Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
قُل هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ
اللَّهُ الصَّمَدُ
لَم يَلِد وَلَم يولَد
وَلَم يَكُن لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
Thuaj: Ai, Allahu është Një!
Allahu është Ai, që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kënd, as nuk është i lindur,
dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Disa idhujtarë shkuan te Pejgamberi e thanë: '“O Muhammed, na trego prej çka është ai Zoti yt, a prej ari, argjendi, diamanti etj.2” Atëherë shpallet kjo sure dhe përshkruan cilësitë e Zotit të madhëruar e thotë: “Allahu është Një, nuk ka të dytë, është i vetmi, nuk ka shok si Ai, është një i vetmi sundues. Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë. Allahu nuk pati fëmijë, sepse fëmijët do të duhej të kenë cilësi të babait, e Ai është i përjetshëm, pa fillim dhe pa mbarim. Uzejri nuk ishte djalë i Tij sikurse thanë jehuditë, e as Isai, siç thanë të krishterët, po as engjëjt nuk janë bija të Zotit, siç menduan disa idhujtarë. Në një hadithi kudsij thuhet: ““Njeriu më shpifi rrenë pa nevojë dhe më fyejti gjithashtu pa nevojë: Më shpifi rrenë kur tha se nuk do të më ringjallë, e më fyejti kur tha se Zoti ka fëmijët Në një hadithë të Pejgamberit thuhet: “Sureja e Ihlasit është sa një e treta e Kur'anit” Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar'
Tanzil Project