Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يَسـَٔلونَكَ عَنِ الأَنفالِ قُلِ الأَنفالُ لِلَّهِ وَالرَّسولِ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَصلِحوا ذاتَ بَينِكُم وَأَطيعُوا اللَّهَ وَرَسولَهُ إِن كُنتُم مُؤمِنينَ
إِنَّمَا المُؤمِنونَ الَّذينَ إِذا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَت قُلوبُهُم وَإِذا تُلِيَت عَلَيهِم ءايٰتُهُ زادَتهُم إيمٰنًا وَعَلىٰ رَبِّهِم يَتَوَكَّلونَ
الَّذينَ يُقيمونَ الصَّلوٰةَ وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ
أُولٰئِكَ هُمُ المُؤمِنونَ حَقًّا لَهُم دَرَجٰتٌ عِندَ رَبِّهِم وَمَغفِرَةٌ وَرِزقٌ كَريمٌ
كَما أَخرَجَكَ رَبُّكَ مِن بَيتِكَ بِالحَقِّ وَإِنَّ فَريقًا مِنَ المُؤمِنينَ لَكٰرِهونَ
يُجٰدِلونَكَ فِى الحَقِّ بَعدَ ما تَبَيَّنَ كَأَنَّما يُساقونَ إِلَى المَوتِ وَهُم يَنظُرونَ
وَإِذ يَعِدُكُمُ اللَّهُ إِحدَى الطّائِفَتَينِ أَنَّها لَكُم وَتَوَدّونَ أَنَّ غَيرَ ذاتِ الشَّوكَةِ تَكونُ لَكُم وَيُريدُ اللَّهُ أَن يُحِقَّ الحَقَّ بِكَلِمٰتِهِ وَيَقطَعَ دابِرَ الكٰفِرينَ
لِيُحِقَّ الحَقَّ وَيُبطِلَ البٰطِلَ وَلَو كَرِهَ المُجرِمونَ
Të pyesin ty (Muhamed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: “Plaçka (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e Allahut dhe të Dërguarit, prandaj kini frikë Allahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, që kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur iu lexohen ajetet e Tij iu shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
Dhe që falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata japin.
Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit), sikur të shtyheshin në vdekje të sigurt.
Përkujtoni kur Allahu ua premtoi njërin prej dy grupeve, se është i juaji, e ju dëshironit t’ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa Allahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve,
e ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
Thuhet se një karvan i madh dhe i pasur i tregtisë së kurejshitëve kthehej prej Shamit - Sirisë. Me urdhërin e Zotit vjen Xhibrili dhe i thotë Muhammedit se Allahu ju premtoj: devet me tregti ose fitore kundër kurejshitëve. Pejgamberi konsultohet me shokët e ata e dëshiruan grupin e deveve. Mirëpo, Ebu Sufjani, udhëheqës i tregtisë e shmang rrugën dhe i lajmëron mekasit për rrezikun që u kanoset prej myslimanëve dhe i thërret në ndihmë. Ebu Xhehli në krye gati të njëmijë idhujtarëve, me të shpejtë arrin në Bedër. Pejgamberi i njofton shokët se karvani i tregtisë ka ikur bregut të detit, ndërsa Ebu Xhehli ka ardhur në Bedër. Disa shokë i thonë - O i dërguar i Zotit, ne kemi dalë për devet, jo të përgatitur sa duhet për luftë, e hiqu luftës dhe armikut. Pejgamberit i vjen rëndë. Ngritet Sad ibni Ubade e thotë: vazhdo o i dërguar si ta marrë mendja, ne jemi me ty. Pas tij ngritet Sad ibni Muadhie e thotë: Pasha Atë, që të dërgoi ty me të vërtetëni Nëse ti hidhesh në det, edhe ne do të hidhemi së bashku me ty, prandaj vazhdo në saje të Zotitt Ky qëndrim i këtyre dy sahabëve autoritativë medinas e gëzoi pa masë Pejgamberin. Edhe rreth ndarjes së plaçkës së fituar pati kundërthënie, andaj Zoti xh. sh. i thotë Muhammedit që t'i udhëzojë myslimanët se çfarë virtytesh duhet të posedojnë për të qenë besimtarë të sinqertë.
Tanzil Project