Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
المص
كِتٰبٌ أُنزِلَ إِلَيكَ فَلا يَكُن فى صَدرِكَ حَرَجٌ مِنهُ لِتُنذِرَ بِهِ وَذِكرىٰ لِلمُؤمِنينَ
اتَّبِعوا ما أُنزِلَ إِلَيكُم مِن رَبِّكُم وَلا تَتَّبِعوا مِن دونِهِ أَولِياءَ قَليلًا ما تَذَكَّرونَ
وَكَم مِن قَريَةٍ أَهلَكنٰها فَجاءَها بَأسُنا بَيٰتًا أَو هُم قائِلونَ
فَما كانَ دَعوىٰهُم إِذ جاءَهُم بَأسُنا إِلّا أَن قالوا إِنّا كُنّا ظٰلِمينَ
فَلَنَسـَٔلَنَّ الَّذينَ أُرسِلَ إِلَيهِم وَلَنَسـَٔلَنَّ المُرسَلينَ
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيهِم بِعِلمٍ وَما كُنّا غائِبينَ
وَالوَزنُ يَومَئِذٍ الحَقُّ فَمَن ثَقُلَت مَوٰزينُهُ فَأُولٰئِكَ هُمُ المُفلِحونَ
وَمَن خَفَّت مَوٰزينُهُ فَأُولٰئِكَ الَّذينَ خَسِروا أَنفُسَهُم بِما كانوا بِـٔايٰتِنا يَظلِمونَ
وَلَقَد مَكَّنّٰكُم فِى الأَرضِ وَجَعَلنا لَكُم فيها مَعٰيِشَ قَليلًا ما تَشكُرونَ
وَلَقَد خَلَقنٰكُم ثُمَّ صَوَّرنٰكُم ثُمَّ قُلنا لِلمَلٰئِكَةِ اسجُدوا لِـٔادَمَ فَسَجَدوا إِلّا إِبليسَ لَم يَكُن مِنَ السّٰجِدينَ
Elif, Lam, Mim, Sad.
(Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t’ua tërheqësh vërejtjen dhe t’i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
Përvetësoni atë, që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë iu erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
Kur iu erdhi atyre dënimi Jonë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: “Vërtet, ne ishim zullumqarë” (ta pranojnë gabimin).
Ne patjetër do t’i marrim në përgjegjësi ata, që iu është dërguar (pejgamber), e do t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit.
Dhe duke e ditur mirë Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën veten, sepse i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë.
Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
Ne ju krijuam, pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve ju thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk ishte prej atyre, që bënë sexhde.
£ Kur'ani iu shpall Muhammedit, për t'ju kumtuar njerëzve edhe kërcënimet për ndëshkime e edhe për t'i këshilluar për punë sa më të mira. Sigurisht Pejgamberi ishte i preokupuar me atë se do të pranonin thirrjen e tij, ose do të refuzonin. Për këtë arsye Zoti i thotë që të mos ndiej vështirësi për të, pse Ai është ndihmës i tij. Kundërshtarëve dënimi u ka ardhur zakonisht në befasi për të qenë edhe më i rëndë, pra u vinte natën ose ditën kur ishin duke pushuar e fjetur. Kur u vinte dënimi, ata pranonin gabimin, por ishte vonë dhe nuk u vlente asgjë. Përveç dënimit në dynja, ata dhe të gjithë njerëzit e tjerë do të merren në përgjegjësi për qëndrimin që patën ndaj pejgamberëve dhe udhëzimeve të Zotit, e do të merren në përgjegjësi edhe pejgamberët se si pranohej ose nuk pranohej thirrja e tyre te njerëzit. E derisa nga droja heshtin që të gjithë, Zoti parashtron gjendjen, pse Ai e di më së miri. Veprat e njerëzve do të peshohen në ditën e gjykimit. Për formën e peshojës nuk kemi ndonjë dokument të sigurt. Veprat janë sende abstrakte, por Zoti i gjithëfuqishëm ka mundësi t'i konkretizojë ato. Tash edhe njerëzit kanë arritur t'i masin sendet abstrakte, f. v., nxehtësinë, të ftohtit, shtypjen e ajrit etj. Prandaj nuk ka dyshim për peshojën.
Tanzil Project