Komentimi
739 SURETU EL KAFIRUNË SURETU EN NASR SURETU EL MESED O———— — “ fshehtësi, që dikur u bë realitet ishte një nga argumentet se Muhammedi vërtet ishte i dërguar i Zotit. Kabilet e arabëve pritnin se çka do të bëhej me Mekën dhe thoshin ““Nëse Muhammedi arrin ta çlirojë Mekën, vërtetë ai është Pejgamber”, Kur u çlirua Meka pa luftë, njerëzit grupe-grupe nisën ta pranojnë fenë islame dhe brenda dy viteve, nuk mbeti kabile arabe që nuk e pranoi fenë islame, e Pejgamberi i shihte njerëzit si vinin në turma dhe deklaroheshin për fenë islame. Zoti ia përkujton këtë të mirë dhe i thotë: “Të erdhi ndihma e Zotit dhe e çlirove Mekën, u kënaqe duke shikuar se si njerëzit në grupe vijnë e përqafojnë fenë islame, tash pra, ti madhëroje e falënderoje Zotin tënd, që ua mbylli gojën armiqve, i nënshtroi dhe i përuli, por ke kujdes e gjithnjë kërkoje mëshirën e Zotit, se Ai është mëshirues i madh. Shumica e mufesirinëve janë të mendimit se kjo sure e bën me dije Muhammedin se i është afruar koha të largohet prej kësaj bote e të shkojë në fqinjësi të Mëshiruesit. Këtë mendim e Përkrahin të gjithë sahabët e edhe ibni Abasi. I tërë Kur'ani i shpallur pas shpërnguljes së Pejgamberit, konsiderohet i shpallur në Medinë, pa marrë parasysh se ku ishte Pejgamberi, kur i shpallej, andaj edhe kjo sure numërohet prej atyre të shpallurave në Medinë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruart 9“