النساء
En Nisa
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يٰأَيُّهَا النّاسُ اتَّقوا رَبَّكُمُ الَّذى خَلَقَكُم مِن نَفسٍ وٰحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنها زَوجَها وَبَثَّ مِنهُما رِجالًا كَثيرًا وَنِساءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذى تَساءَلونَ بِهِ وَالأَرحامَ إِنَّ اللَّهَ كانَ عَلَيكُم رَقيبًا
وَءاتُوا اليَتٰمىٰ أَموٰلَهُم وَلا تَتَبَدَّلُوا الخَبيثَ بِالطَّيِّبِ وَلا تَأكُلوا أَموٰلَهُم إِلىٰ أَموٰلِكُم إِنَّهُ كانَ حوبًا كَبيرًا
وَإِن خِفتُم أَلّا تُقسِطوا فِى اليَتٰمىٰ فَانكِحوا ما طابَ لَكُم مِنَ النِّساءِ مَثنىٰ وَثُلٰثَ وَرُبٰعَ فَإِن خِفتُم أَلّا تَعدِلوا فَوٰحِدَةً أَو ما مَلَكَت أَيمٰنُكُم ذٰلِكَ أَدنىٰ أَلّا تَعولوا
وَءاتُوا النِّساءَ صَدُقٰتِهِنَّ نِحلَةً فَإِن طِبنَ لَكُم عَن شَىءٍ مِنهُ نَفسًا فَكُلوهُ هَنيـًٔا مَريـًٔا
وَلا تُؤتُوا السُّفَهاءَ أَموٰلَكُمُ الَّتى جَعَلَ اللَّهُ لَكُم قِيٰمًا وَارزُقوهُم فيها وَاكسوهُم وَقولوا لَهُم قَولًا مَعروفًا
وَابتَلُوا اليَتٰمىٰ حَتّىٰ إِذا بَلَغُوا النِّكاحَ فَإِن ءانَستُم مِنهُم رُشدًا فَادفَعوا إِلَيهِم أَموٰلَهُم وَلا تَأكُلوها إِسرافًا وَبِدارًا أَن يَكبَروا وَمَن كانَ غَنِيًّا فَليَستَعفِف وَمَن كانَ فَقيرًا فَليَأكُل بِالمَعروفِ فَإِذا دَفَعتُم إِلَيهِم أَموٰلَهُم فَأَشهِدوا عَلَيهِم وَكَفىٰ بِاللَّهِ حَسيبًا
O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.
Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin), edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh.
Në qoftë se frikoheni, se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër, që të mos gaboni.
Grave jepuani dhuratën e obliguar të kurorës së tyre (mehrin), e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë pranojeni (hajeni) atë të lejuar e të mirë.
Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj, që Allahu e bëri për ju mëkëmbje, e ata ushqeni nga ajo, veshini dhe ju thoni fjalë të mira.
Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë (të arrijnë moshën madhore), e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë dorëzojuani atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë pa të drejtë dhe pa nevojë dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (nga shfrytëzimi i pasurisë së jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që Allahu është Llogaritës.
Komentimi
£ Zoti fuqiplotë i krijoi njerëzit prej një baze, prej Ademit dhe prej të njëjtës bazë e krijoi palën e tij shoqen, Havën. Thëniet e tjera rreth krijimit të Havës nuk kanë bazë në Kur'an. Që Zoti është i vetmi krijues, vërtetohet edhe nga vetë përbetimi i njerëzve ndaj njëri-tjetrit, pse kur e lut tjetrin për diçka i thua: për Zotin, pash Zotin etj. Madje askush nga njerëzit nuk thotë se unë vetë e krijova veten. Krijimi i Havës nuk ishte prej Ademit ashtu që të kuptohet raporti prind fëmijë, ose vëlla motër.