Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
عَمَّ يَتَساءَلونَ
عَنِ النَّبَإِ العَظيمِ
الَّذى هُم فيهِ مُختَلِفونَ
كَلّا سَيَعلَمونَ
ثُمَّ كَلّا سَيَعلَمونَ
أَلَم نَجعَلِ الأَرضَ مِهٰدًا
وَالجِبالَ أَوتادًا
وَخَلَقنٰكُم أَزوٰجًا
وَجَعَلنا نَومَكُم سُباتًا
وَجَعَلنَا الَّيلَ لِباسًا
وَجَعَلنَا النَّهارَ مَعاشًا
وَبَنَينا فَوقَكُم سَبعًا شِدادًا
وَجَعَلنا سِراجًا وَهّاجًا
وَأَنزَلنا مِنَ المُعصِرٰتِ ماءً ثَجّاجًا
لِنُخرِجَ بِهِ حَبًّا وَنَباتًا
وَجَنّٰتٍ أَلفافًا
إِنَّ يَومَ الفَصلِ كانَ ميقٰتًا
يَومَ يُنفَخُ فِى الصّورِ فَتَأتونَ أَفواجًا
وَفُتِحَتِ السَّماءُ فَكانَت أَبوٰبًا
وَسُيِّرَتِ الجِبالُ فَكانَت سَرابًا
إِنَّ جَهَنَّمَ كانَت مِرصادًا
لِلطّٰغينَ مَـٔابًا
لٰبِثينَ فيها أَحقابًا
لا يَذوقونَ فيها بَردًا وَلا شَرابًا
إِلّا حَميمًا وَغَسّاقًا
جَزاءً وِفاقًا
إِنَّهُم كانوا لا يَرجونَ حِسابًا
وَكَذَّبوا بِـٔايٰتِنا كِذّابًا
وَكُلَّ شَىءٍ أَحصَينٰهُ كِتٰبًا
فَذوقوا فَلَن نَزيدَكُم إِلّا عَذابًا
Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
Për lajmin e madh e tronditës,
në të cilin ata janë në kundërshti.
Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
ndërsa kodrat shtylla?
Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh,
që me të të rrisim drithëra e bimë,
edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
S’ka dyshim, se Dita e Gjykimit është caktuar.
Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
E xhehenemi është në pritë (në pusi).
Është vendstrehim i arrogantëve.
Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
Aty nuk do të shijojnë, as freskim, as ndonjë pije,
përveç ujë të valë e kalbësirë,
si ndëshkim i merituar.
Ata ishin që nuk pritnin, se do të japin llogari.
Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
£ Fjala: “Nebe'ë'' edhe pse mund të përkthehet me fjalën lajm, ka një domethënie shumë më të madhe, sepse nuk është fjala për një lajm të rëndomtë, por për një ngjarje të madhe, një ndodhi tronditëse, një kumtesë të jashtëzakonshme, pra fjala është për kijametin, për ringjalljen. idhujtarët i bënin pyetje njëri-tjetrit rreth kësaj çështjeje me qëllim që ta përqeshnin Pejgamberin, kinse ai thotë diçka që nuk ta merr mendja. Për t'ju ndihmuar që të binden, nëse duan, Zoti u sjell fakte për fuqinë e vet dhe numëron: tokën e përgatitur që të mund të jetohet në të, kodrat që janë ekuilibruese të saj, krijimin e njerëzve të dy gjinive që të ruhet lloji i njerëzve, gjumin si akt që lajmëron lodhjen fizike e psikike dhe nevojën e pushimit, i cili nuk është vepër e njeriut, por dhuratë e Zotit, natën që mbulon me errësirë si petku që mbulon trupin, ditën të ndritshme për të gjallëruar, qiejt e lartë dhe stabilë që në ta nuk ndikon koha e gjatë që të dobësohen, retë që lëshojnë shi të madh si t'i shtrydhte dikush, shi që mundëson rritjen dhe zhvillimin e bimëve, të drithërave si dhe të bimëve të tjera për ushqim të gjallesave. Këto janë disa nga krijimet e fuqiplotit në këtë jetë.
Tanzil Project