Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
كهيعص
ذِكرُ رَحمَتِ رَبِّكَ عَبدَهُ زَكَرِيّا
إِذ نادىٰ رَبَّهُ نِداءً خَفِيًّا
قالَ رَبِّ إِنّى وَهَنَ العَظمُ مِنّى وَاشتَعَلَ الرَّأسُ شَيبًا وَلَم أَكُن بِدُعائِكَ رَبِّ شَقِيًّا
وَإِنّى خِفتُ المَوٰلِىَ مِن وَراءى وَكانَتِ امرَأَتى عاقِرًا فَهَب لى مِن لَدُنكَ وَلِيًّا
يَرِثُنى وَيَرِثُ مِن ءالِ يَعقوبَ وَاجعَلهُ رَبِّ رَضِيًّا
يٰزَكَرِيّا إِنّا نُبَشِّرُكَ بِغُلٰمٍ اسمُهُ يَحيىٰ لَم نَجعَل لَهُ مِن قَبلُ سَمِيًّا
قالَ رَبِّ أَنّىٰ يَكونُ لى غُلٰمٌ وَكانَتِ امرَأَتى عاقِرًا وَقَد بَلَغتُ مِنَ الكِبَرِ عِتِيًّا
قالَ كَذٰلِكَ قالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌ وَقَد خَلَقتُكَ مِن قَبلُ وَلَم تَكُ شَيـًٔا
قالَ رَبِّ اجعَل لى ءايَةً قالَ ءايَتُكَ أَلّا تُكَلِّمَ النّاسَ ثَلٰثَ لَيالٍ سَوِيًّا
فَخَرَجَ عَلىٰ قَومِهِ مِنَ المِحرابِ فَأَوحىٰ إِلَيهِم أَن سَبِّحوا بُكرَةً وَعَشِيًّا
Kaf, Ha, Ja, Ajn, Sadë.
(Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekeriait,
kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët,
e tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”.
Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë),
të më trashëgojë mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëje atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!”
O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
Ai tha: “Zoti im, si do të kem unë (djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?”
Tha: “Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!”
Ai (Zekerija) tha: “Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (Allahu) tha: “Shenja jote është, se (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t’u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)”.
Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe iu dha shenjë adhuroni (Allahun) mëngjes e mbrëmje.
£ Shkronjat në fillim japin shenjë për mrekullinë e Kur'anit. Zekerijai ishte pejgamber dhe nuk kishte fëmijë. lu lut Zotit me një zë të ulët, pse zëri i ulët në lutje është shprehje më e sinqertë e dëshirës dhe më larg formalitetit. I tha se më ka kapluar pleqëria, më është dobësuar trupi, e po kam frikë se pas meje, të afërmit e mi do ta humbin rrugën e drejtë, andaj sikur të më dhuroje një fëmijë ndoshta do të më trashëgonte mua në fë, edhe gjyshërit, siç ishin Jakubi e të tjerët, kuptohet nëse Ti o Zot e përgatit si të tillë, Megjithë faktin se vetë ishte plakur, e edhe gruaja e tij nuk kishte lindur, ai kishte shpresë në pranimin e lutjes së tij, ngase asnjëherë nuk iu kishte refuzar kërkesa.
Tanzil Project