E tërë lavdia i takon Allahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe e tërë lavdia i përket Atij në botën tjetër. Ai është i Urti, i Përsosuri në njohuri.
2
Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
3
E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve Kijameti!” Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim, që e di të fshehtën patjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet, as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në Librin e Qartë”.
4
(Janë të shënuara) Që t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
5
Ata që u përpoqën t’i mposhtin faktet Tona ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.
6
Ndërsa atyre që iu është dhënë dituria, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë, dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdishmit.
7
Dhe ata që nuk besuan thanë: “A doni t’ju tregojmë për një njeri, që do t'ju informojë juve se si, pasi (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
فَلَمّا قَضَينا عَلَيهِ المَوتَ ما دَلَّهُم عَلىٰ مَوتِهِ إِلّا دابَّةُ الأَرضِ تَأكُلُ مِنسَأَتَهُ فَلَمّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ الجِنُّ أَن لَو كانوا يَعلَمونَ الغَيبَ ما لَبِثوا فِى العَذابِ المُهينِ
١٤
8
A është duke krijuar gënjeshtër ndaj Allahut, apo e ka kapur çmenduria?” Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tashti janë në humbje të pambarim.
9
A nuk e shohin qiellin e tokën, që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shembim tokën me ta ose lëshojmë mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim, se në këtë ka argument për secilin njeri, që kthen mendjen te Zoti.
10
Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
11
(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thuri me saktësi ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë e vëzhgoj atë që ju punoni.
12
Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën, që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët, që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
13
I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
14
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai për xhinët u bë e qartë, se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
Komentimi
£ Pesë kaptina fillojnë me ““Elhamdu Lil-Lahi...” Një prej tyre është kjo dhe falënderimi që i takon Allahut të madhëruar, ka të bëjë edhe me të mirat e kësaj bote, ndërsa falënderim i posaçëm i bëhet në botën tjetër, kur besimtarët e sinqertë gjejnë kënaqësinë që ua dhuron, por falënderimi ndaj Tij në këtë botë është obligim për njerëzit, e falënderimi që do t'i shprehet në botën tjetër është nga gëzimi. Edhe në këtë kaptinë Muhammedi urdhërohet të betohet në Zotin se do të vijë kijameti, do të ringjallen njerëzit dhe se do të përgjigjen për vepra. Eshtë menduar se pjesa e imtë e materies është atomi, e këtu, në këtë kaptinë, e gjejmë fjalën e Zotit që iu kumtua Muhammedit para katërmbëdhjetë shekujsh se ka pjesë edhe më të imëta që nuk mund t'i shohë njeriu në asnjë mënyrë, e ka edhe aq të mëdha sa që prapë njeriu nuk mund t'i përfshijë me shikimin e vet. Këtë thënie, tash e ka vërtetuar shkenca. Pra asjnë vepër, fjalë a send, nuk është që nuk ka efektin e vet pozitiv ose negativ, e njeriu do të përgjigjet për të gjitha. E mu këtu qëndron shkaku, pse kriminelët donin të talleshin me Muhammedin, kur ai u shpjegonte se do të ringjallen e do të përgjigjen. Kriminelët nuk mendonin se qiej e tokë janë krijime të Zotit, pra janë të rrethuar prej fuqisë së Tij nga të gjitha anët, e Ai ka fuqi t'i ringjallë.
Davudin e kishte graduar Allahu, duke e bërë pejgamber, duke i dhënë librin Zebur, duke i nënshtruar malet dhe shpezët që së bashku me të i luteshin Zotit duke e pëlqyer zërin e tij, duke
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (iu thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderohuni Atij. Qytet i mirë dhe Zot Mëkatfalës.
16
Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
17
Atë dënim ua dhamë atyre, për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë përveç mohuesit.
18
Dhe në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
19
Po ata thanë: “Zoti ynë, na e bëj të largët distancën ndërmjet udhëtimeve tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
20
Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
21
E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është Përejellës ndaj çdo gjëje.
22
Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos Allahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë, as në qiej, e as në tokë, dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
Komentimi
zbutur hekurin dhe duke mësuar për punimin e këmishëve të hekurta për luftë. Sulejmani kishte mrekulli erën me të cilën udhëtonte për një gjysmë dite sapër një muaj udhëtim këmbësor, Zoti kishte mundësuar të zbulojë burimin e bakrit, mandej ia nënshtroi edhe xhinët, të cilët ishin të detyruar të vepronin sipas urdhërit të Sulejmanit, e nuk guxonin të shmangeshin, se Zoti u kishte tërhequr vërejtjen se do t'i dënonte ashpër. Xhinët i punonin çdo gjë Sulejmanit, por ishte karakteristike se me vdekjen e Sulejmanit vërtetohet se xhinët nuk e dinin të fshehtën. Sulejmani vdiq në këmbë duke iu lutur Zotit, e i mbështetur në shkopin e vet, për vdekjen e tij nuk diti askush, xhinët e vazhdonin punën e tyre të mundimshme. Sikur ta dinin se Sulejmani kishte vdekur, ata nuk do të vazhdonin atë punë të mundimshme. Sulejmani i vdekur mbeti mbështetur në shkop, deri kur krimbi ia brejti shkopin: ai u thye, e Sulejmani u rrëzua. Shumë falltorë mbështeten në atë se xhinët u sjellin lajme të panjohura, e ky është mashtrim i madh. Këtë e mohon kategorikisht ky ajet i Kur'anit.
Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi tek Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: “Çka tha Zoti juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai është më i Larti, më i Madhi.
24
Thuaj: “Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?” Thuaj: “Allahu”. E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme!
25
Thuaj: “Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!”
26
Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i drejtë, i Gjithëdijshëm.
27
Thuaj: “M’i tregoni ata (idhuj), që ia shoqëroni Atij si rivalë!" Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është Allahu, i Gjithëfuqishmi, më i Urti!”
28
Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
29
E thonë: “Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?”
30
Thuaj: “Ju keni afatin e një dite, që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para".
31
Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kurani, e as atij që ishte para tij (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët, kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari iu thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”
E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët iu thonë: “A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë, pasi iu pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!”
33
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë iu thonë: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë Allahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne ua vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
34
Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët, e që pasanikët e tij të mos i thonin: “Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar”.
35
Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar”.
36
Thuaj: “Allahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
37
Nuk është, as pasuria juaj, as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
38
Ndërsa ata që përpiqen t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
39
Thuaj: “S’ka dyshim, se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është Dhuruesi më i madh”.
Komentimi
Sebe'ë quhej një popull sipas emrit të të parit të tyre, e që kishin vendbanimet e tyre në Jemen. Ai popull kishte një vendbanim shumë të begatshëm që shtrihej në një luginë dhe në të dy anët e saj kishte kopshte me lloj-lloj frutash. Ata do të duhej falënderuar Zotin për ato begati, por nuk i dëgjuan as pejgamberët dhe nuk falënderuan, andaj i vërshoi uji i pendës dhe u shkatërroi çdo të mirë. Madje, Zoti u kishte mundësuar që prej Jemenit të shkojnë në Sham, duke pushuar fshat më fshat, pse ato ishin të afërta dhe ashtu të tregtojnë sa më lehtë. Mirëpo, duke parë se edhe më të varfërit kishin mundësi të udhëtonin, meqë nuk nevojitej ndonjë përgatitje e fortë, kjo pasanikëve nuk u shkoi për shtati, andaj e përbuzën atë të mirë të Zotit dhe Ai i shpartalloi. Djalli ka qenë betuar se do t'i mashtrojë njerëzit sa të mundet, e në disa raste ia arriti qëllimit edhe pse nuk ka pushtet mbi ta, por duke i mashtruar me sende të kota. Zoti gjithnjë i ka ditur dhe i di të prishurit, por mashtrimi i shejtanit e qet në shesh atë që e ka ditur Ai, Adhuruan zota që s'kanë asgjë në dorë, pse edhe pejgamberët nuk do të mund të bënin shefaatë, vetëm pas lejes së Zotit, e zotat e tyre kurrë. Pejgamberi ynë nuk ishte i dërguar vetëm për arabët, por për mbarë botën, e megjithatë disa talleshin, duke thënë se kur do të vijë kijameti” Ai vjen në çastin e caktuar dhe zullumqarët do të fyejnë njëri-tjetrit dhe do të përpiqen t'ia hudhin fajin njëri-tjetrit.
455
وَيَومَ يَحشُرُهُم جَميعًا ثُمَّ يَقولُ لِلمَلٰئِكَةِ أَهٰؤُلاءِ إِيّاكُم كانوا يَعبُدونَ
Dhe (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve iu thotë: “A këta ishin, që vetëm juve ju adhuronin?”
41
Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish iu besonin atyre”.
42
E sot pra, nuk keni gjë në dorë t’i bëni, as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë iu themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!”
43
E kur iu lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe thoshin: “Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo iu erdhi, i thanë: “Kjo (Muhamed, Feja Islame, Kurani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!”
44
Po Ne nuk ua kemi dhënë atyre ndonjë libër, që ta mësojnë dhe as nuk dërguam tek ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi, as si është shpallja).
45
Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të Dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
46
Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të Allahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni), se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.
47
Thuaj “Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t’u mbetet juve, e shpërblimi im është vetëm prej Allahut, e Ai është Dëshmitar për çdo send”.
48
Thuaj: “Zoti im, Njohësi i të fshehtave sjell të vërtetën”.
Komentimi
Duke u mbështetur në forcën e vet, pasanikët gjithnjë refuzonin mësimet e pejgamberëve e ndonjëherë jusitifikoheshin me atë se sikur të mos ishin të mirë te Zoti, Ai nuk do t'u jepte pasuri e fëmijë, pra edhe thoshin se nuk do të na dënojë. Ata nuk e kuptonin se Zoti është Ai që sipas urtësisë së Vet bën përndarjen e begative, dikuj i jep më shumë e dikuj më pak, por kjo nuk do të thotë se pasanikët janë më afër Zotit. Më afër janë ata që besuan dhe bënë punë të mira. Shpërblimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, andaj edhe do të vendosen në villat më të larta të xhennetit. Pasanikët do të duhej të shpenzonin për në rrugën e Zotit, meqë Ai do t'u kompensojë atë, e jo të përpiqen të mohojnë faktet e Zotit. Pati popuj që adhuronin engjëjt, ndonjë pejgamber e diçka tjetër, e ditën e kijametit u bëhet pyetja engjëjve, se a mos juve u adhuruan” Kjo ka për qëllim demaskimin e të gjithë atyre që pos Zotit adhuruan diçka tjetër, pra së pari idhujtarët. idhujtarët mekas, edhe pse nuk dinin se si është pejgamberi, si është shpallja ose libri, ata mohuan Pejgamberin, mohuan Kur'anin, e nuk kuptonin se mohuesit para tyre, të cilët ishin nja dhjetë herë më të fuqishëm se këta, nuk i shpëtoi forca e tyre prej shkatërrimit që u solli Zoti, e edhe këta nuk do të mund të shpëtojnë.
وَحيلَ بَينَهُم وَبَينَ ما يَشتَهونَ كَما فُعِلَ بِأَشياعِهِم مِن قَبلُ إِنَّهُم كانوا فى شَكٍّ مُريبٍ
٥٤
49
Thuaj: “Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!”
50
Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është Përgjigjës (i lutjes), i Afërt (ndaj atij që i lutet)!”
51
E kur t’i shohësh ata kur i kap frika (ditën e ringjalljes prej varrit), e nuk kanë shpëtim edhe nxirren prej varreve të tyre (do të shihje tmerr të madh),
52
dhe thonë: “Ne i kemi besuar atij (Kuranit, Muhamedit)!” Po si e arrijnë ata besimin prej vendit të largët (prej botës tjetër, ndërkohë që ishin të obliguar në këtë botë të besonin),
53
kur ata më parë e mohuan atë dhe pa asfarë argumenti flisnin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi, etj.)?
54
Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.
Komentimi
Kundërshtarëve u thuhet: Mendoni vetë ose dy nga dy e jo të grumbulluar më shumë, pse aty ku ka shumë njerëz, vështirë mund të thellohet njeriu në mendime. Dhe, shqyrtoni çështjen e Muhammedit dhe të Kur'anit që po ju lexon, se atëherë do të bindeni se nuk është çmendur, por i zgjedhur prej Zotit, i cili zgjedh atë që do. Pejgamberi u thot se nuk kam kurrfarë interesi material prej jush, Zoti është që do të më shpërblejë, Ai përcjell punën e çdokujt dhe sipas sinqeritetit në vepra, njerëzve u jep shpërblimin. Idhujtarëve u tërhiqet vërejtja se si kur do të ngriten prej varrezave i kap frika dhe u grahin për në xhehenem, atëherë do të besojnë, por aty nuk është vendi i besimit: vendi i besimit ka qenë në dynja, e ata sa ishin në dynja flisnin me hamendje, thoshin nuk do të ringjallemi, nuk do të përgjigjemi, nuk ka xhennet as xhehenem, edhe pse përpiqen të jusifikohen, u ndërpritet biseda dhe vihen në vendin e merituar. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës ''Sebe'ë'' Lavdëruar qoftë i madhi Allaht