النور
En Nur
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
سورَةٌ أَنزَلنٰها وَفَرَضنٰها وَأَنزَلنا فيها ءايٰتٍ بَيِّنٰتٍ لَعَلَّكُم تَذَكَّرونَ
الزّانِيَةُ وَالزّانى فَاجلِدوا كُلَّ وٰحِدٍ مِنهُما مِا۟ئَةَ جَلدَةٍ وَلا تَأخُذكُم بِهِما رَأفَةٌ فى دينِ اللَّهِ إِن كُنتُم تُؤمِنونَ بِاللَّهِ وَاليَومِ الـٔاخِرِ وَليَشهَد عَذابَهُما طائِفَةٌ مِنَ المُؤمِنينَ
الزّانى لا يَنكِحُ إِلّا زانِيَةً أَو مُشرِكَةً وَالزّانِيَةُ لا يَنكِحُها إِلّا زانٍ أَو مُشرِكٌ وَحُرِّمَ ذٰلِكَ عَلَى المُؤمِنينَ
وَالَّذينَ يَرمونَ المُحصَنٰتِ ثُمَّ لَم يَأتوا بِأَربَعَةِ شُهَداءَ فَاجلِدوهُم ثَمٰنينَ جَلدَةً وَلا تَقبَلوا لَهُم شَهٰدَةً أَبَدًا وَأُولٰئِكَ هُمُ الفٰسِقونَ
إِلَّا الَّذينَ تابوا مِن بَعدِ ذٰلِكَ وَأَصلَحوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفورٌ رَحيمٌ
وَالَّذينَ يَرمونَ أَزوٰجَهُم وَلَم يَكُن لَهُم شُهَداءُ إِلّا أَنفُسُهُم فَشَهٰدَةُ أَحَدِهِم أَربَعُ شَهٰدٰتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ لَمِنَ الصّٰدِقينَ
وَالخٰمِسَةُ أَنَّ لَعنَتَ اللَّهِ عَلَيهِ إِن كانَ مِنَ الكٰذِبينَ
وَيَدرَؤُا۟ عَنهَا العَذابَ أَن تَشهَدَ أَربَعَ شَهٰدٰتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ لَمِنَ الكٰذِبينَ
وَالخٰمِسَةَ أَنَّ غَضَبَ اللَّهِ عَلَيها إِن كانَ مِنَ الصّٰدِقينَ
وَلَولا فَضلُ اللَّهِ عَلَيكُم وَرَحمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ تَوّابٌ حَكيمٌ
(Kjo është) Kaptinë, të cilën Ne e zbritëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre të dyve, nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkënd, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me te) është e ndaluar për besimtarët.
Edhe ata, të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë t'i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
Me përjashtim të atyre, që pendohen më vonë dhe përmirësohen, vërtet Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
Ndërsa ata, të cilët shpifin për gratë e veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në Allahun, se thonë të vërtetën.
E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i Allahut qoftë mbi të, nëse ai gënjen.
E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në Allahun, se ai (shpifësi) gënjen.
E pesta herë e betimit të jetë që ta godasë hidhërimi i Allahut atë (gruan), nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e Allahut ndaj jush (ju do të mbaronit). Pa dyshim Allahu është Pranues i pendimit dhe shumë i Urtë.
Komentimi
£ “Suretun'' do të thotë pozitë, vend, famë e lartë, beden i lartë, kështu quhen të gjitha kaptinat e Kur'anit. E tillë është edhe kjo. Vet fillimi i kësaj me këtë emër tërheq vërejtjen se duhet kushtuar vemendje të posaçme përmbajtjës së saj dhe dispozitave të sheriatit islam që janë shprehur në të. Zinaja” - prostitucioni, kurvëria është një prej veseve më të shëmtuara që rrënon në themel qytetërimin e një bashkësie njerëzore, andaj feja ka paraparë masa të rrepta ndëshkuese kundër bartësve të kësaj dukurie, e me qëllim të formimit të individëve me moral të lartë e të pastër, të cilët do ta përbëjnë një bashkësi të lumtur me virtyte shumë të larta. Masa ndëshkuese nuk është kurrfarë imponimi prej sheriatit islam. Masa ndëshkuese kundër lavirit dhe lavires, të theksuar në këto ajete, ka të bëjë me të pamartuarit. Pjesëmarrja e një numri të popullit gjatë zbatimit të masës ndëshkuese ka për qëllim poshtrimin e të tillëve, përhapjen e turpësisë së tyre dhe largimin e të tjerëve nga vepra e tillë e ndyrë. Masa ndëshkimore kundër atyre që u shpifin grave të ndershme për ndonjë vepër të tillë, ka për qëllim ruajtjen e nderit të grave të ndershme dhe pengimin e shpifjeve të tilla.