Duke u ngarkuar...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الَّذينَ كَفَروا وَصَدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ أَضَلَّ أَعمٰلَهُم
وَالَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَءامَنوا بِما نُزِّلَ عَلىٰ مُحَمَّدٍ وَهُوَ الحَقُّ مِن رَبِّهِم كَفَّرَ عَنهُم سَيِّـٔاتِهِم وَأَصلَحَ بالَهُم
ذٰلِكَ بِأَنَّ الَّذينَ كَفَرُوا اتَّبَعُوا البٰطِلَ وَأَنَّ الَّذينَ ءامَنُوا اتَّبَعُوا الحَقَّ مِن رَبِّهِم كَذٰلِكَ يَضرِبُ اللَّهُ لِلنّاسِ أَمثٰلَهُم
فَإِذا لَقيتُمُ الَّذينَ كَفَروا فَضَربَ الرِّقابِ حَتّىٰ إِذا أَثخَنتُموهُم فَشُدُّوا الوَثاقَ فَإِمّا مَنًّا بَعدُ وَإِمّا فِداءً حَتّىٰ تَضَعَ الحَربُ أَوزارَها ذٰلِكَ وَلَو يَشاءُ اللَّهُ لَانتَصَرَ مِنهُم وَلٰكِن لِيَبلُوَا۟ بَعضَكُم بِبَعضٍ وَالَّذينَ قُتِلوا فى سَبيلِ اللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعمٰلَهُم
سَيَهديهِم وَيُصلِحُ بالَهُم
وَيُدخِلُهُمُ الجَنَّةَ عَرَّفَها لَهُم
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِن تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُركُم وَيُثَبِّت أَقدامَكُم
وَالَّذينَ كَفَروا فَتَعسًا لَهُم وَأَضَلَّ أَعمٰلَهُم
ذٰلِكَ بِأَنَّهُم كَرِهوا ما أَنزَلَ اللَّهُ فَأَحبَطَ أَعمٰلَهُم
أَفَلَم يَسيروا فِى الأَرضِ فَيَنظُروا كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ الَّذينَ مِن قَبلِهِم دَمَّرَ اللَّهُ عَلَيهِم وَلِلكٰفِرينَ أَمثٰلُها
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَولَى الَّذينَ ءامَنوا وَأَنَّ الكٰفِرينَ لا مَولىٰ لَهُم
Ata që nuk besuan vetë dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e Allahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.
Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhamedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
Kjo është kështu, sepse ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën, që iu erdhi prej Zotit të tyre. Kështu Allahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
Pra, kur t’i takoni në luftë ata që nuk besuan, mëshojuni në qafë (vritini) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lirojini falas, ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë Allahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
Ata do t’i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
Dhe do t’i shtie në xhenetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe ua forcon këmbët e juaja.
E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai ua ka asgjësuar veprat atyre.
Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre, e që Allahu i rrënoi ata, edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
Këtë sepse Allahu është Mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
Tanzil Project