Komentimi
— definicion të veçantë, kuptohet sipas tematikës që shtrohet rreth tij. El Kariatu, do të thotë: zë, krismë që shkaktohet duke i rënë një sendi për një send tjetër të fortë. Këtu, nuk është qëllimi te ajo krismë, po te diçka e panjohur, andaj edhe thuhet: Ç'është Karia, ku e di ti se ç'është Karia2 Fjala është për një nga momentet, të cilat do të përjetohen atë ditë. Etapa e parë e kësaj dite është ngritja prej varrezave, shfaqja e fletëve me shënime për veprat e bëra gjatë jetës në këtë dynja. Pas njoftimit për veprat e bëra, vjen momenti i llogarisë që nuk do të thotë shpërblim, sepse ajo është vetëm identifikim, e pas llogarisë vjen peshoja - vlerësimi i veprave, për të cilat bëhet fjalë në këtë sure. Pas peshojës vjen shpërblimi. Në këtë sure bëhet fjalë për krismën që trondit zemrat, shpirtrat. Më parë, përmes sureve të tera kemi kuptuar se kijameti trand edhe trupat qiellorë, qielli çahet,toka dridhet, kodrat shkulen e copëtohen, yjet përderdhen, dielli e hëna errësohen. Po në këtë sure mësojmë se zemrat llahtarisën e njerëzit sillen si insektet fluturuese pranë dritës, ndërsa fjala është për vlerësimin e veprave të bëra, e atij që i peshojnë më rëndë të mirat, do të kënaqet në xhennet, ndërsa atij që më pak i peshojnë veprat e mira e më shumë të këqijat, ai do të futet në gjirin e zjarrit të ndezur flakë. Nëse shtrohet pyetja se ç'do të bëhet me atë që peshoja e tij është e barabartë, si parim duhet marrë thënien e Zotit të madhëruar: “Vërtet, mëshira Ime ia kalon hidhërimit Tim...”. Pra, vjen në shprehje mëshira e Zotit, ashtu sikurse është thënë në suren A'raf për ata të A'rafit, të cilët nuk kanë hyrë në xhennet, por kanë shpresë të hyjnë. Allahu A'ëlemu' Falënderoj Zotin e madhëruar' tës Njerëzit e mashtruar krenohen me pasuri të madhe, me shumë djem e fis, me pozitë etj., dhe lënë pas dore angazhimin në zbatimin e urdhërave të Zotit, të punëve të mira e humane, derisa papritmas i kap vdekja e dërgohen në varre. Ndoshta fjala është për disa njerëz të mashtruar që krenohen me të vdekurit e tyre, e nuk përpiqen vetë të jenë krenar me punë të mira. Mundet me qenë edhe ajo se disa njerëz mundohen të krenohen edhe me varreza duke u ndërtuar të vetëve varre me stoli të ndryshme, në mënyrë që, sipas mendimit të tyre, edhe në varreza të jenë të dalluar nga të tjerët. Ky është gabim i madh, është mëkatjështë shpenzim i pasurisë në haram, sepse prej një ndërtimi të tillë nuk ka kurrfarë dobie. Kur'ani thotë: Hiquni atij mendimi, se do të shihni se keni gabuar, se do ta shihni xhehenemin, dikush prej së largu e dikush brenda në të. Ndërsa, për të mirat që po i përjetoni keni për t'u përgjegjur, a ua keni ditur vlerën, a i keni shfrytëzuar në të mirë, apo jeni mashtruar dhe nuk keni përgatitur asgjë për veten tuaj, për jetën tjetër. Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar