Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الم
تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ الحَكيمِ
هُدًى وَرَحمَةً لِلمُحسِنينَ
الَّذينَ يُقيمونَ الصَّلوٰةَ وَيُؤتونَ الزَّكوٰةَ وَهُم بِالـٔاخِرَةِ هُم يوقِنونَ
أُولٰئِكَ عَلىٰ هُدًى مِن رَبِّهِم وَأُولٰئِكَ هُمُ المُفلِحونَ
وَمِنَ النّاسِ مَن يَشتَرى لَهوَ الحَديثِ لِيُضِلَّ عَن سَبيلِ اللَّهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَيَتَّخِذَها هُزُوًا أُولٰئِكَ لَهُم عَذابٌ مُهينٌ
وَإِذا تُتلىٰ عَلَيهِ ءايٰتُنا وَلّىٰ مُستَكبِرًا كَأَن لَم يَسمَعها كَأَنَّ فى أُذُنَيهِ وَقرًا فَبَشِّرهُ بِعَذابٍ أَليمٍ
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم جَنّٰتُ النَّعيمِ
خٰلِدينَ فيها وَعدَ اللَّهِ حَقًّا وَهُوَ العَزيزُ الحَكيمُ
خَلَقَ السَّمٰوٰتِ بِغَيرِ عَمَدٍ تَرَونَها وَأَلقىٰ فِى الأَرضِ رَوٰسِىَ أَن تَميدَ بِكُم وَبَثَّ فيها مِن كُلِّ دابَّةٍ وَأَنزَلنا مِنَ السَّماءِ ماءً فَأَنبَتنا فيها مِن كُلِّ زَوجٍ كَريمٍ
هٰذا خَلقُ اللَّهِ فَأَرونى ماذا خَلَقَ الَّذينَ مِن دونِهِ بَلِ الظّٰلِمونَ فى ضَلٰلٍ مُبينٍ
Elif, Lam, Mim.
Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.
E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë,
të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.
Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe, e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e Allahut) si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhenetet e begatshme,
që në to janë përgjithmonë. Premtimi i Allahut i prerë, e Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda, që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
Kjo është vepër e krijimit të Allahut, e më tregoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
Kur'ani është libër pa kurrfarë të mete, është urtësi e papërshkrueshme që udhëzon njerëzit vepërmirë, që zbatojnë obligimet me plotbindje se do të shpërblehen te Zoti. Mirëpo pati edhe asish që u përpoqën me të gjitha fuqitë e tyre të largojnë njerëzit nga ky udhëzim i drejtë, të paguajnë e të shpenzojnë për tregime të trilluara, të organizojnë gosti të përcjella me këngë e dëfrime, vetëm e vetëm për të hutuar njerëzit. 1 tillë ishte njëfarë Nadr bin Harith, që kishte sjellë prej Persisë legjenda e trillime.
Tanzil Project