Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الر تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ الحَكيمِ
أَكانَ لِلنّاسِ عَجَبًا أَن أَوحَينا إِلىٰ رَجُلٍ مِنهُم أَن أَنذِرِ النّاسَ وَبَشِّرِ الَّذينَ ءامَنوا أَنَّ لَهُم قَدَمَ صِدقٍ عِندَ رَبِّهِم قالَ الكٰفِرونَ إِنَّ هٰذا لَسٰحِرٌ مُبينٌ
إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذى خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ فى سِتَّةِ أَيّامٍ ثُمَّ استَوىٰ عَلَى العَرشِ يُدَبِّرُ الأَمرَ ما مِن شَفيعٍ إِلّا مِن بَعدِ إِذنِهِ ذٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُم فَاعبُدوهُ أَفَلا تَذَكَّرونَ
إِلَيهِ مَرجِعُكُم جَميعًا وَعدَ اللَّهِ حَقًّا إِنَّهُ يَبدَؤُا۟ الخَلقَ ثُمَّ يُعيدُهُ لِيَجزِىَ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ بِالقِسطِ وَالَّذينَ كَفَروا لَهُم شَرابٌ مِن حَميمٍ وَعَذابٌ أَليمٌ بِما كانوا يَكفُرونَ
هُوَ الَّذى جَعَلَ الشَّمسَ ضِياءً وَالقَمَرَ نورًا وَقَدَّرَهُ مَنازِلَ لِتَعلَموا عَدَدَ السِّنينَ وَالحِسابَ ما خَلَقَ اللَّهُ ذٰلِكَ إِلّا بِالحَقِّ يُفَصِّلُ الـٔايٰتِ لِقَومٍ يَعلَمونَ
إِنَّ فِى اختِلٰفِ الَّيلِ وَالنَّهارِ وَما خَلَقَ اللَّهُ فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ لَـٔايٰتٍ لِقَومٍ يَتَّقونَ
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: “Tërhiqju vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan përgëzoji, se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre”. E ata që nuk besuan thanë: “S’ka dyshim, kjo është një magji e vërtetë!”
Vërtet Zoti juaj është Allahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është Allahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
Kthimi i të gjithë juve është tek Ai, premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin.
Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk e krijoi këtë për tjetër gjë, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.
Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
Tanzil Project