إِنّا نَحنُ نُحىِ المَوتىٰ وَنَكتُبُ ما قَدَّموا وَءاثٰرَهُم وَكُلَّ شَىءٍ أَحصَينٰهُ فى إِمامٍ مُبينٍ
١٢
1
Ja, Sin!
2
Betohem në Kuranin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3
S’ka dyshim, se ti (Muhamed) je prej të dërguarve.
4
Je në një rrugë të drejtë.
5
(Kurani është) Zbritje e të Plotfuqishmit, Mëshiruesit të madh,
6
për t’ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk iu është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7
Tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, prandaj ata edhe nuk besojnë.
8
Ne iu kemi varur në qafat e tyre pranga e ato iu arrijnë deri në nofulla, prandaj ata mbesin me kokat lart.
9
Ne iu kemi vënë edhe para tyre pendë, edhe mbrapa tyre pendë, dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10
Dhe për ata është njësoj, a ua tërhoqe vërejtjen, a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij, që e përvetëson Kuranin dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit pa e parë Atë, pra përgëzoje atë me falje dhe shpërblim të mirë.
12
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat - gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
466
Komentimi
Edhe këto shkronja të ndara në këtë sure,'“Ja'” dhe “Sinë”, janë mrekulli e Kur'anit, e sipas ibni Abasit do të thotë: O njeri. Është thënë se mos është emër i Pejgamberit, pasi që po vjen ajeti: Ti je nga të dërguarit. Allahu betohet në Kur'anin se është i paprekur prej të metave, se është i shpallur prej Tij, se vërteton që Muhammedi a.s. është Pejgamber që ka për detyrë të thërrasë në rrugë të drejtë një popull që në të kaluarën e afërt nuk pati të dërguar, andaj janë naivë. Zoti e di se disa prej tyre nuk do të besojnë, ata janë si të ishin të frenuar me koka të ngrira lart, andaj nuk u bën dobi këshilla. Këshilla i bën dobi vetëm atij që ndjek mësimet e Kur'anit dhe i ruhet të keqes dhe kur nuk e shohin njerëzit, andaj i tilli ka shpërblim të madh. Allahu është Ai që i ngjall të vdekurit dhe që ua paraqet çdo vepër që kanë bërë, ua shënon edhe hapat që i bënë për në namaz e punë të mira, ua shënon të mirat që i përhapën e sipas tyre punojnë edhe të tjerët e edhe të këqijat që u lanë traditë të tjerëve.
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre iu patën ardhur të dërguarit.
14
Kur Ne dërguam tek ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe iu thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”.
15
Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne, dhe se Allahu nuk iu ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
16
Ata thanë: “Zoti ynë e di, se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
17
Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç se t’ju kumtojmë ashtu qartë”.
18
Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni ne do t’ju gurëzojmë, dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh”.
19
Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)! Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”
20
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
21
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22
E, ç’kam unë, që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe tek Ai ktheheni.
23
A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do i Gjithëmëshirshmi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
24
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”
26
Atij i është thënë: “Hyr në xhenet!- e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
27
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
29
përveç një britme të tmerrshme, kur ja, ata të ftohur (të vdekur).
30
O sa dëshpërim i madh për robërit, që nuk iu erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
31
A nuk e panë ata, se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32
Dhe të gjithë të tubuar do të paraqiten pranë Nesh.
33
Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34
Dhe në të Ne ju kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të ju kemi dhënë burime (uji),
35
ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36
I pastër nga të metat është Ai, që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
37
Për ata është argument edhe nata, prej së cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
38
Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Gjithëdijshmit.
39
Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
40
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen, po secili noton në një galaktikë.
Komentimi
£ Kur'ani nuk e cek se cili fshat ishte dhe kush ishin ata të dërguar te ai popull, sepse shembulli ka për qëllim të parashtrojë çështjen ashtu që t'u shërbejë si përvojë njerëzve, e nuk ka rëndësi për detaje të mëtejme. Megjithatë, disa mufesirinë folën se fshati ishte Entakije, të dërguarit ishin Sadku, Maduku dhe Shemuni, ndërsa ai njeri i mirë që erdhi prej skajit të qytetit, ishte njëfarë Habib Nexhari. Në këtë ngjarje, në të cilën dy të dërguar shkojnë në një vendbanim dhe e thërrasin atë popull në rrugë të drejtë, duket kokëfortësia e atij populli se si nuk i dëgjon, madje përpiqen që të gjitha fatkeqësitë t'ia veshin ardhjes së tyre, se si u kërcënohen se do t'i mbysin me gurë etj. Të dërguarit gjithnjë kanë pasur ndonjë përkrahje të denjë, siç ishte ai që erdhi prej skajit të qytetit dhe e dha jetën për hir të së vërtetës, por e fitoi xhennetin dhe si besimtar i mirë e i sinqertë, e ankoi qëndrimin e popullit të vet, i dhimbsej pse nuk e kuptoi të mirën që ua dhuroi Zoti, por mbeti jashtë rrugës. Për shkak se ai popull e mbyti atë njeriun e mirë, Zoti e urdhëroi Xhebrailin që me një britmë të fuqishme t'i bëjë të gjithë të vdekur, e këtë do të duhej ta kuptonin edhe idhujtarët mekas, të cilët nuk e dëgjonin Pejgamberin, se edhe atyre mund t'u ngjajë ashtu, e në fund kanë për t'u përgjigjur para Zotit.
فَاليَومَ لا تُظلَمُ نَفسٌ شَيـًٔا وَلا تُجزَونَ إِلّا ما كُنتُم تَعمَلونَ
٥٤
41
Argument për ta është edhe ajo, se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
42
Dhe ngjashëm me të iu krijuam atyre diçka që t’i hipin.
43
E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt, as lutja e tyre, dhe as që do të shpëtonin.
44
Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
45
E kur iu thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
46
Nuk ka asnjë argument, që iu erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
47
Dhe kur iu thuhej: “Jepni nga ajo që Allahu iu begatoi, ata që nuk besuan iu thanë besimtarëve: “A ta ushqejmë atë, që sikur të donte Allahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”.
48
Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”
49
(Allahu iu përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë, që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50
E nuk do të mund të lënë, as porosi (vasijet-testament), as të kthehen në familjet e tyre.
51
Dhe i fryhet Surit, kur ja, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52
E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
53
Ajo nuk është tjetër, përveç se një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54
Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
Komentimi
£ Në këto ajete Allahu atyre që nuk besonin u vargon disa fakte që dokumentojnë për fuqinë e Zotit Krijues, kuptohet për njerëzit që kanë logjikë. Pëmend se si i jep jetë tokës me anën e shiut, si bijnë bimët, krijohen kopshte që njerëzit ushqehen prej tyre, se si largon dritën e sjell terrin, se si dielli u mundëson njerëzve të dinë kur është ditë e kur natë, ndërsa hëna me ato ndryshimet e saj, u mundëson të numërojnë muajt, dhe se si as nata e as dita nuk janë njëra para tjetrës, por kur ka natë ka edhe ditë dhe kur ka ditë ka edhe natë, ngase njëra pjesë e tokës së rrumbullakët është natë e tjetra ditë. Kështu ka qenë prej fillimit dhe kështu do të jetë, Çdo trup qiellor kalon nëpër ato rrugët e veta të caktuara prej Zotit. Njerëzit do të duhej marrë mësim e përvojë prej belave që i goditën ata që ishin më herët dhe duhet pasur frikë atyre që mund t'u vijnë më vonë, e posaçërisht ditës së gjykimit. Por njerëzit, le që nuk përfillën argumentet e Zotit, por u tallën me këshillat e Tij kur besimtarëve u thoshin: pse ta ushqejnë atë që Zoti nuk e ushqen”
470
إِنَّ أَصحٰبَ الجَنَّةِ اليَومَ فى شُغُلٍ فٰكِهونَ
٥٥
هُم وَأَزوٰجُهُم فى ظِلٰلٍ عَلَى الأَرائِكِ مُتَّكِـٔونَ
Ata të xhenetit tashti janë të angazhuar me kënaqësi.
56
Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57
Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58
Kanë “Selam”, thënie e Zotit Mëshirues!
59
E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60
O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë, që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61
(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63
Ky është xhehenemi që juve u premtohej.
64
Hyni tashti në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
65
Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
66
E sikur të duam Ne do t’ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
67
Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin, as para, as prapa.
68
E atij që i japim të jetojë gjatë, e dobësojmë në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
69
Ne, as nuk ia mësuam atij (Muhamedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kuran i qartë,
70
për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër), dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
Komentimi
£ Idhujtarët, përveç që nuk besonin bënin tallje e thoshin kur do të vijë kijameti. Zoti u tha se do t'ju vijë papritmas dhe shpejt sa nuk do të kenë kohë as t'i lënë dikujt ndonjë amanet, e as ta shohin familjen e tyre. Pastaj do t'i fryhet Surit, e ju shpejt do të paraqiteni te Unë, por do ta mjeroni veten pse nuk mbetët në varreza. E ky është ai premtimi që talleshit. Xhennetlinjtë janë në vendet e tyre të këndshme, kënaqen me të mirat e tij, por kënaqësinë më të madhe do ta përjetojnë kur Zoti Mëshirues u prezentohet dhe u jep selam. Pejgamberi ka thënë: “Duke qenë xhennetlinjtë të preokupuar më kënaqësitë e xhennetit, u paraqitet një dritë, ngrisin kokat, kur qe, Zoti i madhërishëm u thotë: Es Selamu alejkum, o xhennetlinj, Ai i shikon ata dhe ata e shikojnë Atë, nuk u shkojnë sytë tjetërkah derisa të largohet prej tyre, por mbetet drita e Tij, gëzimi ndaj Tij në vendin e tyre. Atë ditë mëkatarëve u thuhet veçohuni prej besimtarëve, pse ju e dëgjuat shejtanin, edhe pse u pata porositur dhe treguar se ai është armik i juaj, se ka humbur shumë të tjerë më parë, u thashë se e vetmja rrugë e shpëtimit është njohja dhe adhurimi ndaj Meje. Tash pra, shijoni dënimin. Gjymtyrët tuaja nuk janë tash nën sundimin tuaj, Ne komandojmë me to, na flasin duart, na dëshmojnë këmbët, e ju vetëm do të heshtni. Ne u dhamë të gjitha gjymtyrët e shëndosha, por ju i keqpërdorët. Ne kemi pasur mundësi t'ju bëjmë të gjymtë, të verbër, t'ju japim të jetoni shumë, por ju kthejmë në atë krijimin e parë, ju bëjmë sërish fëmijë. Kjo është fuqia Jonë të cilën është dashur ta kuptonit
A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, iu krijuam atyre kafshët që ata i posedojnë.
72
Dhe ua bëmë ato që t’iu binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
73
Ata kanë edhe dobi të tjera në to, edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
74
Po, shkojnë e në vend të Allahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
75
Ata nuk mund t’i ndihmojnë ata, por këta (idhujtarët) iu janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
76
E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
77
A nuk mendon njeriu, se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur ja, ai kundërshtar i rreptë.
78
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?”
79
Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i Dijshëm për çdo krijim.
80
Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndizni”.
81
A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër se i krijoi ata? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdijshmi.
82
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.
83
I Lartë është Ai, që në Dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm tek Ai ktheheni.
Komentimi
£ Pasi i panë dhe i përjetuan të gjitha argumentet mbi fuqinë e Zotit, jobesimtarët nuk deshën ta pranojnë të vërtetën, u përpoqën ta quajnë Muhammedin poet, e Kur'anin poezi, e nuk e dinin se ajo nuk i nevojitet Muhammedit. Ne ia shpallëm Kur'anin që me të të thërrasë ata që janë të gjallë, që kanë mendje e zemër të shëndoshë, e jo ata që të gjallë janë, por ndjenjat i kanë të vdekura. Nuk i shikuan të mirat që ua dhuroi Zoti e ta falënderojnë, por adhuruan idhuj, të cilët vetë i gdhendën dhe vetë i ruajtën si ushtri, pse idhujt nuk mund ta ruajnë as veten, e lëre më të tjerët. Ubej ibni Halef vjen te Pejgamberi me një asht të mykur të njeriut dhe duke u tallur ia afron drejt Pejgamberit e i thotë: A mendon ti 0 Muhammed se Allahu do të na ngjallë pasi të bëhemi si ky2 Pejgamberi i tha: “Po, të ringjall ty dhe të fut në zjarri” është për t'u habitur prej njeriut që nuk e studion zanafillën e vet dhe u bën polemikë thënieve të Zotit. Për Zotin që krijoi gjithçka ekziston, nuk është vështirë t'i ringjallë njerëzit e vdekur. Ai nuk ka nevojë për ndonjë mund a përpjekje, pse sendin që e dëshiron, mjafton vetëm t'i thotë “Bëhu”, ai bëhet, bëhet edhe pa i thënë fare ““Bëhu'”'. Njerëzit duke e krahasuar fuqinë dhe mundësinë e vet, gabojnë ndaj Zotit dhe u dukën të pamundshme çështjet për të cilat Ai ka thënë: Po. Larg të metave që ia përshkruajnë kundërshtarët, është Allahu, sundimi i të cilit mbretëron mbi çdo send në gjithësi. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Jasinë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruart