ص
Sad
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
ص وَالقُرءانِ ذِى الذِّكرِ
بَلِ الَّذينَ كَفَروا فى عِزَّةٍ وَشِقاقٍ
كَم أَهلَكنا مِن قَبلِهِم مِن قَرنٍ فَنادَوا وَلاتَ حينَ مَناصٍ
وَعَجِبوا أَن جاءَهُم مُنذِرٌ مِنهُم وَقالَ الكٰفِرونَ هٰذا سٰحِرٌ كَذّابٌ
أَجَعَلَ الـٔالِهَةَ إِلٰهًا وٰحِدًا إِنَّ هٰذا لَشَىءٌ عُجابٌ
وَانطَلَقَ المَلَأُ مِنهُم أَنِ امشوا وَاصبِروا عَلىٰ ءالِهَتِكُم إِنَّ هٰذا لَشَىءٌ يُرادُ
ما سَمِعنا بِهٰذا فِى المِلَّةِ الـٔاخِرَةِ إِن هٰذا إِلَّا اختِلٰقٌ
أَءُنزِلَ عَلَيهِ الذِّكرُ مِن بَينِنا بَل هُم فى شَكٍّ مِن ذِكرى بَل لَمّا يَذوقوا عَذابِ
أَم عِندَهُم خَزائِنُ رَحمَةِ رَبِّكَ العَزيزِ الوَهّابِ
أَم لَهُم مُلكُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَما بَينَهُما فَليَرتَقوا فِى الأَسبٰبِ
جُندٌ ما هُنالِكَ مَهزومٌ مِنَ الأَحزابِ
كَذَّبَت قَبلَهُم قَومُ نوحٍ وَعادٌ وَفِرعَونُ ذُو الأَوتادِ
وَثَمودُ وَقَومُ لوطٍ وَأَصحٰبُ لـَٔيكَةِ أُولٰئِكَ الأَحزابُ
إِن كُلٌّ إِلّا كَذَّبَ الرُّسُلَ فَحَقَّ عِقابِ
وَما يَنظُرُ هٰؤُلاءِ إِلّا صَيحَةً وٰحِدَةً ما لَها مِن فَواقٍ
وَقالوا رَبَّنا عَجِّل لَنا قِطَّنا قَبلَ يَومِ الحِسابِ
Sad, betohem në Kuranin, që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s’ka dyshim se është mrekulli).
Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
Ata (idhujtarët) habiten, sepse iu erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, gënjeshtar”.
A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
A mos atij, nga mesi ynë iu zbrit Kurani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kuranit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
A mos i kanë ata depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit, dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare).
Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, prandaj i gjeti dënimi Im.
Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë, që nuk ka të përsëritur.
Ata edhe thanë: “Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para Ditës së Përgjegjësisë (Gjykimit)!”
Komentimi
£ Paria e kurejshitëve në krye me Ebu Xhehlin shkojnë te xhaxhai i Pejgamberit, Ebu Talibi dhe i ankohen se Muhammedi i fyen zotat e tyre, andaj do të ishte mirë ta thërrasësh dhe ta ndalosh. Çoi dhe e thirri, e ai erdhi dhe kur hyri brenda, një vend pranë xhaxhait të tij ishte i zbrazët. Duke u frikësuar se do të ulej në vend të lartë Muhammedi, u ngut Ebu Xhehli dhe shkoi e e zuri atë vend, kurse Muhammedi u ul te dera. Ebu Talibi i tha: O djalë i vëllait tim, ç'është që ky popull po ankohet se ti i fyen zotat e tyre dhe... dhe... Pejgamberi tha: O xhaxha, unë e dua prej tyre vetëm një fjalë, ta thonë atë, e të gjithë arabët do t'u përulen atyre, madje edhe të tjerë, joarabë, Të pranishmit thanë: një fjalë, jo një po dhjetë, e thuaje cila është ajo” Pejgamberi u tha: “La ilahe ilell-Llah””... Atëherë, të trishtuar i mblodhën plaçkat dhe u çuan, duke thënë: Të gjithë zotat don t'i Thuhet se si shkas i atij tubimi shpallet kjo pjesë e Kur'anit, ku Zoti betohet për famën dhe për madhështinë e Kur'anit të shpallur prej Tij, e kumtuar Muhammedit. Ata nuk gjenin të meta në Kur'an, por nuk besonin nga kryeneçësia dhe armiqësia, e nuk mendonin se kur janë ndëshkuar popujt para tyre e luinin Zotin t'i shpëtojë, por pas kohe.