A mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk po shihni (jeni verbuar siç u verbuat nga e vërteta në Dunja).
16
Hyni në të! Për juve është njësoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat.
17
Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati,
18
të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehenemit.
19
(U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë.
20
Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
21
E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk iu pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
22
Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish, që ata e dëshirojnë.
23
Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
24
Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtorët, si të ishin margaritarë të ruajtur.
25
Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).
26
(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim me familjet tona ishim ata që frikësoheshim.
27
E Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
28
Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është Bamirës dhe Mëshirues i madh”.
29
Pra ti përkujto (me Kuran), se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je, as falltor, as i çmendur.
30
E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.
31
Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.
Komentimi
Tur është kodra në të cilën Zoti i foli Musait. Libri i shkruar në rreshta e në fletë të hapura, është Kur'ani që lexohet prej besimtarëve në mus-haf, e prej melekëve në Levhi Mahfudh. Shtëpia e banuar është Qabja, të cilën gjithnjë e vizitojnë haxhinjtë, ose Bejtul Ma'muri në qiell, të cilin e vizitojnë melekët. Kulm i ngritur është qielli. Deti i mbushur me ujë, ose deti që në momentin e katastrofës do të ndizet si zjarr. Zoti betohet në këto krijime se dënimi për kundërshtarë është realitet i pamohueshëm. Lëkundja e qiellit andej-këndej dhe shkulja e kodrave e fluturimi i tyre, japin të kuptohet se dynjaja mori fund, sepse toka, qielli, malet, detet, janë krijuar që njerëzit të përfitojnë prej tyre, e deri sa në të nuk do të kthehet më askush, ajo shkatërrohet. Të mjerë janë ata që refuzuan mësimet e Zotit dhe atë ditë u thuhet kur janë në prag të xhehenemit: A mos është kjo ndonjë magji, apo jeni verbuar siç u verbuat në dynja ndaj udhëzimeve të Zotit. Xhennetlinjtë, përveç që janë të kënaqur me të mirat e xhennetit, Zoti do t'i kënaqë edhe më tepër, kur do t'ua shoqërojë edhe fëmijët e tyre në xhennet, edhe nëse fëmija i tyre nuk ka meritë për atë shkallë të xhennetit, por atë e bën për hirë të prindërve të mirë, Kuptohet, nëse fëmija ka qenë besimtar sikurse edhe prindërit e vet, e nëse jo, atëherë këputen të gjitha lidhjet.
A mendjet (iluzionet) e tyre po iu urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?
33
A mos ata thonë: “Ai (Muhamedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.
34
Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai.
35
A mos u krijuan pa Krijues, apo ata vetë janë krijues?
36
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
37
A mos tek ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
38
A mos kanë ata shkallë të larta, që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
39
A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
40
A mos ti iu kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
41
A mos tek ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
42
A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
43
A mos kanë ata ndonjë zot pos Allahut? I Lartë është Allahu nga ai, që ata i shoqërojnë.
44
Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është re e dendur!”
45
Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
46
Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’iu bëjë dobi asgjë, e as që do të ndihmohen.
47
Është e vërtetë, se ata që bënë zullum kanë një dënim më të afërt se sa ai (i Kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.
48
Ti bëj durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!
49
Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
Komentimi
Gjithashtu kuptohet se edhe xhennetlinjtë edhe xhehenemlinjtë i përkujtojnë veprat dhe gjendjen e tyre se ishin në dynja, e besimtarët do të kënaqen kur i përkujtojnë vështirësitë e dynjasë dhe gjendjen e tyre të kënaqshme në xhennet, ndërsa të tjerët mjerimin në xhehenem.
£ Në këto disa ajete përshkruhen bindjet e kota të idhujtarëve, të cilët edhe pse nuk kishin kurrfarë fakti, nga inati u përmbaheshin atyre dhe bënin shpifje. Në të gjitha këto pyetje që i parashtron Kur'ani para tyre, ata nuk kanë përgjigje me të cilën do të mund ta arsyetonin qëndrimin e vet, andaj pos dënimit në ahiret, ata do të përjetojnë dënim edhe në dynja. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Tur. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruart