الشمس
Esh Shems
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالشَّمسِ وَضُحىٰها
وَالقَمَرِ إِذا تَلىٰها
وَالنَّهارِ إِذا جَلّىٰها
وَالَّيلِ إِذا يَغشىٰها
وَالسَّماءِ وَما بَنىٰها
وَالأَرضِ وَما طَحىٰها
وَنَفسٍ وَما سَوّىٰها
فَأَلهَمَها فُجورَها وَتَقوىٰها
قَد أَفلَحَ مَن زَكّىٰها
وَقَد خابَ مَن دَسّىٰها
كَذَّبَت ثَمودُ بِطَغوىٰها
إِذِ انبَعَثَ أَشقىٰها
فَقالَ لَهُم رَسولُ اللَّهِ ناقَةَ اللَّهِ وَسُقيٰها
فَكَذَّبوهُ فَعَقَروها فَدَمدَمَ عَلَيهِم رَبُّهُم بِذَنبِهِم فَسَوّىٰها
وَلا يَخافُ عُقبٰها
Betohem në diellin dhe dritën e tij,
betohem në hënën, kur vjen pas tij,
betohem në ditën, kur ai (dielli) e shndrit,
betohem në natën, kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit),
betohem në qiellin, dhe Atë që e ndërtoi atë,
betohem në tokën, dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi),
betohem në njeriun, dhe Atë që e krijoi atë,
dhe ia mësoi, se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij,
vërtet, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten,
e ka dështuar ai, që e poshtëroi veten!
Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
E Pejgamberi atyre iu pat thënë: “Kini kujdes devenë e Allahut dhe ndaj pengimit të saj, që të pijë ujë".
Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
duke mos iu frikësuar prapavijës së atij (ndëshkimi).
Komentimi
£ Betimi në diellin ka rëndësi të madhe, sepse kur ai largohet, bota mbetet si e vdekur, e kur lind dhe jep dritën, kthehet jeta dhe, në kohën kur ai pak ngritet e i thuhet ““duha”, njerëzit ia fillojnë punës. E kjo koha e duhasë i përngjanë ditës së kijametit, ngase banorët e xhennetit në atë kohë do të zënë vend aty. Në gjysmën e parë të ndërrimit të saj, edhe hëna e vazhdon dritën pas diellit.