Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
إِنّا فَتَحنا لَكَ فَتحًا مُبينًا
لِيَغفِرَ لَكَ اللَّهُ ما تَقَدَّمَ مِن ذَنبِكَ وَما تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعمَتَهُ عَلَيكَ وَيَهدِيَكَ صِرٰطًا مُستَقيمًا
وَيَنصُرَكَ اللَّهُ نَصرًا عَزيزًا
هُوَ الَّذى أَنزَلَ السَّكينَةَ فى قُلوبِ المُؤمِنينَ لِيَزدادوا إيمٰنًا مَعَ إيمٰنِهِم وَلِلَّهِ جُنودُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَكانَ اللَّهُ عَليمًا حَكيمًا
لِيُدخِلَ المُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ خٰلِدينَ فيها وَيُكَفِّرَ عَنهُم سَيِّـٔاتِهِم وَكانَ ذٰلِكَ عِندَ اللَّهِ فَوزًا عَظيمًا
وَيُعَذِّبَ المُنٰفِقينَ وَالمُنٰفِقٰتِ وَالمُشرِكينَ وَالمُشرِكٰتِ الظّانّينَ بِاللَّهِ ظَنَّ السَّوءِ عَلَيهِم دائِرَةُ السَّوءِ وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيهِم وَلَعَنَهُم وَأَعَدَّ لَهُم جَهَنَّمَ وَساءَت مَصيرًا
وَلِلَّهِ جُنودُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَكانَ اللَّهُ عَزيزًا حَكيمًا
إِنّا أَرسَلنٰكَ شٰهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذيرًا
لِتُؤمِنوا بِاللَّهِ وَرَسولِهِ وَتُعَزِّروهُ وَتُوَقِّروهُ وَتُسَبِّحوهُ بُكرَةً وَأَصيلًا
Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt,
ashtu që Allahu (pas fitores) të lirojë ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë Fenë Islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje e të orientojë ty në rrugën e drejtë,
dhe që Allahu të ndihmojë ty me një ndihmë të fortë.
Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të Allahut, e Allahu është shumë i Dijshëm dhe shumë i Urtë.
(E urdhëroi luftën) Edhe për t’i futur besimtarët dhe besimtaret në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t’i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek Allahu.
E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj Allahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! Allahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehenemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.
Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të Allahut dhe Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
Ne të dërguam ty (Muhamed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues,
që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
Tanzil Project