Allahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është Mbizotëruesi, më i Urti.
2
O ju që besuat, pse po thoni atë që nuk e punoni?
3
Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
4
Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
5
Dhe (rikujto) kur Musai i tha popullit të vet: “O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini, se me të vërtetë unë jam i Dërguar i Allahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre, pse Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
Dhe kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Beni Israilë, unë jam i Dërguar i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit, që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar, që do të vijë pas meje emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai iu erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.
7
E kush është më mizor, se ai që për Allahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po Allahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
8
Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
9
Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
10
O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme, që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
11
T’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
12
Ai (Allahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhenetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
13
Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej Allahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët!
14
O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të Allahut, si Isai, biri i Merjemes, që havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) iu pat thënë: “Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e Allahut?” Havarijunët i thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së Allahut!” E një grup prej Beni Israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
Komentimi
Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj. Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, andaj u bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta: ky është parim islam, sipas të cilit, njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi ka thënë: “Simptomet e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diç gënjen dhe kur i besohet diç, bën hilet” Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë. Isai nuk e thërret atë popull: ““O populli im”, sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, andaj i thërret: “O beni israilë”. Ai u thotë se jam i dërguar i Zotit, i besoi librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur u solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. 1 thanë —
599
Komentimi
SURETU EL XHUMUA 644 ——— ————— ————— “ Isait - sipas mendimit të shumicës së interpretuesve të Kur'anit, e ka mendime se i thanë Muhammedit. Allahu përmes të dërguarit të vet e thërret njeriun në fenë e drejtë, në fenë islame, e ai i konsideron gënjeshtër € magji argumentet e Allahut dhe përpiqet ta fikë dritën e Allahut, Kur'anin, duke i quajtur magji mirëpo, Allahu e ngriti lart dritën e vet mbi të gjitha besimet e tjera të kota, e kompletoi dhe përsosi, edhe pse € urrejtën mohuesit që konsiderohen njerëzit më mizorë. $$
Zoti i madhëruar i njofton besimtarët për fitimin më të madh të cilin do ta arrijnë nëse vazhdojnë të jenë besimtarë të denjë e të sinqertë dhe nëse do të luftojnë me mall e shpirt për rrugën e Zotit. Sipas Fahru Raziut, lufta është tri llojesh: luftë me veten dhe epshin e vet, luftë ndërmjet vetes dhe krijesave të tjera, duke iu shmangur lakmisë e duke u sjellur but e mëshirshëm ndaj të tjerëve dhe luftë për ta ndihmuar të vërtetën e shpallur prej Zotit. Havarijjunët ishin më të zgjedhurit, të cilët i besuan Isait dhe e ndihmuan, por beni israilët u dhanë në dy grupe: disa e besuan, kurse të tjerët nuk e besuan, € Allahu i ndihmoi besimtarët dhe i mundën me fakte dhe luftë kundërshtarët që ishin jehudi. Zoti gjithnjë ndihmon besimtarët kundër atyre që shtrembërojnë besimin dhe mbesin jashtë rrugës së vërtetë. Me ndihmën e Zoti, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Es Saffu. 1 lavdëruar prej çdo kujt është Allahu i madhëruar