Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
تَبٰرَكَ الَّذى بِيَدِهِ المُلكُ وَهُوَ عَلىٰ كُلِّ شَىءٍ قَديرٌ
الَّذى خَلَقَ المَوتَ وَالحَيوٰةَ لِيَبلُوَكُم أَيُّكُم أَحسَنُ عَمَلًا وَهُوَ العَزيزُ الغَفورُ
الَّذى خَلَقَ سَبعَ سَمٰوٰتٍ طِباقًا ما تَرىٰ فى خَلقِ الرَّحمٰنِ مِن تَفٰوُتٍ فَارجِعِ البَصَرَ هَل تَرىٰ مِن فُطورٍ
ثُمَّ ارجِعِ البَصَرَ كَرَّتَينِ يَنقَلِب إِلَيكَ البَصَرُ خاسِئًا وَهُوَ حَسيرٌ
وَلَقَد زَيَّنَّا السَّماءَ الدُّنيا بِمَصٰبيحَ وَجَعَلنٰها رُجومًا لِلشَّيٰطينِ وَأَعتَدنا لَهُم عَذابَ السَّعيرِ
وَلِلَّذينَ كَفَروا بِرَبِّهِم عَذابُ جَهَنَّمَ وَبِئسَ المَصيرُ
إِذا أُلقوا فيها سَمِعوا لَها شَهيقًا وَهِىَ تَفورُ
تَكادُ تَمَيَّزُ مِنَ الغَيظِ كُلَّما أُلقِىَ فيها فَوجٌ سَأَلَهُم خَزَنَتُها أَلَم يَأتِكُم نَذيرٌ
قالوا بَلىٰ قَد جاءَنا نَذيرٌ فَكَذَّبنا وَقُلنا ما نَزَّلَ اللَّهُ مِن شَىءٍ إِن أَنتُم إِلّا فى ضَلٰلٍ كَبيرٍ
وَقالوا لَو كُنّا نَسمَعُ أَو نَعقِلُ ما كُنّا فى أَصحٰبِ السَّعيرِ
فَاعتَرَفوا بِذَنبِهِم فَسُحقًا لِأَصحٰبِ السَّعيرِ
إِنَّ الَّذينَ يَخشَونَ رَبَّهُم بِالغَيبِ لَهُم مَغفِرَةٌ وَأَجرٌ كَبيرٌ
I Madhëruar është Ai, që në Dorën e Tij është i tërë sundimi dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo send.
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën për t'ju provuar, se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, prandaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
Mandej herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve iu kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
Dënimi në xhehenem është edhe për ata, që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
Kur të hidhen në të ata do t’ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
Nga zemërimi ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: “A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?”
Ata thonë: “Po, gjithsesi na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne i thamë: “Allahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!”
Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.
Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
Tanzil Project