Zbritje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh!
3
Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kuran arabisht për një popull që di ta kuptojë.
4
Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, prandaj ata nuk e dëgjojnë.
5
Ata thanë: “Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndes e ne vazhdojmë tonën!”
6
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
7
të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
8
Nuk ka dyshim, se ata që besuan dhe bënë vepra të mira kanë shpërblim të përhershëm.
9
Thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
10
Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”.
11
Mandej e mësyu qiellin e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: “Qasiuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!”
507
فَقَضىٰهُنَّ سَبعَ سَمٰواتٍ فى يَومَينِ وَأَوحىٰ فى كُلِّ سَماءٍ أَمرَها وَزَيَّنَّا السَّماءَ الدُّنيا بِمَصٰبيحَ وَحِفظًا ذٰلِكَ تَقديرُ العَزيزِ العَليمِ
حَتّىٰ إِذا ما جاءوها شَهِدَ عَلَيهِم سَمعُهُم وَأَبصٰرُهُم وَجُلودُهُم بِما كانوا يَعمَلونَ
٢٠
12
Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i të Plotfuqishmit, të Gjithëdijshmit.
13
Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit,
14
kur atyre iu erdhën të dërguarit nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të mos adhuroni tjetër po vetëm Allahun”, ata thanë: “Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!”
15
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e ditën ata, se Allahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?!... Ata i mohuan argumentet tona.
16
Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për t'iu dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
17
Sa i përket Themudit, Ne atyre iu patëm treguar rrugën e drejtë, por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, prandaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm, për shkak të asaj që vepruan.
18
Ndërkaq Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
19
E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
20
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
Komentimi
£ Kur'ani i shpallur prej Zotit Mëshirues është begati e madhe për njerëz, është libër që shkoqit të gjitha çështjet e jetës në mënyrë shumë të qartë. Qëllimi i tij është që njerëzit t'i vërë në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Mirëpo, idhujtarët edhe pse Kur'ani ishte në gjuhën e tyre arabe, nuk deshën ta dëgjojnë me vëmendje, e aq më tepër thoshin se nuk po na hyn në zemër, nuk po e dëgjojmë me vesh dhe refuzuan mësimet e tij. Përmendet krijimi i tokës brenda dy ditëve, rregullimi i begative të saj siç janë kodrat që mbajnë ekuilibrin e tokës, lumenjtë, bimët dhe i të gjitha atyre që i nevojiten jetesës së gjallesave në të për dy ditë, e edhe krijimi e regullimi i qiejve për dy ditë, ashtu që i tërë krijimi është kryer për gjashtë ditë, si përmendet edhe në ajete të tjera të Kur'anit.
Ata lëkurave të tyre iu thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm tek Ai ktheheni”.
22
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat, se Allahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
23
Mendimi juaj i gabuar, të cilin patët ndaj Zotit tuaj është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.
24
Nëse bëjnë durim zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë.
25
Ne iu patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh, që ua hijeshojnë atë që bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t'iu vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
26
Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”
27
E Ne atyre që nuk besuan patjetër do t’u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t’i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
28
Dhe ai ndëshkim i armiqve të Allahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.
29
Ata që nuk besuan thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!”
Komentimi
Për tokën përmenden dy periudha, ajo c krijimit të materies dhe ajo e rregullimit të saj. Për qiejt përmendet thënia: Pastaj, mandej (thumme) e që mund të mendohet se qiejt u krijuan pas tokës. Kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: fjala, pastaj, RR (RD gli periodik kohe të mëvonshme, por ka për qëllim renditje në të përmendur që do të thotë: përmendet i tokës më vonë. Ditët e përmendura sigurisht kanë të bëjnë me periudha për të cilat di vetëm Zoti.
E s’ka dyshim, se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre iu vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni përgëzim xhenetin që iu premtohej.
31
(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32
Pritje e nderuar prej Atij që fal mëkatet dhe që është Mëshirues i madh!
33
E kush është në rrugë më të mirë, se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”
34
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit një farë armiqësie do të bëhet mik i afërt.
35
Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.
36
E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai është Dëgjuesi i çdo gjëje, i Gjithëdijshmi!
37
Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde, as diellit, as hënës! Sexhde bëjini vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
38
Po nëse ata (kufarët) janë kryeneçë (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë) i bëjnë Atij tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
Komentimi
£ Edhe në ajete të Kur'anit, sikurse edhe në këta, përmendet se në ditën e gjykimit gjymtyrët e trupit të njeriut, siç janë veshi, syri dhe lëkura do të dëshmojnë për veprat që i ka bërë njeriu. Ai Zot që pati fuqi ta krijojë njeriun për herë të parë, pa ekzistuar fare dhe pati fuqi ta ringjallë pasi të vdesë, ka fuqi t'u dhurojë të folur edhe gjymtyrëve. Ka mendime se puna e secilës gjymtyrë është e inçizuar dhe se ai inçizim do të paraqitet atë ditë. Njerëzit kur bëjnë ndonjë punë të keqe, fshihen prej masës e nuk e dinë se për ato punë të bëra do të dëshmojnë gjymtyrët e tyre. Sipas kësaj, nënkuptohet se njeriu asnjëherë nuk është pa përcjellës, megjithse Zoti i di të gjitha. Shoku i keq ia miraton punët e këqija shokut të vet edhe në këtë jetë dhe e mashtron duke i thënë se nuk ka botë tjetër, nuk ka përgjegjësi para Zotit dhe ashtu e çon drejt në humnerë. Asi njerëzish të këqij pati ndër popuj dhe në të kaluarën e largët, pati edhe në kohën e Pejgamberit, kur kundërshtarët, le që nuk e dëgjonin Kur'anin kur ai lexohej dhe bënte fjalë për jetën e ardh- shme, por i nxitnin edhe të tjerët që të ngrisin zërin kundër tij në mënyrë që të mos dëgjohet leximi i Kur'anit dhe të mos bëjë ndonjë ndikim te dëgjuesit. Pra, e dinin se ai është mrekulli e Zotit dhe e dinin se ai ka ndikim te njerëzit e urtë, por kryeneçësia nuk i lejonte ta pranojnë të vërtetën. Andaj, kundërshpërblimi i tyre ishte meritë e tyre. Të gjithë të mashtruarit prej shokëve të këqij do të kërkojnë prej Zotit që t'u sjellë pranë tyre mashtruesit, qofshin prej xhinëve, qofs- hin prej njerëzve e ti vënë nën këmbët e tyre, sepse ua panë sherrin dhe u ndëshkuan me zjarr.
Nga argumentet e Tij është edhe toka, që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s'ka dyshim, se Ai që e ngjalli atë do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdogjë.
40
Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në Ditën e Kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41
Ata që e mohuan Kuranin, kur iu erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
42
Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.
43
Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që iu është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që fal, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
44
Sikur Ne ta bënim Kuranin në gjuhë të huaj ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kurani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.
45
Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
46
Kush bën mirë ai e ka për vete, e kush bën keq ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robërve.
Komentimi
Besimtarët e sinqertë e të vendosur gjatë tërë jetës së tyre, do të kenë pranë vetes në momentin e vdekjes engjëj të mëshirës që do t'u thonë: Mos keni frikë për ardhmërinë tuaj, mos u pikëlloni që u ndatë prej fëmijëve, prej familjes e prej pasurisë, sepse do të shkoni në xhennet, në të cilin do të keni çka të dëshironi dhe do të jeni të pritur e të nderuar prej Zotit mëshirues. Njeriu më i mirë, të cilin duhet marrë shembull, është ai që vetë është besimtar, që këshillon për rrugën e drejtë dhe që vetë bën vepra të mira. Të tillëve u kanë thënë: Ulemai amilin - dijetarë vepërmirë. Nuk janë të njëjta e mira dhe e keqja, sepse e mira ka peshë të madhe, ndaj duhet përpjekur që edhe të keqen e dikujt ta kthejmë në të mirë. Por këtë nuk mund ta bëjë çdokush: këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e mirë. Shejtanit nuk i vjen mirë të kthehet e keqja me të mirë, sepse ai dëshiron t'i ngacmojë njerëzit që të keqes t' i përgjigjen me të keqe e në mes tyre të shtohet armiqësia: prandaj në rastet e tilla duhet kërkuar ndihmë prej Zotit, e Ai ndihmon.
Vetëm Ai e di për Katastrofën (për Kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata, se ku janë ata që m’i bënit shokë? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!”
48
Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
49
Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja ai keqësohet shumë dhe e humb shpresën.
50
E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam arritur vetë (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet Kijameti, po edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë tek Ai do ta kem edhe më mirë!” Ne patjetër do t’i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t’iu japim të përjetojnë dënim të rëndë.
51
Ne kur e begatojmë njeriun ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja ai përulet dhe lutet shumë.
52
Thuaj: “Më tregoni, nëse ai (Kurani) është prej Allahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?”
53
Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?
54
Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
Komentimi
Ata që u përpoqën ta mohojnë Kur'anin si shpallje të Zotit, janë naivë. Kur'ani është libër që nuk ka shok, andaj atij nuk mund t'i mvishet ndonjë e pavërtetë, sepse Zoti e ka garantuar ta ruajë të saktë. Muhammedit i thuhet që të mos shqetësohet aq shumë nëse ata e kundërshtojnë edhe rreth Kur'anit, sepse ashtu i patën kundërshtuar edhe pejgamberët që kishin qenë më parë. Zoti xh. sh. i dërgoi shpalljet në gjuhën e atij populli, të cilit i dërgohej pejgamberi. Edhe Kur'anin e shpalli në gjuhën e popullit dhe të pejgamberit. Idhujtarët i patën thënë Pejgamberit: “Pse shpallja në gjuhë tjetër, kur Pejgamberi është arab)” idhujtarët nuk donin ta dëgjonin Kur'anin sikur të ishin të shurdhët ose të verbër. Suksesin ose vlerën e çdo vepre do ta gëzojë, ose do ta vuajë i zoti i saj, kjo është drejtësi e të madhit Zot. E nëse pyesin se kur do të ngjajë ajo, thuaju se do të ngjajë në ditën e kijametit, por për momentin e kijametit nuk di askush përveç Zotit. Edhe për frutin në lëvozhgë, edhe për fetusin në mitrën e nënës, edhe për lindjen e tij, Zoti është i njohur në hollësi, pra Ai e di edhe kur do të bëhet kijameti. idhujtarëve do t'u humbë lidhja me idhujt që i adhuruan, do ta pranojnë Zotin një, por do të jetë vonë. Njeriu duhet falënderuar, duhet adhuruar Zotin e madhëruar për çdo moment dhe në të gjitha gjendjet e tij jetësore, e jo vetëm kur është i kënaqur, i disponuar, e jo edhe vetëm kur është në vështirësi, me lutje që ta largojë atë. As kënaqësitë, e as vuajtjet në këtë jetë nuk janë masë për të vlerësuar njeriun, andaj gjendjet e tilla nuk duhet të kenë ndikim në adhurimin ndaj Zotit, adhurimi dhe falënderimi duhet të jenë ushqim shpirtëror për njeriun. Gjithçka që thotë Kur'ani është e vërtetë e sigurt, andaj atë duhet besuar, ngase është thënie e Zotit, e thënia e Zotit është € vërtetë pa kurrfarë dyshimi. Mirëpo, Zoti e ka ditur se edhe në kohën e pejgamberit, e edhe më vonë, pati dhe do të ketë njerëz që thëniet e Zotit nuk duan t'i pranojnë, nëse nuk arrijnë t'i kuptojnë edhe me mendjen e tyre. Zoti u tha: Ani pra, pritni, e thëniet e Mia doemos do t'i vërtetoni, duke zbuluar sekrete në vetë qenien tuaj njerëzore. E këso sekretesh të dhëna në Kur'an para sa shekujsh janë zbuluar tash, pra domosdo po vërtetojnë thëniet e Zotit në shpalljen e Tij. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures “Suretu Fussiletu'' - kaptina e shkoqitjeve. Lavdëruar qoftë Zoti i madhërishëmi