Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الم
اللَّهُ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ الحَىُّ القَيّومُ
نَزَّلَ عَلَيكَ الكِتٰبَ بِالحَقِّ مُصَدِّقًا لِما بَينَ يَدَيهِ وَأَنزَلَ التَّورىٰةَ وَالإِنجيلَ
مِن قَبلُ هُدًى لِلنّاسِ وَأَنزَلَ الفُرقانَ إِنَّ الَّذينَ كَفَروا بِـٔايٰتِ اللَّهِ لَهُم عَذابٌ شَديدٌ وَاللَّهُ عَزيزٌ ذُو انتِقامٍ
إِنَّ اللَّهَ لا يَخفىٰ عَلَيهِ شَىءٌ فِى الأَرضِ وَلا فِى السَّماءِ
هُوَ الَّذى يُصَوِّرُكُم فِى الأَرحامِ كَيفَ يَشاءُ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ العَزيزُ الحَكيمُ
هُوَ الَّذى أَنزَلَ عَلَيكَ الكِتٰبَ مِنهُ ءايٰتٌ مُحكَمٰتٌ هُنَّ أُمُّ الكِتٰبِ وَأُخَرُ مُتَشٰبِهٰتٌ فَأَمَّا الَّذينَ فى قُلوبِهِم زَيغٌ فَيَتَّبِعونَ ما تَشٰبَهَ مِنهُ ابتِغاءَ الفِتنَةِ وَابتِغاءَ تَأويلِهِ وَما يَعلَمُ تَأويلَهُ إِلَّا اللَّهُ وَالرّٰسِخونَ فِى العِلمِ يَقولونَ ءامَنّا بِهِ كُلٌّ مِن عِندِ رَبِّنا وَما يَذَّكَّرُ إِلّا أُولُوا الأَلبٰبِ
رَبَّنا لا تُزِغ قُلوبَنا بَعدَ إِذ هَدَيتَنا وَهَب لَنا مِن لَدُنكَ رَحمَةً إِنَّكَ أَنتَ الوَهّابُ
رَبَّنا إِنَّكَ جامِعُ النّاسِ لِيَومٍ لا رَيبَ فيهِ إِنَّ اللَّهَ لا يُخلِفُ الميعادَ
Elif, Lam, Mim.
Allahu është Një, nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Tij, Ai është i Përjetshmi (i cili nuk vdes kurrë), Mbajtësi (Mbikqyrësi) i çdo gjëje që ekziston.
Ai ta zbret ty (Muhamed) librin me argument, që është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti Tevratin dhe Inxhilin
më parë si udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S’ka dyshim, se ata që mohojnë argumentet e Allahut i pret ndëshkimi i rreptë. Allahu është Ngadhënjyes, Shpagimtar.
S ‘ka dyshim, se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S’ka të adhuruar me të drejtë pos Tij, Ai është Fuqiploti, më i Urti.
Ai është që ta zbriti librin ty, e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di komentin e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne i kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je Dhuruesi i madh”.
“Zoti ynë, Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkel premtimin e vet”.
Derisa Zoti domosdo duhet të jetë i përjetshëm dhe gjithnjë të komandojë me tërë ekzistencën, Ai nuk mund të jetë njeri me jetë të përkohshme siç ishin pejgamberët në mesin e të cilëve edhe Isai. Kur shpalleshin pjesë të kësaj kaptine ende nuk kishte përfunduar zbritja e tërë Kur'anit, andaj Zoti i thotë Muhammedit: Ta zbret... Shpalljet nga Zoti janë mëshirë, janë rregulla e dispozita sipas së cilave njerëzit duhet programuar jetën, sjelljet dhe marëdhëniet e tyre me të tjerët. 1 tillë ka qenë Tevrati e pas tij Inxhili e edhe Kur'ani. Derisa është besuar për Tevratin dhe Inxhilin se janë shpallje nga Zoti, pse të mos besohej Kur'ani i cili vërteton shpalljet e mëparshme. Pra nuk ekzistojnë fakte për mohimin e tij, dhe urrejtja pse ky zbuloi devijimet që janë bërë në shpalljet e para, nuk është e udhës, e as me vend, prej kujtdo qoftë ajo.
Allahut nuk mund t'i fshehen deformimet që janë bërë ose që bëhen në shpalljet e Tij. Nuk mund t'i fshehen as përpjekjet e atyre që disa ajete të paqarta të Kur'anit t'i interpetojnë sipas dëshirës apo interesit të tyre, e të shkaktojnë polemikë ndërmjet besimtarëve. Në përgjithësi ajetet e Kur'anit kanë kuptim të qartë, por ka disa që kuptimi i tyre nuk është krejt i qartë, siç janë simbolet në fillim të disa kaptinave etj. Ajetet e tilla quhen muteshabih, që do të thotë: nuk është i qartë qëllimi nga se thuhet në mënyrë të përgjithshme. Më gjerësisht për citatet e Kur'anit flet shkenca e Usuli fikhut.
Tanzil Project