Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالمُرسَلٰتِ عُرفًا
فَالعٰصِفٰتِ عَصفًا
وَالنّٰشِرٰتِ نَشرًا
فَالفٰرِقٰتِ فَرقًا
فَالمُلقِيٰتِ ذِكرًا
عُذرًا أَو نُذرًا
إِنَّما توعَدونَ لَوٰقِعٌ
فَإِذَا النُّجومُ طُمِسَت
وَإِذَا السَّماءُ فُرِجَت
وَإِذَا الجِبالُ نُسِفَت
وَإِذَا الرُّسُلُ أُقِّتَت
لِأَىِّ يَومٍ أُجِّلَت
لِيَومِ الفَصلِ
وَما أَدرىٰكَ ما يَومُ الفَصلِ
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
أَلَم نُهلِكِ الأَوَّلينَ
ثُمَّ نُتبِعُهُمُ الـٔاخِرينَ
كَذٰلِكَ نَفعَلُ بِالمُجرِمينَ
وَيلٌ يَومَئِذٍ لِلمُكَذِّبينَ
Betohem në erërat që fryjnë një pas një (pandërprerë),
që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë!
Betohem në engjëjt, që iu është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë,
dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta)!
Dhe betohem në ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët),
si arsyetim ose si vërejtje,
s’ka dyshim, se ajo që premtoheni ka për të ndodhur patjetër!
Kur yjet të shuhen,
dhe kur qielli të hapet,
dhe kur kodrat të copëtohen,
dhe kur të dërguarve iu është caktuar koha për të dëshmuar.
E për cilën ditë atyre iu është caktuar koha?
Për Ditën e Gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
E ku e di ti se çka është Dita e Gjykimit?
Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?
Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
interpretuesit e Kur'anit kanë mendime të ndryshme rreth pesë ajeteve të para të kësaj sureje. Disa prej tyre thanë se të pestët kanë të bëjnë me erëra, kurse disa të tjerë thanë se të pestët kanë të bëjnë me engjëj. Ibni Xheriri nuk dha kurrfarë mendimi. Ibni Kethiri zgjodhi këtë mendim, të cilit ne iu përmbajtëm - thot Sabuniu.
Tanzil Project