tonë pati shumë pejgamberë, numri i ithtarëve më të zgjedhur të tyre është më i madhi, andaj fjalia: Shumë prej të parëve e pak prej të mbramëve, ka të bëjë me popujt c parë dhe të ymmetit Muhammed. Ibni Kethiri është i mendimit se më të parët nënkuptohen shokët, kurse me të mbramët nënkputohet ymmeti i Muhammedit, ngase është ymmeti më i zgjedhur, pra është e pamundur të këtë të afërt te Zoti më shumë nga popujt e parë... Sipas Sabuniut - ymmeti i Muhammedit është më i zgjedhuri, është më i lavdishmi dhe në xhennet do të ketë më së shumti prej tyre, por të dalluar,të veçuar do të duhej të këtë më shumë nga popujt e parë, kur marrin parasysh atë numër aq të madh të pejgamberëve që ishin përpara Muhammedit a.s.17 Sido qoftë, ata janë kategoria e parë dhe më të shpërblyler te Zoti.
Ne iu kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)!
58
A më tregoni për farën që e derdhni,
59
a ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
60
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush, që mund të na pengojë,
61
që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
62
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
63
A nuk e shihni atë që mbillni?
64
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
65
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
66
S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
67
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
68
A e shihni ujin që po e pini?
69
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
70
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
71
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
72
A ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
73
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehenemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
74
Pra, ti lartësoje emrin e Zotit tënd të Madh.
75
Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
76
E ai është betim i madh, sikur ta dini!
Komentimi
£ Edhe grupi i dytë, të djathtët janë të shpërblyer te Zoti i tyre me lloj-lloj të mirash, duke filluar prej gjelbërimit, hijes së përjetshme, sepse në xhennet nuk ka diell, andaj hija është e përhershme. Pemë të ndryshme, ujë burimesh, e edhe gra të reja, pse edhe plakat do të ringjallen të reja. Në këtë grup do të jenë shumë edhe prej të parëve e edhe prej të mëvonshmëve. Pas dy grupeve fatlume, përshkruhet gjendja e grupit të tretë, të atyre që librat u vijnë nga ana e majtë. Siç kuptohet prej këtyre ajeteve, ata janë njerëz që nuk e besuan ringjalljen, nuk e besuan botën tjetër që është një prej themeleve të besimit të drejtë, e për këtë shkak i godit fati i zi, andaj në fund të këtyre ajeteve u thuhet në mënyrë gjykuese: Kjo është mikpritja juaj.
579
إِنَّهُ لَقُرءانٌ كَريمٌ
٧٧
فى كِتٰبٍ مَكنونٍ
٧٨
لا يَمَسُّهُ إِلَّا المُطَهَّرونَ
٧٩
تَنزيلٌ مِن رَبِّ العٰلَمينَ
٨٠
أَفَبِهٰذَا الحَديثِ أَنتُم مُدهِنونَ
٨١
وَتَجعَلونَ رِزقَكُم أَنَّكُم تُكَذِّبونَ
٨٢
فَلَولا إِذا بَلَغَتِ الحُلقومَ
٨٣
وَأَنتُم حينَئِذٍ تَنظُرونَ
٨٤
وَنَحنُ أَقرَبُ إِلَيهِ مِنكُم وَلٰكِن لا تُبصِرونَ
٨٥
فَلَولا إِن كُنتُم غَيرَ مَدينينَ
٨٦
تَرجِعونَها إِن كُنتُم صٰدِقينَ
٨٧
فَأَمّا إِن كانَ مِنَ المُقَرَّبينَ
٨٨
فَرَوحٌ وَرَيحانٌ وَجَنَّتُ نَعيمٍ
٨٩
وَأَمّا إِن كانَ مِن أَصحٰبِ اليَمينِ
٩٠
فَسَلٰمٌ لَكَ مِن أَصحٰبِ اليَمينِ
٩١
وَأَمّا إِن كانَ مِنَ المُكَذِّبينَ الضّالّينَ
٩٢
فَنُزُلٌ مِن حَميمٍ
٩٣
وَتَصلِيَةُ جَحيمٍ
٩٤
إِنَّ هٰذا لَهُوَ حَقُّ اليَقينِ
٩٥
فَسَبِّح بِاسمِ رَبِّكَ العَظيمِ
٩٦
77
Se me të vërtetë ai është Kuran i famshëm.
78
Është në një libër të ruajtur.
79
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
80
Është i zbritur prej Zotit të botëve.
81
A, ndaj këtij ligjërimi (Kurani) ju tregoheni të luhatshëm (të pavendosur)!
82
Dhe në vend të falënderimit për furnizimin tuaj, ju jeni që përgënjeshtroni.
83
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
84
dhe ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet),
85
e Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
86
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
87
nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë)!
88
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
89
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm.
90
Po në qoftë se është nga të djathtët?
91
Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
92
E në qoftë se është prej përgënjeshtruesve të humbur,
93
mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë,
94
dhe djegie nga zjarri i xhehenemit.
95
E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
96
Pra ti lartësoje Zotin tënd të Madhëruar.
Komentimi
Prej farës së hedhur, njerit Kjo është një e vërtetë shumë e rëndësishme dhe e çuditshme. Mirëpo, derisa kjo dukuri përsëritet, njeriu e harron, nuk e vështron sa duhet. Fara e njeriut është njëra nga tajitjet, sekrecionet e shumta të trupit të njeriut, siç janë djersa, gjaku, gëlbaza, por nga kjo tajitje, më vonë qe, njeriu që dëgjon e sheh, njeriu mashkull a femër' Si u bë kjo punë e çuditshme, e sikur të mos ishte që kjo po ndodh, mendja e njeriut do të trazohej për një mundësi të tillë. Ku ishte ky njeri strukur: me eshtra, me muskulaturë, lëkurë, damarë, flokë, thonjë,me veti e natyrë të tij” Cila mendje e njeriut do të qëndronte para kësaj të vërtete të madhe e të çuditshme, e pastaj t'i japë vetes guxim e të thotë: Kjo u bë kështu, e lamtumirë”' Roli i njeriut në këtë çështje nuk është tjetër vetëm se burri ta hedhë farën në mitrën e gruas, e mandej ndërprehet puna € tij dhe puna e saj. Atëherë dora e fuqishme, vetëm ajo, e merr punën e mëtejshme në atë ujë të dobët. Ajo vetë punon në krijimin dhe zhvillimin e tij, në ndërtimin e formës së tij dhe në frymëzimin me shpirt në të. Prej momentit të parë manifestohet mrekullia që nuk mund ta bëjë askush, pos Allahut. Vetëm sakaq të mendojë, njeriu e kupton këtë mrekulli. Por çështja e asaj të vetmes qelizë prej kur ajo derdhet, është edhe më e çuditshme për mendjen. Ajo fillon të ndahet e të shumohet,pas një kohe ato bëhen me milionë sosh dhe secili grumbull i tyre kanë role të veçanta disa janë qeliza për eshtra,të tjerat për muskulaturë, disa për lëkurë, kurse disa për sistemin nervor, për punën e syrit, për punën e gjuhës, dhe secila prej tyre e dinë vendin e punës së vet,e nuk gabon e të paraqitet në vendin tjetër, p.sh. syri në bark apo në këmbë. Lavdëruar qoftë Allahu që tha: “A ju e krijoni atë apo Ne jemi krijues21” Pasi përmenden argumentet për fuqinë e Allahut në krijim, në fund të kësaj sureje përshkruhet gjendja e fatbardhëve, e fatzinjve dhe e atyre të dalluarëve, që qenë përmendur në fillim por në mënyrë të tërësishme, ashtu që kjo pjesë të jetë sqarim më në detaje. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures “El Vakiatu”. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar'