الشورى
Shura
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
حم
عسق
كَذٰلِكَ يوحى إِلَيكَ وَإِلَى الَّذينَ مِن قَبلِكَ اللَّهُ العَزيزُ الحَكيمُ
لَهُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ وَهُوَ العَلِىُّ العَظيمُ
تَكادُ السَّمٰوٰتُ يَتَفَطَّرنَ مِن فَوقِهِنَّ وَالمَلٰئِكَةُ يُسَبِّحونَ بِحَمدِ رَبِّهِم وَيَستَغفِرونَ لِمَن فِى الأَرضِ أَلا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الغَفورُ الرَّحيمُ
وَالَّذينَ اتَّخَذوا مِن دونِهِ أَولِياءَ اللَّهُ حَفيظٌ عَلَيهِم وَما أَنتَ عَلَيهِم بِوَكيلٍ
وَكَذٰلِكَ أَوحَينا إِلَيكَ قُرءانًا عَرَبِيًّا لِتُنذِرَ أُمَّ القُرىٰ وَمَن حَولَها وَتُنذِرَ يَومَ الجَمعِ لا رَيبَ فيهِ فَريقٌ فِى الجَنَّةِ وَفَريقٌ فِى السَّعيرِ
وَلَو شاءَ اللَّهُ لَجَعَلَهُم أُمَّةً وٰحِدَةً وَلٰكِن يُدخِلُ مَن يَشاءُ فى رَحمَتِهِ وَالظّٰلِمونَ ما لَهُم مِن وَلِىٍّ وَلا نَصيرٍ
أَمِ اتَّخَذوا مِن دونِهِ أَولِياءَ فَاللَّهُ هُوَ الوَلِىُّ وَهُوَ يُحىِ المَوتىٰ وَهُوَ عَلىٰ كُلِّ شَىءٍ قَديرٌ
وَمَا اختَلَفتُم فيهِ مِن شَىءٍ فَحُكمُهُ إِلَى اللَّهِ ذٰلِكُمُ اللَّهُ رَبّى عَلَيهِ تَوَكَّلتُ وَإِلَيهِ أُنيبُ
Ha, Mim.
Ajn, Sin, Kaf.
Allahu, Fuqiploti, më i Urti kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre, që ishin para teje.
Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe Ai është i Larti, i Madhëruari!
Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih), duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini, se Allahu është Ai Mëkatfalësi, Mëshiruesi i madh!
Allahu është përcjellës i atyre, që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
Prandaj Ne të shpallëm ty Kuranin arabisht, që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'iu tërheqish vërejtjen për Ditën e Tubimit (Kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhenet, kurse një grup për në zjarr.
Po sikur të kishte dashur Allahu do t’i bënte ata (njerëzit) të një feje të vetme, por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë, as mbrojtës, as ndihmës.
Përkundrazi ata zgjodhën mbrojtës pos Atij, po vetëm Allahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo send.
Për çdo send që nuk pajtoheni gjykimi për të është tek Allahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është Allahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem.