Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
طسم
تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ المُبينِ
لَعَلَّكَ بٰخِعٌ نَفسَكَ أَلّا يَكونوا مُؤمِنينَ
إِن نَشَأ نُنَزِّل عَلَيهِم مِنَ السَّماءِ ءايَةً فَظَلَّت أَعنٰقُهُم لَها خٰضِعينَ
وَما يَأتيهِم مِن ذِكرٍ مِنَ الرَّحمٰنِ مُحدَثٍ إِلّا كانوا عَنهُ مُعرِضينَ
فَقَد كَذَّبوا فَسَيَأتيهِم أَنبٰؤُا۟ ما كانوا بِهِ يَستَهزِءونَ
أَوَلَم يَرَوا إِلَى الأَرضِ كَم أَنبَتنا فيها مِن كُلِّ زَوجٍ كَريمٍ
إِنَّ فى ذٰلِكَ لَـٔايَةً وَما كانَ أَكثَرُهُم مُؤمِنينَ
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ العَزيزُ الرَّحيمُ
وَإِذ نادىٰ رَبُّكَ موسىٰ أَنِ ائتِ القَومَ الظّٰلِمينَ
قَومَ فِرعَونَ أَلا يَتَّقونَ
قالَ رَبِّ إِنّى أَخافُ أَن يُكَذِّبونِ
وَيَضيقُ صَدرى وَلا يَنطَلِقُ لِسانى فَأَرسِل إِلىٰ هٰرونَ
وَلَهُم عَلَىَّ ذَنبٌ فَأَخافُ أَن يَقتُلونِ
قالَ كَلّا فَاذهَبا بِـٔايٰتِنا إِنّا مَعَكُم مُستَمِعونَ
فَأتِيا فِرعَونَ فَقولا إِنّا رَسولُ رَبِّ العٰلَمينَ
أَن أَرسِل مَعَنا بَنى إِسرٰءيلَ
قالَ أَلَم نُرَبِّكَ فينا وَليدًا وَلَبِثتَ فينا مِن عُمُرِكَ سِنينَ
وَفَعَلتَ فَعلَتَكَ الَّتى فَعَلتَ وَأَنتَ مِنَ الكٰفِرينَ
Ta, Sin, Mim.
Këto janë ajete të librit (të Kuranit) të qartë!
A mos do ta vrasësh ti veten (Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
Sikur të duam Ne do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.
Atyre nuk iu vjen asnjë këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.
Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë dënimi i asaj me të cilën talleshin.
A nuk e shikuan ata tokën, se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t’i ndëshkojë), po edhe Mëshiruesi i madh.
(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh tek ai popull zullumqar!
Tek populli i faraonit, a nuk janë duke iu frikësuar (dënimit)?”
Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar,
dhe do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im, dhe nuk do të më lëshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), prandaj dërgoje (bëje pejgamber) Harunin.
Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më vrasin (për hakmarrje)!”
Ai (Allahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të vrasin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju Vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
Shkoni dhe faraonit thuani: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve,
t’i lejosh Beni Israilët të vijnë me ne!”
Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).
Tanzil Project