Kjo shpallja e librit është prej Allahut, Fuqiplotit, të Gjithëdijshmit,
3
i cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është Ndëshkues i ashpër, por edhe Bamirës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Atij. Tek Ai është e ardhmja e çdokujt.
4
Rreth argumenteve të Allahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
5
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi) u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, në mënyrë që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
6
Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
7
Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, prandaj falja atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, edhe ruaji ata nga dënimi i xhehenemit!
Zoti ynë, futi në xhenete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjyesi, i Urti!
9
Dhe ruaji ata prej të këqijave, pse atë që e mbron Ti atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh”.
10
S’ka dyshim, se ata që nuk besuan do të thirren (do t’iu thuhet): “Hidhërimi i Allahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”.
11
Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?”
12
Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar Allahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij ju besuat, pra i tërë sundimi është në Duart e Allahut, të Lartit, të Madhëruarit!
13
Ai (Allahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
14
Pra, adhurojeni Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
15
Ai (Allahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj Ditës së Takimit (të Kijametit).
16
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I Allahut, i Atij që është Një, i Fuqiplotit (është përgjigjja)!
Komentimi
£ Kur'ani është shpallje e Zotit fuqiplotë e të gjithdijshëm. Zoti është që shlyen mëkatet, që pranon pendimet, që dhuron të mira pa masë. Eshtë edhe ndëshkues i rreptë kundër kokëfortëve, por si po shihet, është më shumë mëshirues se sa ndëshkues. Njeriu nuk duhet mashtruar me ato kënaqësi që i përjetojnë jobesimtarët në këtë jetë, ato janë pak dhe të përkohshme, Edhe popujt e hershëm si ai i Nuhut e të tjerë, nuk i besuan pejgamberët, u përpoqën t'i mposhtin, ta asgjësojnë të vërtetën, po i gjeti më e keqja, e ashtu do t'i gjejë edhe mekasit. Melaiket më të larta e besojnë, e madhërojnë Allahun, e disa njerëz e mbajnë veten lart, andaj do të jenë në zjarr. Melaiket e lusin për besimtarët që t'u falë gabimet dhe t'i shpërblejë me xhennet, por e lusin
Sot shpërblehet çdo njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, Allahu llogarit shpejt.
18
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për Ditën e Kijametit, kur zemrat të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka, as mik, e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
19
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
20
Allahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. Allahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
21
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre, që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta, e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po Allahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të Allahut.
22
E ai (dënim ishte), për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, prandaj Allahu i shkatërroi. Ai vërtet është i Fuqishëm, Ndëshkues i ashpër.
23
Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
24
te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjeshtar!”
25
Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Vritni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”.
Komentimi
edhe për familjet e tyre, ashtu që të jenë edhe më të kënaqur kur t'i kenë pranë vetes. Melaiket janë kujdestarë të Arshit dhe të çdo gjëje, ata rregullojnë të gjitha çështjet në ekzistencë sipas urdhërit të Zotit. Idhujtarët nuk deshën ta besojnë Zotin një, sa ishin në këtë jetë, andaj kundër vetes tërhoqën urrejtjen e Zotit, e kot është mjerimi kur ta shohin dënimin. Dy vdekje janë: të vdekur para se të lindën dhe kur merr fund jeta në këtë botë. Dy ngjallje janë: kur njeriu lindet dhe kur ringjallet pas kësaj jete. Idhujtarët është dashur ta dinë sa ishin në dynja, se vetëm Zoti është Ai që komandon me çdo gjë, e jo idhujt, pendimi i tyre në botën tjetër është i kotë.
Allahu, nga mëshira e vet, u ka mundësuar njerëzve t'i shohin dhe t'i zbulojnë faktet, të cilat argumentojnë për fuqinë e Tij të pakufishme, por çdo sy dhe çdo mendje nuk është në gjendje t'i shohë e as t'i kuptojë ato, andaj besimtarët, të cilët ia njohin cilësitë e Zotit, le ta adhurojnë Atë sinqerisht edhe pse të tjerëve u vjen keq për atë adhurim. Zoti, që është sunduesi më i lartë, i zoti i Arshit, ia jep shpalljen atij që do, e urdhëron që t'u tërheqë vërejtjen për ditën e kijametit, për ditën që i tërë sundimi është në duart e Tij, e mëkatarëve do t'u vijë shpirti në fyt nga frika e dëshprimi, pse Zotit nuk mund t'i fshihet asgjë dhe para drejtësisë së Tij çdokush do të jetë i gjunjëzuar. Arshi i Zotit përmendet në shumë vende në Kur'an, ai ësht fron i Zotit, por si dhe çfarë është ai, ne nuk jemi në gjendje ta përshkruajmë, nuk jemi në gjendje t'i përshkruajmë fronet e sunduesve të botës, e po jemi për atë të Zotit)1 E, besojmë ashtu si thuhet në Kur'an, ngase mendja e njeriut nuk është në gjendje të depërtojë deri në një aso fshehtësie, andaj, çdo shpjegim rreth Arshit të Zotit, i cili nuk është i mbështetur në ndonjë thënie të Pejgamberit, është vetëm hamendje.
Faraoni tha: “Më lini mua ta vras Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë, se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”
27
Musai tha: “Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson Ditës së Përgjegjësisë!"
28
Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshihte besimin e vet tha: “A doni ta vrisni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është Allahu, përderisa prej Zotit tuaj iu ka sjellë argumente? Nëse ai është gënjeshtar, për vete e ka gënjeshtrën, e nëse është i drejtë, juve do t’ju godasë diçka nga ajo që ai ua premton. S’ka dyshim, se Allahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është gënjeshtar.
29
O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të Allahut, nëse ai na përfshin?” Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju jap pos atij që ju thashë, dhe nuk jam duke iu udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!”
30
Ndërkaq ai që kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju, se po iu gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!”
31
Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. Allahu nuk bën padrejtësi ndaj robërve.
32
O populli im, unë kam frikë për ju Ditën e Britmës (të Mjerimit),
33
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush ta prapësojë prej jush dënimin e Allahut. Atë që Allahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
Komentimi
Në këtë tregim rreth Musait dhe faraonit, pos që përshkruhet përfundimi me shkatërrim i horrave, përshkruhet edhe heroizmi i një besimtari kundër mizorëve. Në të vërtetë, faraoni pasi një herë e pat ndërprerë mbytjen e meshkujve të beni israilëve, e filloi sërish atëherë kur nuk pati mundësi t'u kundërvihet mrekullive të Musait. Faraoni e dinte se Musai ishte pejgamber dhe se faktet që i sillte ai nuk ishin magji, por realitet, mirëpo i frikësohej pozitës së vet, andaj shprehte dëshirën kinse ai vetë do ta mbyste Musain sikur ta lejonte populli i vet, megjithse e dinte se nuk mund ta mbyste, por vetëm e pezmatonte popullin kundër Musait. Për atë njeriun besimtar, mendohet se ishte bir i xhaxhait të faraonit, i cili kishte besuar, por besimin e mbante fshehtë, e kur dëgjoi se po përgatiten ta mbysin Musain, i këshilloi dhe ua tërhoqi vërejtjen, por duke mos dhënë shenjë se është besimtar i drejtë, Nuk dha shenjë se e njihte Musain, por tha: “Pse e mbytni një njeri, mandej kur ua tërhoqi vërejtjen, ju tha se po na gjen ndonjë e keqe, sikur edhe ai ishte me ta, megjithse ua numroi të gjitha të këqijat që mund t'i godasin, e u përkujtoi edhe ditën e kijametit dhe dënimin e zjarrit.
Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta, e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, sa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: “Allahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!” Ashtu Allahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
35
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes polemizojnë rreth argumenteve të Allahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe tek Allahu dhe tek ata që kanë besuar. Po kështu Allahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
36
E faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjej rrugët.
37
Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është gënjeshtar”. Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
38
Ai që kishte besuar tha: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
39
O populli im, kjo jetë e kësaj bote, nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40
Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhenet dhe aty shpërblehen pa masë.
501
وَيٰقَومِ ما لى أَدعوكُم إِلَى النَّجوٰةِ وَتَدعونَنى إِلَى النّارِ
Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
42
Më thirrni ta mohoj Allahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për tek i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi!
43
Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi, as në Dunja, as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është tek Allahu, e s’ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.
44
Juve do t’ju bieri ndërmend çka po ju them, e çështjen time ia besoj Allahut; vërtet, Allahu i mbikëqyr robërit!”
45
Dhe Allahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
46
Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kijametit (iu thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futini në dënimin më të rëndë!”
47
Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit iu thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?”
48
Ata që kishin qenë pari thonë: “Ne të gjithë jemi në të!” Allahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve”.
49
Dhe ata që janë në zjarr i thonë rojës së xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!”
Komentimi
£ Populli kibt nuk u kishte besuar as pejgamberëve të mëparshëm, ata ishin të mashtruar gjithnjë prej sunduesve, faraonëve të tyre, e nuk besonin në pejgamber. Mirëpo, fjalët e atij besimtari kishin lënë përshtypje në masë, andaj faraoni urdhëroi t'i ndërtohet një ndërtesë e lartë, kinse do të arrijë në rrugët e qiejve e ta shohë se a ka zot tjetër pos atij dhe ashtu ta hutojë popullin. Besimtari i vazhdoi këshillat për t'i bindur se janë në rrugë të gabuar dhe se do t'i gjejë më e zeza, nëse nuk ndjekin rrugën e besimit, e më në fund, pas të gjitha këshillave, iu mbështet Allahut që ta ndihmojë dhe Ai e shpëtoi, e faraonin dhe ithtarët e tij i përfshiu dënimi më i rëndë. Sipas ajetit 46 në të cilin përmendet se zjarri do t'i djegë në mëngjes e mbrëmje, kuptohet se fjala është për dënimin në varreza, pse në botën pas kësaj, nuk ka mëngjes a mbrëmje dhe pse në vazhdim të ajetit thuhet se në ditën e kijametit, në botën tjetër, urdhërohen engjëjt që faraonin dhe ithtarët e tij t'i fusin në një dënim edhe më të rëndë, e nga kjo kuptohet se ata ishin në një dënim, atëherë futen në një tjetër edhe më të rëndë. Pra ishin në varreza të ndëshkuar, e me këtë vërtetohet se jeta në varreza ka shpërblim ose ndëshkim.
Ata iu thonë: “A nuk iu patën ardhur juve të dërguarit tuaj me argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!”. “E pra (iu thotë roja), lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!”
51
Ne patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezantimit të dëshmive.
52
Në ditën kur zullumqarëve nuk iu bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
53
Vërtet, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e Beni Israilëve iu lamë në trashëgim librin.
54
Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
55
Ti bëj durim, se premtimi i Allahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
56
Ata që kundërshtojnë shpalljen e Allahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje tek Allahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
57
S’ka dyshim, se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh, se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58
Nuk është i barabartë i verbri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
503
إِنَّ السّاعَةَ لَـٔاتِيَةٌ لا رَيبَ فيها وَلٰكِنَّ أَكثَرَ النّاسِ لا يُؤمِنونَ
Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
60
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem”.
61
Allahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. Allahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
62
Ky është Allahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka të adhuruar të vërtetë pos Tij, e si prapësoheni?
63
Kështu prapësohen ata që argumentet e Allahut i mohojnë.
64
Allahu është Ai, që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj, i Lartë pra është Allahu, Zoti i botëve!
65
Ai është i Përjetshmi, s’ka të adhuruar të vërtetë pos Tij, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të Gjithësisë.
66
Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos Allahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të çdo krijese".
Komentimi
Zoti i madhëruar nga mëshira e vet parashtron skenën e mëkatarëve, kur në xhehenem do të grinden mes vete, kur do të përpiqen t'i hudhin fajin njëri-tjetrit, kur u drejtohen engjëjve kujdestarë që ata ta lusin Zotin që t'ua lehtësojë sadopak vuajtjet, e më në fund shihet qartë se lutja e tradhtarit nuk merret parasysh. Këtë pasqyrë të së vërtetës së ardhshme, e paraqet përmes Kur'anit, ashtu që njerëzve t'u ndihmohet më herët që ta gjejnë rrugën e drejtë, nëse duan, pse në ditën e gjykimit nuk pranohen arsyetimet. Ndihma e Zotit gjithnjë ka qenë dhe mbetet në anën e pejgamberëve dhe të besimtarëve, edhe në dynja e edhe në Ahiret, andaj besimtarët duhet te jenë të durueshëm, të kërkojnë faljen e mëkateve, ta madhërojnë Zotin vazhdimisht, e të mos u vënë veshin atyre që nga mendjemadhësia nuk duan ta pranojnë Kur'anin që u thotë se do të ringjallen e do të japin llogari për vepra. Ai Zot që pati fuqi të krijojë qiej e tokë, pa kurrfarë gjedhe dhe pa ndihmën e askujt, a nuk ka mundësi t'i ringjallë njerëzit7 Kush i lutet Zotit, Ai ia pranon lutjen, e kush e ndien veten të panevojë t'i lutet, ata do të hyjnë në xhehenem të zvogëluar (si të ishin thnegla), e kjo si kundërmasë e mendjemadhësisë së tyre, Edhe pse të gjitha të mirave që Zoti ua dhuroi njerëzve, disa sish nuk janë mirënjohës ndaj Tij, por janë të mashtruar, pse pos Allahut të përjetshëm, çdo send tjetër është i zhdukshëm, ndaj vetëm Atij duhet mbështetur, adhuruar e madhëruar, e jo sendeve të kota.
Ai (Allahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më heret, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
68
Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.
69
A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e Allahut se si largohen nga e vërteta?
70
Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kuranin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
71
Atyre do t’iu vihen prangat dhe zinxhirët në qafat e tyre e do të zhyten
72
në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
73
Mandej atyre iu thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,
74
pos Allahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu Allahu i humb jobesimtarët.
75
Këtë (dënim) e keni, për shkak se gëzoheshit padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshit (me mendjemadhësi).
76
Hyni në dyert e xhehenemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
77
Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i Allahut është i vërtetë. E ne nëse të bëjmë të shohësh diçka nga ajo që iu premtojmë atyre (do ta shohësh), ose nëse ta marrim jetën (pa parë asgjë, do ta shohësh dënimin e tyre në botën tjetër), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e Allahut. E kur të vijë koha e caktuar nga Allahu zbatohet gjykimi me drejtësi, dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
79
Allahu është Ai, që për ju i krijoi kafshët, që disave t'u hipni e prej disave të ushqeheni.
80
Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
81
Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të Allahut e mohoni?
82
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre, dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk iu ndihmoi asgjë.
83
Kur iu erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan diturisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
84
E kur e panë dënimin tonë thanë: “Ne i kemi besuar vetëm Allahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin”.
85
Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk iu bëri dobi. Ky është ligj i Allahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.
Komentimi
€ Allahu, i cili e krijoi njeriun e parë prej dheut, e pasardhësit e tij prej një pikëze uji, e përshkruan jetën e njeriut në tri etapa: ““në fëmijëri, në pjekuri, e cila arrin në vitet e katërdhjeta dhe në pleqëri në të cilën nis dobësimi fizik e dikur edhe ai mendor. Atyre që nuk besuan argumentet e Allahut, refuzuan mësimet e pejgamberëve, u mbështetën në diçka tjetër e jo në Zotin, i gëzoheshin punës së keqe dhe mëkatit, do t'u vihen pranga në qafa e me zinxhir tërhiqen për në zjarr, edhe pse në atë moment do të mohojnë çdo adhurim tjetër pos Zotit. Pejgamberit i thuhet se ndonjë nga dënimet e Zotit, të caktuara kundër armiqve, mund t'i shohësh, por edhe ndodh të mos i shohësh, por të gjithë ata do të paraqiten pranë Zotit dhe Ai do të ndërmarrë masa ndëshkuese, që i meritojnë. Për disa pejgamberë Zoti i tregoi Muhammedit se si ishte gjendja e tyre, e për disa nuk i tregoi. Nga kjo kuptohet se përpos pejgamberëve të përmendur në Kur'an, pati edhe të tjerë, numrin e të cilëve e di vetëm Zoti, anipse në një hadith thuhet se ishin njëqind e njëzet e katër mijë, Kuptohet edhe ajo, se pejgamberët nuk kishin mundësi të shfaqin ndonjë mrekulli nga vetvetja, por vetëm më urdhërin dhe me lejen e Zotit. Besimi në zorin, kur njeriu i humb të gjitha shpresat për jetë, nuk vlen. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Gafir. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar