التحريم
Et Tahrim
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ لِمَ تُحَرِّمُ ما أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ تَبتَغى مَرضاتَ أَزوٰجِكَ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ
قَد فَرَضَ اللَّهُ لَكُم تَحِلَّةَ أَيمٰنِكُم وَاللَّهُ مَولىٰكُم وَهُوَ العَليمُ الحَكيمُ
وَإِذ أَسَرَّ النَّبِىُّ إِلىٰ بَعضِ أَزوٰجِهِ حَديثًا فَلَمّا نَبَّأَت بِهِ وَأَظهَرَهُ اللَّهُ عَلَيهِ عَرَّفَ بَعضَهُ وَأَعرَضَ عَن بَعضٍ فَلَمّا نَبَّأَها بِهِ قالَت مَن أَنبَأَكَ هٰذا قالَ نَبَّأَنِىَ العَليمُ الخَبيرُ
إِن تَتوبا إِلَى اللَّهِ فَقَد صَغَت قُلوبُكُما وَإِن تَظٰهَرا عَلَيهِ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ مَولىٰهُ وَجِبريلُ وَصٰلِحُ المُؤمِنينَ وَالمَلٰئِكَةُ بَعدَ ذٰلِكَ ظَهيرٌ
عَسىٰ رَبُّهُ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبدِلَهُ أَزوٰجًا خَيرًا مِنكُنَّ مُسلِمٰتٍ مُؤمِنٰتٍ قٰنِتٰتٍ تٰئِبٰتٍ عٰبِدٰتٍ سٰئِحٰتٍ ثَيِّبٰتٍ وَأَبكارًا
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا قوا أَنفُسَكُم وَأَهليكُم نارًا وَقودُهَا النّاسُ وَالحِجارَةُ عَلَيها مَلٰئِكَةٌ غِلاظٌ شِدادٌ لا يَعصونَ اللَّهَ ما أَمَرَهُم وَيَفعَلونَ ما يُؤمَرونَ
يٰأَيُّهَا الَّذينَ كَفَروا لا تَعتَذِرُوا اليَومَ إِنَّما تُجزَونَ ما كُنتُم تَعمَلونَ
O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave të tua? Allahu është Mëkatfalës dhe Mëshirues i madh.
Allahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; Allahu është Kujdestari juaj; Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e Allahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave!”
Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se Allahu është Ai mbrojtës i tij, si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
Nëse ai iu ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t’i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron, dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
O ju, që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.
Komentimi
Rreth shkakut të shpalljes së kësaj sureje nuk ekziston ndonjë ujdi e plotë ndërmjet mufesirinëve dhe muhadithinëve. Si duket, Pejgamberi ia ndaloi vetes ndonjë nga robëreshat për hirë të qetësimit të grave. Gruaja të cilën Muhammedi e njoftoi me diçka fshehurazi, ashtu që ajo çështje të mos publikohej, thuhet se ishte Hafseja. Mirëpo, ajo nuk e ruajti sekretin, i tregoi Aishes. Zoti i madhëruar e njoftoi Pejgamberin për lëshimet e Hafses dhe ai ia përmendi asaj disa fjalë që i kishte thënë ajo, e disa nuk ia përmendi fare. Ajo u habit se si ka mundur të dijë Pejgamberi se ç'ka thënë ajo, andaj i bëri pyetje: “Kush të lajmëroi1” Duhet kuptuar se ky nuk është ndonjë qortim i rreptë ndaj Pejgambrrit, pse vetë thirrja e Zotit me një epitet të lartë për Muhammedin: Ja ejuhen nebijju..., është një fakt bindës se autoriteti i Muhammedit është më i larti, andaj Zoti asnjëherë nuk e thirri me emër sikurse i thirri pejgamberët e tjerë: O Nuh, o Ibrahim, o Musa, o Isa etj., por gjithnjë me ndonjë atribut si: ja ejuher rresulë, ja ejuhel mudethir, Muzemmil etj. Me këtë Muhammedi këshillohet se nuk duhet ngushtuar veten, nuk duhet ngarkuar veten për të ruajtur kënaqësitë e grave, pse ndihmës i tij është Allahu, është Xhibrili, janë besimtarët, pastaj janë të gjithë engjëjt, e nuk ka nevojë për askë tjetër. Përmbledhjet e hadithave, e edhe komentet e Kur'anit kanë dhënë sqarime rreth ngjarjes përse shpallet kjo sure, andaj të interesuarit mund të orientohen në ato.