Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit,
2
të Allahut, i të cilit është gjithë çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
3
Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e Allahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
4
Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, në mënyrë që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E Allahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
5
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e Allahut (që iu dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: “Përkujtojeni dhuntinë e Allahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit, që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju vrisnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj.”
7
Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”
8
E Musai tha: “Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, Allahu është i Pavarur (nuk ka nevojë për falënderim), i Lavdishëm (nga vetvetiu)”.
9
A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos Allahut. Atyre iu patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: “Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni”.
10
Të dërguarit e tyre iu thanë: “A mos keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t’ju falur mëkatet dhe për t’ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!” Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!”
Komentimi
£ Kur'ani nuk është shpikje e Muhammedit, por shpallje nga Zoti, që me ndihmën e Tij t'i largojë njerëzit prej rrugës së gabuar, e t'i shpie në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, në rrugën e ndritshme të Allahut. Të mjerë janë ata, të cilët nuk pranuan rrugën e Zotit, u përpoqën që edhe të tjerët t'i pengojnë, u përpoqën t'ia përshtatin epsheve të tyre fenë e shpallur prej Zotit, duke mos i dhënë rëndësi jetës së ardhshme, e cila është përgjithmonë, por e çmuan dhe e vlerësuan më shumë këtë jetë. Zoti çdo populli i dërgoi pejgamber që fliste gjuhën e atij populli, që ta kuptojnë më mirë qëllimin e shpalljes. Megjithatë, pejgamberët kishin për detyrë vetëm komunikimin e jo edhe t'i shpiejnë ose mos t'i shpiejnë në rrugën e drejtë, ajo është çështje që i takon vetëm Allahut.
Të dërguarit e tyre ju thanë: “Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por Allahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robërit e vet. Ne nuk na takon t’ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e Allahut, pra besimtarët le t’i mbështeten vetëm Allahut”.
12
E përse të mos i mbështetemi Allahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t’i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
13
Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: “Gjithsesi ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarve) Zoti iu shpalli: “Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët”.
14
Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
15
Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
16
E pas tij (kryelartit) është xhehenemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura);
17
përpiqet ta përbijë, por jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret një dënim shumë i rëndë.
18
Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
Komentimi
Dallimi mes dërgimit të Musait edhe pejgamberëve të tjerë dhe dërgimit të Muhammedit qëndron në atë se Muhammedit i thuhet: T'i nxjerrësh njerëzit..., e Musait: Ta nxjerrësh popullin tënd. Pra kuptohet s€ Muhammedi nuk ishte i dërguar për një popull, por për të gjithë njerëzit. Falënderimi, mirënjohja e së mirës së dhuruar nga Zoti, është garancë e shtimit të asaj të mire, e përbuzja dhe refuzimi kanë për pasojë azabin e xhehenemit, e Zotit nuk i nevojitet asgjë, pse Ai vetë është i pavarur dhe i lavdishëm.
A nuk e ke kuptuar ti, se Allahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do juve ju zhduk e sjell krijim (popull) të ri.
20
E kjo nuk është e vështirë (e rëndë) për Allahun.
21
E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten Allahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): “Ne ishim pasuesit tuaj, prandaj a mund të na lehtësoni diçka nga dënimi i Allahut?”. Ata (paria) thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu, ne do t’ju udhëzonim juve. Për ne tashti është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)”.
22
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhenetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar, dhe) iu thotë: “Vërtet, Allahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, ja, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë e mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
23
E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhenete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është “Selam” - paqe.
24
A nuk e ke kuptuar, se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë, që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
Komentimi
Sipas shpjegimeve të Kur'anit kuptohet se të dërguarit e Zotit gjithnjë hasën në vështirësi. Për disa pejgamberë dhe për disa ndodhi të tyre na mësoi Kur'ani, por ka pasur edhe shumë të tjera për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut. Vënia e duarve të tyre në gojë ishte shenjë e talljes së tepërt, të përcjellë me qeshje të çuditshme. Të dërguarit e Zotit nuk prekeshin për veten e tyre pse kundërshtarët i nënçmonin dhe nuk u besonin, por habiteshin prej tyre se si nuk donin ta besonin Zotin, Krijues të çdo sendi, mëshiures i cili i thërriste në shpëtimi Pejgamberët asnjë herë nuk pretenduan ndonjë privilegj më të madh se atë që u kishte dhënë Zoti, shpalljen, andaj vërtetonin për vete se ishin njerëz, por të dërguar nga Zoti, e mrekullitë që kundërshtarët i kërkonin prej tyre, ata ia mbështetnin Zotit e jo vetes. Përmes të qëndrimit të kundërshtarëve kundër të dërguarve, i jepet shenjë Muhammedit se Zoti do t'i shkatërrojë mizorët dhe në vend të tyre do të sjellë popull që beson Zotin dhe ditën e gjykimit. Ashtu edhe ndodhi me idhujtarët mekas. jtjet në xhehenem janë aq të tmerrshme sa që është vështirë të përshkruhen. Një lloj përshkrimi e bën Kur'ani me qëllim që njerëzit të largohen prej punëve të këqia, pasojë e të cilave është zjarri. Të kota janë të gjitha veprat që nuk burojnë prej besimit të drejtë, ato nuk kanë peshë as sa ka pluhuri të cilin e zhduk era. Pra duhet kuptuar se Zoti nuk krijoi qiej e tokë edhe njerëzit në të,
e që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu pra, iu parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
26
Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe, që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
27
Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon çka të dojë.
28
A nuk i vërejte ata që dhuntinë e Allahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
29
në xhehenem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
30
Ata i bënin (krahasonin) shokë Allahut për t’i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!”
31
Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka, as kompensim, as miqësi”.
32
Allahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj iu vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
33
Për ju i nënshtroi diellin dhe hënën, që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
Komentimi
shkel e shko, pa ndonjë qëllim të caktuar. Njerëzit nuk duhet të jenë mendjelehtë e të mashtrohen pas çdo kënaqësie të kësaj jete dhe të imitojnë ata që nuk janë në rrugë të drejtë. Nuk duhet imituar parinë për hir të pozitës kur nuk janë vepërmirë e besnikë, pse para Zotit do të përgjigjet çdokush për punën e vet, dhe faji nuk mund t'i hidhet askujt tjetër. Shejtani do ta mbajë një fjalim në mesin e xhehenemlinjve dhe do të arsyetohet, se nuk ka pasur kurrfarë fuqie fizike, e as argument bindës për intrigat që i ka bërë në dynja, pra nuk i ka detyruar njerëzit ta ndjekin rrugën e gabuar. A sheh, edhe dreqi do të ikë prej punëkeqit. Të gjitha këto duhet kuptuar sa jemi në këtë jetë dhe duhet përmirësuar.
269
وَءاتىٰكُم مِن كُلِّ ما سَأَلتُموهُ وَإِن تَعُدّوا نِعمَتَ اللَّهِ لا تُحصوها إِنَّ الإِنسٰنَ لَظَلومٌ كَفّارٌ
Dhe Ai ju dha gjithë atë që kërkuat (që kërkoi nevoja juaj), dhe edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër) ato. Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
35
(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
36
Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
37
Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty), që ta falin namazin, pra bëj që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe për të falënderuar me mirënjohje furnizoji ata me fruta.
38
Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
39
Falënderimi i qoftë Allahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
40
O Zoti im! Më bëj mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë!
41
Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua dhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
42
E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata për një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
Komentimi
£ Pas rrëfimit për gjendjen e atyre të dënuarve me xhehenem dhe të shpërblyerve me xhennet, Zoti xh. sh. sjell shembull konkret për atë që beson dhe atë që nuk beson. Fjala e mirë është: La ilahe il lellah, sipas shumicës së komentatorëve, e sipas disa të tjerëve është çdo fjalë e mirë si: hamd, tesbih, istigfar, tevbe, dhe këshillim për rrugën e drejtë. Fjala e mirë, në të vërtetë, personi i fjalës së mirë është si pema që kur nuk i ndërpren frutat, që është stabile, e e fortë, nuk luhatet e nuk shkulet nga rënja. Ashtu duhet të jetë besimtari, gjithnjë i dobishëm, i vendosur. E ai që është i dobët, i përngjanë pemës me rrënjë të dobëta, që lehtë shkulet dhe vyshket. Në ajetin njëzet e shtatë thuhet: Allahu forcon..., fjala është se besimtari vazhdimisht gjatë tërë jetës është i vendosur në besimin e tij të drejt, e me fjalën: Ahiret është qëllimi i forcimit me fjalën e drejtë, me shehadet në varr. Të këtij mendimi janë xhumhuri i mufesirinëve e të mbështetur në hadithin e Pejgamberit, të cilin e shënoi Buhariu, Muslimi etj., sipas të cilit Pejgamberi ka thënë:'“Kur pyetet myslimani në varr dëshmon: La ilahe il lellah Muhammedun resulullah”'. Vari është marrë si rregull i përgjithshëm, ngase shumica e njerëzve varrosen, për ndryshe, çdo njeri merret në pyetje pas vdekjes, pa marrë parasysh se është varrosur apo jo. Allahu i lë të humbur vetëm zullumqarët, pse zullumqarët janë ata të cilët çdo punë, sjellje, ide, e vëjnë kundër qëllimit të saj të drejtë, pra të mirën e shndërrojnë në të keqe. SH
270
Komentimi
Në këto ajete të fundit Allahu hap faqet e librit të ekzistencës, në të cilat mund të lexohen begatitë që i krijoi Ai për të mirën e njerëzve, siç janë qielli e toka, shiu si burim jete, dielli me anën e të cilit i dallojmë stinët e vitit, hëna sipas së cilës numërojmë vitet, natën për pushim e ditën për veprim etj. Begatitë e Zotit nuk mund të numërohen as në përgjithësi, e të mos flasim për detajet e tyre, po megjithëkëtë njeriu fatzi nuk do t’i lexojë këto faqe dhe mbetet në errësirë dhe e dëmton veten deri në kulminacion.
Pasi përmendi Zoti xh. sh. nimetet e panumërta që ua dhuroi njerëzve, e përmend edhe këtë të mirë që ua dha kurejshitëve, që i bëri banorë të Mekës e pranë Qabes, por ata nuk ia ditën të mirën. Ndoshta këtë rrëfim për Ibrahimin e përmendi si shembull të pemës së mirë që u përmend më parë. Edhe në kaptinën Bekare është cekur lutja e Ibrahimit për qytetin Mekë, por atëherë ende nuk ishte vendbanim, pra lutja ishte: bëje qytet sigurie, e këtu në këtë kaptinë bëhet lutja pasi ishte themeluar si qytet, pra lutja është bërë qytet sigurie të banorëve të tij. Ibrahimi nuk shpreh mllef kundër atyre që nuk pasojnë rrugën e tij, por lavdëron Zotin që fal shumë dhe është mëshirues. Lugina në të cilën e lë djalin e tij Ismailin dhe bashkëshorten Haxhere ishte vendi ku është Meka. E kur thotë pranë shtëpisë Sate të shenjtë, kjo duhet kuptuar se ka ekzistuar aty më parë shtëpi, ose aty do të ekzistojnë më vonë. Ibrahimi lutet për veten, për prindërit dhe për të gjithë besimtarët.
271
مُهطِعينَ مُقنِعى رُءوسِهِم لا يَرتَدُّ إِلَيهِم طَرفُهُم وَأَفـِٔدَتُهُم هَواءٌ
(atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
44
Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t’u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: “Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” A nuk u betuat ju më parë, se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
45
Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan veten (e Ne i shkatërruam), dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
46
(megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të Allahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
47
E kurrsesi mos mendo se Allahu e shkel premtimin e vet, që ua dha të dërguarve të Tij. Allahu është Triumfues, që ndërmerr masa ndëshkuese.
48
(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në të tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues.
49
E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
50
Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri.
51
(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer Allahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, Allahu është llogaritar i shpejtë.
52
Ky (Kurani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë, se Ai është vetëm një Zot, dhe që t’i këshillojë ata që kanë mend.
Komentimi
£ Zoti xh. sh. i thotë Muhammedit: mos mendo se Zoti është i kënaqur me punën që e bëjnë mëkatarët, e as që i ka harruar ata, por është duke i lënë deri në atë ditë kur të dalin para Zotit e nga frika do të ju shtangen sytë, do t'u mbetet kryet lart, duke shikuar se çka po i gjen sa që nuk lëvizin qerpikët e syve për të shikuar diç tjetër, e zemrat e tyre do të jenë të pikëlluara. Mëkatarët do të kërkojnë t'u jepet afat e të besojnë, por ata që betoheshin sa ishin në dynja, se nuk kanë për t'u ringjallur edhepse ishin mu në ato vende banorët e të cilëve ishin zhdukur nga ndëshkimet si mëkatarë. Megithatë, ata bënin lloj-lloj dredhishë, u përpoqën ta mbytnin Muhammedin, por plani i Zotit asgjësonte dredhitë e tyre. Toka në të cilën jemi tash dhe qiejt do të shndërrohen në tokë e qiej të tjerë. Çfarë do të jetë ajo e di vetëm Zoti. Sipas një hadithi që e shënuan Sahihajnit: do të jetë tokë e bardhë e shkëlqyer si argjendi, tokë në të cilën nuk është bërë mëkat as nuk është derdhur gjak... Kur'ani është shpallur për të mirën e njerëzve, për të kuptuar se nuk ka Zot tjetër pos Allahut një dhe për t'u udhëzuar e gjetur rrugën e drejtë që është shpëtim për ta, por vetëm për ata që e angazhojnë sinqerisht mendjen e tyre. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës Ibrahim.