Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
عَبَسَ وَتَوَلّىٰ
أَن جاءَهُ الأَعمىٰ
وَما يُدريكَ لَعَلَّهُ يَزَّكّىٰ
أَو يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ الذِّكرىٰ
أَمّا مَنِ استَغنىٰ
فَأَنتَ لَهُ تَصَدّىٰ
وَما عَلَيكَ أَلّا يَزَّكّىٰ
وَأَمّا مَن جاءَكَ يَسعىٰ
وَهُوَ يَخشىٰ
فَأَنتَ عَنهُ تَلَهّىٰ
كَلّا إِنَّها تَذكِرَةٌ
فَمَن شاءَ ذَكَرَهُ
فى صُحُفٍ مُكَرَّمَةٍ
مَرفوعَةٍ مُطَهَّرَةٍ
بِأَيدى سَفَرَةٍ
كِرامٍ بَرَرَةٍ
قُتِلَ الإِنسٰنُ ما أَكفَرَهُ
مِن أَىِّ شَىءٍ خَلَقَهُ
مِن نُطفَةٍ خَلَقَهُ فَقَدَّرَهُ
ثُمَّ السَّبيلَ يَسَّرَهُ
ثُمَّ أَماتَهُ فَأَقبَرَهُ
ثُمَّ إِذا شاءَ أَنشَرَهُ
كَلّا لَمّا يَقضِ ما أَمَرَهُ
فَليَنظُرِ الإِنسٰنُ إِلىٰ طَعامِهِ
أَنّا صَبَبنَا الماءَ صَبًّا
ثُمَّ شَقَقنَا الأَرضَ شَقًّا
فَأَنبَتنا فيها حَبًّا
وَعِنَبًا وَقَضبًا
وَزَيتونًا وَنَخلًا
وَحَدائِقَ غُلبًا
وَفٰكِهَةً وَأَبًّا
مَتٰعًا لَكُم وَلِأَنعٰمِكُم
فَإِذا جاءَتِ الصّاخَّةُ
يَومَ يَفِرُّ المَرءُ مِن أَخيهِ
وَأُمِّهِ وَأَبيهِ
وَصٰحِبَتِهِ وَبَنيهِ
لِكُلِّ امرِئٍ مِنهُم يَومَئِذٍ شَأنٌ يُغنيهِ
وُجوهٌ يَومَئِذٍ مُسفِرَةٌ
ضاحِكَةٌ مُستَبشِرَةٌ
وَوُجوهٌ يَومَئِذٍ عَلَيها غَبَرَةٌ
تَرهَقُها قَتَرَةٌ
أُولٰئِكَ هُمُ الكَفَرَةُ الفَجَرَةُ
Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye,
ngase atij i erdhi i verbri.
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet,
apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
dhe meqë ai frikësohet,
e ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij).
Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
Kush do të marrë mësim nga kjo (nga Kurani).
Është këshillë në fletë të çmueshme,
me vlerë të lartë e të ruajtur,
në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Allahut e njerëzve),
të nderuar e të ruajtur.
Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
Pastaj kur të dojë Ai e ringjall atë.
Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
Njeriu le të shikojë ushqimin e vet.
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra,
edhe rrush e perime,
edhe ullinj e hurma,
edhe kopshte të dendura,
edhe pemë e kullosa,
si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
E kur të vijë Ushtima (krisma e Kijametit);
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
prej nënës dhe prej babait të vet,
prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
Atë ditë çdo njeriu i mjafton çështja e vet.
Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
të buzëqeshura e të gëzuara.
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
që i ka mbuluar errësira e zezë,
e të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
Pejgamberi kishte qenë i angazhuar në një moment me parinë idhujtare kurejshite, me Shejbe, Utbe, Velid, Ummeje. Me ta ishte edhe Abasi. Ai i thërriste ta besojnë fenë islame dhe mendonte se nëse ata e pranojnë, do të shpëtonin nga vuajtjet, ata myslimanë që ishin të dobët, do të trimëroheshin e ta përqafonin fenë islame, edhe ata që ishin për fenë islame, por nuk kishin guxim ta shprehnin. Në atë moment vjen Abdullah ibni Ymmi Mektumi, djali i dajës së Hadixhës, që ishte i verbër dhe i drejtohet Pejgamberit ta mësojë nga Kur'ani i shpallur prej Zotit. Atë fjalë ia përsëritte sa herë Pejgamberit, duke mos ditur se Pejgamberi ishte në bisedë me parinë idhujtare. Ai gjest i Abdullahut nuk i pëlqeu Pejgamberit, prandaj nuk ia vë veshin sa duhet, dhe vazhdon —
Tanzil Project