الطارق
Et Tarikë
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالسَّماءِ وَالطّارِقِ
وَما أَدرىٰكَ مَا الطّارِقُ
النَّجمُ الثّاقِبُ
إِن كُلُّ نَفسٍ لَمّا عَلَيها حافِظٌ
فَليَنظُرِ الإِنسٰنُ مِمَّ خُلِقَ
خُلِقَ مِن ماءٍ دافِقٍ
يَخرُجُ مِن بَينِ الصُّلبِ وَالتَّرائِبِ
إِنَّهُ عَلىٰ رَجعِهِ لَقادِرٌ
يَومَ تُبلَى السَّرائِرُ
فَما لَهُ مِن قُوَّةٍ وَلا ناصِرٍ
وَالسَّماءِ ذاتِ الرَّجعِ
وَالأَرضِ ذاتِ الصَّدعِ
إِنَّهُ لَقَولٌ فَصلٌ
وَما هُوَ بِالهَزلِ
إِنَّهُم يَكيدونَ كَيدًا
وَأَكيدُ كَيدًا
فَمَهِّلِ الكٰفِرينَ أَمهِلهُم رُوَيدًا
Betohem në qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
Nuk ka asnjë njeri, që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
Le të shikojë njeriu, se prej çfarë është krijuar?
Ai është krijuar prej një uji, që hidhet fuqishëm,
e që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
E s’ka dyshim, se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë,
ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
E ai (njeriu) nuk ka, as forcë, as ndihmëtarë.
Betohem në qiellin, që kohë pas kohe kthehet me shi,
edhe tokën që çahet për bimë,
është e vërtetë se ai (Kurani) është një fjalë që dallon - gjykon!
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
Ata vërtet bëjnë kurthe.
Po edhe Unë përgatis kurthe për ta!
E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoji ata pak.
Komentimi
Zoti xh. sh. betohet se çdo njeri ka përcjellës, i cili përcjell punën e tij, ose ka mbrojtës që e ruan prej rreziqeve. Prej ujit të burrit, që del prej boshtit kurrizor dhe ujit të gruas, që del prej gjoksit të saj, Zoti e krijon njeriun: pra Ai ka fuqi ta ringjallë Dita e gjykimit është moment që zbulon çka mbahej fshehtë, bindje e qëllime, e njeriu as vetë nuk ka fuqi të mbrohet, e nuk ka as ndihmës. Dredhitë e idhujtarëve Zoti i asgjëson. Mbaroi përkthimi i kësaj sureje, falënderoj Allahun e madhëruari