Pyetje të shpeshta
Përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth leximit dhe ruajtjes së vargjeve në Lexoje.com.
A më duhet llogari për të lexuar?
Jo. Çdo libër i publikuar në Lexoje.com lexohet pa llogari. Llogaria të duhet vetëm për të ruajtur vargje e faqe dhe për të marrë njoftime.
Si ruaj një varg ose një faqe?
Në librat me vargje të numëruara, kliko për të nisur zgjedhjen, pastaj kliko vargjet që do të ruash. Kur je gati, kliko . Për të ruajtur një faqe të plotë, kliko numrin e saj. Ruajtja kërkon hyrje në llogari.
Hyra në llogari, por nuk mund të ruaj. Pse?
Hyrja nuk jep vetvetiu leje ruajtjeje. Qasjen te Të ruajturat private ta jep pronari ose një administrator i librit, ndërsa Publike i ndryshon vetëm ekipi i librit. Kërkoje qasjen: kliko , pastaj «Kontakto pronarin e librit».
Çfarë dallimi ka mes Private dhe Publike?
Te Private janë vargjet dhe faqet që ruan për veten; i sheh vetëm ti. Te Publike janë ato që ka ruajtur ekipi i librit për të gjithë lexuesit.
Gjeta një gabim në tekst. Ku ta raportoj?
Kliko , pastaj «Kontakto pronarin e librit», dhe shkruaj ku e gjete gabimin (libri, kapitulli, vargu ose faqja). Për probleme teknike me faqen zgjidh «Kontakto Lexoje.com».
Si ndërroj mënyrën e leximit?
Një libër mund të lexohet si libër me faqe që kthehen ose vertikalisht, duke lëvizur poshtë. Kliko në lexues për të kaluar nga njëra te tjetra.
Si mësoj çfarë bën një buton?
Kliko , pastaj «Ndihmë», dhe kliko cilindo buton në faqe për të parë shpjegimin e tij.
A ka Lexoje aplikacion për telefon?
Kur aplikacioni është i disponueshëm, lidhjet për Google Play dhe App Store shfaqen në faqen kryesore.
Nuk e gjete përgjigjen? Kliko dhe na shkruaj.