Betohem në erërat që fryjnë një pas një (pandërprerë),
2
që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë!
3
Betohem në engjëjt, që iu është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë,
4
dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta)!
5
Dhe betohem në ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët),
6
si arsyetim ose si vërejtje,
7
s’ka dyshim, se ajo që premtoheni ka për të ndodhur patjetër!
8
Kur yjet të shuhen,
9
dhe kur qielli të hapet,
10
dhe kur kodrat të copëtohen,
11
dhe kur të dërguarve iu është caktuar koha për të dëshmuar.
12
E për cilën ditë atyre iu është caktuar koha?
13
Për Ditën e Gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
14
E ku e di ti se çka është Dita e Gjykimit?
15
Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
16
A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?
17
Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
18
Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
19
Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
Komentimi
interpretuesit e Kur'anit kanë mendime të ndryshme rreth pesë ajeteve të para të kësaj sureje. Disa prej tyre thanë se të pestët kanë të bëjnë me erëra, kurse disa të tjerë thanë se të pestët kanë të bëjnë me engjëj. Ibni Xheriri nuk dha kurrfarë mendimi. Ibni Kethiri zgjodhi këtë mendim, të cilit ne iu përmbajtëm - thot Sabuniu.
648
Komentimi
— — Zoti xh. sh. betohet në pesë sende a qenie,se dita e kijametit është një realitet i pamohueshëm. Erërat janë që sjellin ndëshirë por edhe ndëshkim, që sjellin dobi për njerëz, por edhe dëm: Engjëjt janë ata që zbatojnë urdhërat e Zotit dhe u sjellin shpalljet pejgamberëve, për të mos pasur të drejt njerëzit të thonë se nuk kemi ditur, për t'ua tërhequr vërejtjen që të largohen nga punët c këqija. 8 Pljameti shkakton një gjendje kaosi, yjet fiken, qiclli hapet, kodrat përplasen e bëhen copë e grimë. Pejgamberët janë të caktuar për atë ditë që të dëshmojnë për popujt e vet. Atë ditë mbretëron Qrejtësia e Zotit, e cila do të nxjerrë në shesh të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe vaj halli për ata që nuk besuan. i
649
أَلَم نَخلُقكُم مِن ماءٍ مَهينٍ
٢٠
فَجَعَلنٰهُ فى قَرارٍ مَكينٍ
٢١
إِلىٰ قَدَرٍ مَعلومٍ
٢٢
فَقَدَرنا فَنِعمَ القٰدِرونَ
٢٣
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٢٤
أَلَم نَجعَلِ الأَرضَ كِفاتًا
٢٥
أَحياءً وَأَموٰتًا
٢٦
وَجَعَلنا فيها رَوٰسِىَ شٰمِخٰتٍ وَأَسقَينٰكُم ماءً فُراتًا
٢٧
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٢٨
انطَلِقوا إِلىٰ ما كُنتُم بِهِ تُكَذِّبونَ
٢٩
انطَلِقوا إِلىٰ ظِلٍّ ذى ثَلٰثِ شُعَبٍ
٣٠
لا ظَليلٍ وَلا يُغنى مِنَ اللَّهَبِ
٣١
إِنَّها تَرمى بِشَرَرٍ كَالقَصرِ
٣٢
كَأَنَّهُ جِمٰلَتٌ صُفرٌ
٣٣
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٣٤
هٰذا يَومُ لا يَنطِقونَ
٣٥
وَلا يُؤذَنُ لَهُم فَيَعتَذِرونَ
٣٦
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٣٧
هٰذا يَومُ الفَصلِ جَمَعنٰكُم وَالأَوَّلينَ
٣٨
فَإِن كانَ لَكُم كَيدٌ فَكيدونِ
٣٩
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٤٠
إِنَّ المُتَّقينَ فى ظِلٰلٍ وَعُيونٍ
٤١
وَفَوٰكِهَ مِمّا يَشتَهونَ
٤٢
كُلوا وَاشرَبوا هَنيـًٔا بِما كُنتُم تَعمَلونَ
٤٣
إِنّا كَذٰلِكَ نَجزِى المُحسِنينَ
٤٤
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٤٥
كُلوا وَتَمَتَّعوا قَليلًا إِنَّكُم مُجرِمونَ
٤٦
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٤٧
وَإِذا قيلَ لَهُمُ اركَعوا لا يَركَعونَ
٤٨
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
٤٩
فَبِأَىِّ حَديثٍ بَعدَهُ يُؤمِنونَ
٥٠
20
A nuk iu kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
21
Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt,
22
për deri në një kohë të caktuar.
23
Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
24
Atë ditë është shkatërrim për ata, që nuk e njohën fuqinë tonë.
25
A nuk bëmë Ne tokën, që në gjirin e vet mban
26
të gjallë dhe të vdekur?
27
Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë, që ua shuan etjen.
28
Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
29
(u thuhet) Shkoni tek ai (xhehenemi), që ju e konsideruat gënjeshtër.
30
Shkoni tek ajo hije (mjegull), që ka tre degëzime,
31
që nuk bën, as hije, as nuk mbron prej flakës.
32
Ai (xhehenemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë,
33
e që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
34
Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
35
Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
36
Atyre as nuk iu lejohet, që të arsyetohen.
37
Atë ditë mjerë ata që përgënjeshtruan!
38
Kjo është Dita e Gjykimit, ju kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
39
Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
40
Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
41
Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
42
dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
43
Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
44
Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
45
Atë ditë është mjerim për përgënjeshtruesit.
46
Ju (jobesimtarë në Dunja) hani e kënaquni për pak kohë, sepse vërtet ju jeni mizorë.
47
Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
48
Dhe kur atyre iu thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
49
Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
50
Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kuranit) i besojnë?
Komentimi
Në këto ajete parashtrohet fuqia e Zotit, e cila prej një pike të dobët uji, të vendosur në një vend të sigurt, në mitrën e nënës, e ruajti, e zhvilloi, e formësoi, i dha shpirtin dhe e bëri njeri. Toka i mban përmbi vete njerëzit sa janë të gjallë, ndërsa kur të vdesin i ruan në brendinë e vet. Madhëria e Zotit krijoi kodra të mëdha e të forta, të cilat i shërbejnë tokës si shtylla, përndryshe, brendia e saj, që është plot gaze, zjarr e materie të tjera, nuk do ta linin të qetë për asnjë çast. Pastaj na tregon se ato kodra e male janë të larta, në majë të të cilave krijohen dhe zhvillohen re të dendura plot shi e borë, e që mundësojnë të ketë lumenj e burime, prej të cilave njerëzit edhe pinë ujë të pijshëm dhe kultivojnë kopshte e vreshta, pra kodrat e malet janë depo të shiut e të borës, depo të begative të qiellit. Njerëzit shumë vonë e kuptuan pse Zoti për kodra tha: shtylla të forta dhe prej tyre u pajisim me ujë... Fshehtësi e madhe e Kur'anit famëmadht Tmerret e ditës së kijametit përshkruhen për ata që nuk e besuan as Zotin, as Kur'anin që e shpalli Ai, —
650
Komentimi
—————— — € Muhammedin e quajtën rrenacak. Ajo është ditë mjerimi për të tillët, pse nuk ka më shpresë shpëtimi. E $$
Duket se përsëritet ajeti: vejlun... - të mjerët ..., por nuk është përsëritje, meqë në secilin rast ka pasur për qëllim gjësendin që është përmendur. Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Murselatë. Falënderoj Allahun e madhëruart