Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يٰأَيُّهَا المُزَّمِّلُ
قُمِ الَّيلَ إِلّا قَليلًا
نِصفَهُ أَوِ انقُص مِنهُ قَليلًا
أَو زِد عَلَيهِ وَرَتِّلِ القُرءانَ تَرتيلًا
إِنّا سَنُلقى عَلَيكَ قَولًا ثَقيلًا
إِنَّ ناشِئَةَ الَّيلِ هِىَ أَشَدُّ وَطـًٔا وَأَقوَمُ قيلًا
إِنَّ لَكَ فِى النَّهارِ سَبحًا طَويلًا
وَاذكُرِ اسمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّل إِلَيهِ تَبتيلًا
رَبُّ المَشرِقِ وَالمَغرِبِ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ فَاتَّخِذهُ وَكيلًا
وَاصبِر عَلىٰ ما يَقولونَ وَاهجُرهُم هَجرًا جَميلًا
وَذَرنى وَالمُكَذِّبينَ أُولِى النَّعمَةِ وَمَهِّلهُم قَليلًا
إِنَّ لَدَينا أَنكالًا وَجَحيمًا
وَطَعامًا ذا غُصَّةٍ وَعَذابًا أَليمًا
يَومَ تَرجُفُ الأَرضُ وَالجِبالُ وَكانَتِ الجِبالُ كَثيبًا مَهيلًا
إِنّا أَرسَلنا إِلَيكُم رَسولًا شٰهِدًا عَلَيكُم كَما أَرسَلنا إِلىٰ فِرعَونَ رَسولًا
فَعَصىٰ فِرعَونُ الرَّسولَ فَأَخَذنٰهُ أَخذًا وَبيلًا
فَكَيفَ تَتَّقونَ إِن كَفَرتُم يَومًا يَجعَلُ الوِلدٰنَ شيبًا
السَّماءُ مُنفَطِرٌ بِهِ كانَ وَعدُهُ مَفعولًا
إِنَّ هٰذِهِ تَذكِرَةٌ فَمَن شاءَ اتَّخَذَ إِلىٰ رَبِّهِ سَبيلًا
O ti i mbështjellur!
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj,
gjysmën e saj ose diçka më pak se gjysmën,
ose shto diçka prej saj dhe Kuranin lexoje me vëmendje.
Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
E s’ka dyshim, se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë pos Tij, pra Atë merre për mbështetje.
Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë, dhe largohu atyre i matur.
Dhe më lër Mua për ata përgënjeshtruesit pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
Edhe ushqim, që nuk gëlltitet, edhe dënim të dhembshëm.
Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
Ne dërguam te ju të dërguar, që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, prandaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë, që fëmijët do t'i bëjë pleq?
Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
Tanzil Project