النجم
En Nexhëm
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالنَّجمِ إِذا هَوىٰ
ما ضَلَّ صاحِبُكُم وَما غَوىٰ
وَما يَنطِقُ عَنِ الهَوىٰ
إِن هُوَ إِلّا وَحىٌ يوحىٰ
عَلَّمَهُ شَديدُ القُوىٰ
ذو مِرَّةٍ فَاستَوىٰ
وَهُوَ بِالأُفُقِ الأَعلىٰ
ثُمَّ دَنا فَتَدَلّىٰ
فَكانَ قابَ قَوسَينِ أَو أَدنىٰ
فَأَوحىٰ إِلىٰ عَبدِهِ ما أَوحىٰ
ما كَذَبَ الفُؤادُ ما رَأىٰ
أَفَتُمٰرونَهُ عَلىٰ ما يَرىٰ
وَلَقَد رَءاهُ نَزلَةً أُخرىٰ
عِندَ سِدرَةِ المُنتَهىٰ
عِندَها جَنَّةُ المَأوىٰ
إِذ يَغشَى السِّدرَةَ ما يَغشىٰ
ما زاغَ البَصَرُ وَما طَغىٰ
لَقَد رَأىٰ مِن ءايٰتِ رَبِّهِ الكُبرىٰ
أَفَرَءَيتُمُ اللّٰتَ وَالعُزّىٰ
وَمَنوٰةَ الثّالِثَةَ الأُخرىٰ
أَلَكُمُ الذَّكَرُ وَلَهُ الأُنثىٰ
تِلكَ إِذًا قِسمَةٌ ضيزىٰ
إِن هِىَ إِلّا أَسماءٌ سَمَّيتُموها أَنتُم وَءاباؤُكُم ما أَنزَلَ اللَّهُ بِها مِن سُلطٰنٍ إِن يَتَّبِعونَ إِلَّا الظَّنَّ وَما تَهوَى الأَنفُسُ وَلَقَد جاءَهُم مِن رَبِّهِمُ الهُدىٰ
أَم لِلإِنسٰنِ ما تَمَنّىٰ
فَلِلَّهِ الـٔاخِرَةُ وَالأولىٰ
وَكَم مِن مَلَكٍ فِى السَّمٰوٰتِ لا تُغنى شَفٰعَتُهُم شَيـًٔا إِلّا مِن بَعدِ أَن يَأذَنَ اللَّهُ لِمَن يَشاءُ وَيَرضىٰ
Betohem në yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!
Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni), as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
Atë ia mësoi ai fuqiforti (Xhibrili),
që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale).
Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
(E ka parë) tek Sidretul Munteha.
Që pranë saj është xhennetul Me’va.
Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
Shikimi (i Muhamedit), as nuk lakoi, e as nuk tejkaloi.
Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhamedit, e ju i konsideroni zota)!
A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëqë prej Zotit të tyre iu pat ardhur udhëzimi.
A mos do t’i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?
E dihet, se vetëm Allahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
Komentimi
Allahu betohet në atë krijim të vetin që dëshiron, e krijesat nuk bën të betohen në tjetërkë pos në Krijuesin e vet. Betohet me yllin që bie, që perëndon, që shkapërderdhet në ditën e kijametit, se Muhammedi bashkëvendësi i kurejshitëve, të cilin e njihnin mirë, nuk ishte ai që kishte humbur rrugën, as që kishte besim të prishur dhe as nuk fliste sipas dëshirës së vet, por fliste atë që i shpallej. Me urdhërin e Zotit Xhibrili ia mësonte Kur'anin, Xhibrili ishte i fuqishëm dhe mendjemprehtë. lu paraqit Muhammedit në formën e vet si ishte i krijuar dhe prej së larti iu afrua krejt afër dhe ia shpalli atë që e kishte urdhëruar Zoti. Edhe pse idhujtarët bën dyshim se Muhammedi mund ta ketë parë Xhibrilin, Kur'ani vërteton se ai e pa edhe njëherë tjetër në formën e vet, e pa pranë Sidrës. Sidre quhet një pemë, e “munteha'' - përfundon, pse përtej saj nuk di kush se ç'ka përveç Zotit xh. sh. pra përfundon deri aty dija e krijesave.